Si erdhi deri te pushtimi i Ballkanit nga osmanët ?
Krijimin e Shtetit te Arberit me së shumti e ka ndihmuar pushtimi i Anzhuinëve, keta e pushtuan Durrësin në vitin 1271 deri në vitin 1289, ku qellimi i tyre ishte te pushtonin Bizantin përmes rrugës tokësore, dhe i dyti qellim ishte; verja në dor e krypetoreve të famëshme të Durrësit, mirepo pati rezistenece te papritur nga ana e Arbanitve(arbanon, anne komneni) por anzhuinët filluan të kuptojnë se duhej bërë për vete disa Baron të vendit, keshtuqë ia arriten qellimit. Pushtimi zgjati gati 20 vite me rradh. Duke gjetur dobësinë e Bizantit poashtu më vonë edhe Arbëria ra nënë sundim të Dushanit i cili në vitin 1352 mblodhi 80 000 ushtarë për të pushtuar Konstantinopojen ! Per ate perandorët bizantin kane pasur te drejte; "me pare turbanin(mehramen e sulltanit) se sa despotizmin serbë apo krishterë të perendimit !
Po te kishte arritur Dushani te pushtoje Konstantinopojen me siguri qe e tere situta ne ballkane dhe historia sot nuk do ishte njesoj, per fat te mire ai vdiç ne rruge para se te rrethonte muret e perandorisë bizantine.
Në ndërkohë Bizanti i trembur nga këto sulme qe vinin nga bota e krishterë qe i detyruar të lidhte pakt me tjerë pushtues qe vinin nga lindja, mund te themi lirishtë se Bizanti i ftoi osmanlijet ti dilnin në mbrojtje të tij, ishte i vetmi shpetim për ta.
Orkani erdhi si i ftuar, bëri paktin por pas tij i takon urtësija dhe diplomacia të birit të tij, sulltan Muratit te I-rë qe lidhi miqësi më Paleologun sa që perandoria bizantine thuaja se kaloi automatikishte në dor të osmanve si sundimtar e trashigimtar të perandorisë bizantine, madje ky akt ishte i lidhur aqë fortë sa qe ishin perbetuar te dy sundimtaret se ne rast tradhtije denimi do ishte i ashpert.....nuk po e zgjase apstaj se si tentuan ti mbysin këta dy sundimtaret dy perandorët... Androniku (i biri i perandorit) e peson keq, verbohet si ndeshkim tradhtije, poashtu edhe djali i sulltanit pasi verbohët, sulltani jep urdher ta vrisnin...më një fjalë, as në Bizancë e as në Ballkanë osmanët nukë erdhën po mos ti kishte ftuar Bizanti !
Sipas të dhënave të shumë autorve të asaj kohe dihet sot se 16 vite para kësaj beteje te famshme, ushtarët serbë qe ishin ne shërbim te Muratit, te cilin e kishin percjelluar ne ekspedita te medha në Azi e në Karamani e ne terë lindjen, numri i atyre që ishin kthyer pastaj në Rashkië, ishin ankuar para Lazarit se si sulltani i kishte keq trajtuar ata dhe e akuzonin Muratin për përdhunimin e tyre në kushtet në të cilat u dorëzuan dhe u bënë sherbtor të tij më marrveshjën pas betejes së Marices dhe me çdo kushtë perpiqeshin ta thyenin këtë kushtë.
Si mbetën popujt e ballkanit vasal të sulltan Muratit, 16 vite para Betejës se Kosovës ?
Si pasoj ishte humbja e dy luftërave, ajo e vitit 1363 afër Nishit dhe 1371 në Betejen e Maricës ku moren pjes edhe shiptarët, mirëpo serbët dhe bullgarët mbeten tributer të sulltanit (vasal) andaj çdo vite duhej ti dorzonin 1000 ushtarë Muratit për luftrat e tij ne lindje nëpër Romenistan (azi te vogël) kunder krishterve.
Vetem principata e Malit te zi dhe ajo Arbanase nuk pranuan këtë marrveshje, t'ju kujtojmi se osmanët benin sulme herë pas here edhe në viset e Shqipërisë, në Betejen e Savrës afër Drinit, në vitin 1385 koalicioni shqiptaro malazezias i bëri ballë ushtisë osmane mirëpo u thye, në fushë te betejes gjeti vdekjen Balsha II-të, ishte pra një ndeshkim i sulltanit për mospajtimin të ketyre dy principatave te rëndesishme, sipas tyre, edhe keto duhej të nenshtroheshin si te tjerat nene vasalitetin e sulltanit.
Disa vite pas betejës së Savrës princi Lazar i Rashës (kullës mbi rrasa) ia kishte vu vemendjen ankesave të ushtarëve te tij qe ktheheshin nga sherbimi ushtarakë pranë ushtrisë osmane, në baz të ketyre deshmove, gjeti shkas per ti kundershtuar gjyqit turkë, situat e cila filloi të bëhej e padurueshme në popullsinë sërbe ku pas një kohe shperthejnë edhe kryengritje në tërë Rashkinë, duke i larguar te gjithë gjyqtaret apo Spahit turkë nga vendi.
Murati kishte hartuar planin e tij, i mblodhi të gjitha forcat e tij qe kishte në sherbim në lindje dhe pergatitej te hakmirrej ndaj krishterve te ballkanit qe kishin ngritur koken dhe rrebeluar kunder forces se tij me largimin dhe persekutimin e spahijve (gjyqtaret, prefektet) e tij dhe qe kishin thyer marrveshjen qe kishin bërë më parë më disfaten pas Betejës se Maricës.
Vitin tjetër, qerrshor 1389 kur sulltan Murati e kishte perfunduar luftën në lindje i kishte bërë të gjitha përgatitjet, i dërgoi ambasadorët e tij dhe më shkres iu dergoi letër te gjithë krishterve duke iu deklaruar luftë dhe pothuajse menjëherë pas deklarimit të tij mblodhi një ushtri të fortë prej 60 000 luftëtarëve !
Mirëpo serbët nisen menjëhere pas kësaj letre dhe iu dalin në pritë osmanve diku në bullgari, ku hasin perballë më një forcë prej 20 000 ushtarëve të cilët ishin nisur për një ekspeditë vezhguese para ushtrisë së madhe qe vinte mbrapa në krye me sulltanin. Ekspedita turke pra u sulmua papritmas dhe u munden, vetëm 5000 prej tyre i shpetuan vdekjes."Turqit ia atribuojnë këtë humbje si "nema nga qielli' ose klithja e perendis, të cilët besonin se kjo humbje e dënoj Muratin se ai e kishte perzier gjakun më një grua të pa fe "!
Para ca vitësh sulltan Murati ishte martuar më të bijen e Shishmanit, mbretit bullgar, poashtu edhe dy djemt e tij ishin të martuar më dy të krishtera të disa viseve qe ksihin mbetur nga empiri bizantin i lindjes !
Turqit nuk erdhen pra për të pushtuar Kosovën as vise tjera në Ballkanë, siç u shprehë shefi i diplomacisë turke keto ditë, është e vertetë kjo, sespe keto vende sipas marrveshjes tjetër mes sulltanit dhe perandorit të bizantit, nga keto vende kerkonin vetëm se pagimin e tatimeve vjetore, asgjë me shumë, ku pas betejës se Marices 1371, te gjithë ran nene vasalitetin e sulltanit qe duheshin ti paguanin per çdo vite nje shumë te madhe ari dhe argjenti dhe angazhimin e 1000 ushtarëve që i sherbenin ushtrisë osmane 18 vite para betejËs së Kosovës, perveç dy principatave te Malit te zi dhe Arbanase, te tjerët; serbët, boshnjakët, kroatët paguanin tatime sulltanit, perpos bullgarëve qe ishin liruar nga ky tatim ne baz të marteses si e thamë më siper, bijës së Shishmanit me Muratin. Si e shofim, 18 vite para Betejës së Ksovës më 1389, i tërë ballkani ishte i mbikqyrun nga Spahinjët osman, (spahi ishin tagrambledhës e administrator turk të cilët rekrutonin ushtarë në sherbim të ushtrisë osmane) derisa ne vitin 1388 sebët si dhe vasalet tjerë i larguan me forcë spahinjët nga tërë ballkani, disa prej tyre i vranë, atëherë sulltan Murati I-rë qe ishte i zënun ne Romenistanë (azi te vogël) ishte perebtuar se vitin tjetër do hakmarrej ndaj të krishterëve qe e thyen marrveshjën e Betejës së Maricës 16 vitë më parë !
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire