Pas
bjeshkve te Nemuna dielli i kuq si gaca e prushit kishte filluar të
mshifej gradualishtë pas vargmaleve te larta dhe pas pak çasteve,
si nga magjia, i tërë rrafshi i Luginës së Drinit mori një
pamje tjetër dhe hija e maleve të larta mbuloi më një pelhur të
hollë fushat pjellore te lugines qe ngjante në një liqe i cili
dukej se kishte fjetur aty prej mija vitësh.
Perball
këtij spektakli ga një kodër këtë vizion e veshtronte një çun
i vogël pranë gjyshit të tij, te dy rrinin ulur mbi një shkëmbë
dhe prisnin perendimin e diellit për ti kthyër delet në shtallen e
tyre.
-A
e shikon gjyshi, sikur më bëjnë sytë se lugina e Drinit u
mbulua më ujë, e pabesueshme, e shef apo jo ?
-Haaaaaa,
-qeshi me të madhe plaku.
-
Jo Driton, jo. Ky është vetëm se një mirazh, nuk ka ujë aty jo,
mos u frigo. Mirëpo, dikur në kohërat e moçme që nuk mbahët
mend, vertetë thuhet se, e tërë kjo lugina e Drinit ishte një
like i madh !
-
Unë s'po e kuptoj ! Atëhere, pse unë shof në këtë moment këtë
lugin të mbushur me ujë ?- ia priti Dritoni !
-
Je duke parë një mirazh Driton, të mashtrojnë syt biro...hahaaaa
!
-
Po pse thua se, dikur kishte ujë në këtë luginën e Drinit,
vertetë ?
-
Po, e vertetë është kjo se dikur kjo luginë ishte e mbushur më
ujë, kështu tregonin të moçmit goj pas goje qysh moti...si një
përrall e lashtë- ia ktheu gjyshi.
-
A e ke ndëgjuar edhe ti ndonjëhere këtë përrall, ma trego pra
edhe mua ?
-
Mirë pra, ta tregoj, e kam degjua nja njeqind herë kur isha i
vogël, njashtu si ti sot edhe gjyshi im më tregonte për këtë
liqenin e madh te Drinit...dhe Drinisën legjendare.
-
Për cilën Drinisa m'flet , gjysh ?
-
Këtë Drénicën tonë ô Driton...këtë që po e shofim mu para
syve tanë ç'do ditë, më këto fusha pjellore e kopshtije e këto
bagëti qe kullosin mbi këtë tokën tonë të shtrenjtë.
-
Pse, ç'ka lidhje Drénisa jonë, matan malit, më këtë luginën e
Drinit këtej ?
-
Tani jo, por dikur moti kishin lidhje të dy likejt mes tyre.
-
Më trego, të lutem...më trego !
-
Kjo ngjarje ka ndodhur në kohëra të moçme, shumë shumë të
vjetra...por askush nuk e mbanë mend se kur dhe para sa vitesh ky
vend që e shofim ne sot, ishte i mbuluar më ujë që rrjedhte prej
Drinit të bardh që buronte atje rrënxë bjeshkve te Nemuna, dhe
ky ujë i Drinit kishte mbush edhe këtë luginën tonë qe dikur e
thrrisni, Drinisa. Pra këto dy anët e këtyre dy luginave
lidheshin këtu poshtë përmes grykês së Balincës dhe përmes
Arllatit, aqë sa edhe anijet e tregëtareve të pasur dikur shkonin
nga likeni i Drinit te madh e kalonin kah Drinisa, dhe lundronin
kështu deri në Detin e Zi !
-
E pabesueshme kjo ! E si ka mundësi, nga u zbrazën këta dy likej,
ku shkoj gjithë ky ujë, si u tha likeni i Drinit ?
-
Prit, të tregoj tani Driton, ke pasion pakë. Aty tek Guri i Plakës
thonë se mblidheshin taksat për lundrat qe kalonin nëpër këtë
like, e te Pokleki ishte porta kryesore e lundrave.
Dhe
na ishte kënë njëherë një njeri, që i kishin pas thënë dikur
Njeri i Mirë, e kishte ndertua një anije të madhe, barte udhëtar
e mallra nga ana e likenit të Drinit e deri në likenin Drinisa,
mirëpo pas një kohe kishte fillua të mungonte ujë i likejve,
ishin shterrur dhe barku i anijeve prekte fundin tek gryka e
Kodres së Lidhit, afër Arllatit.
Kur
një ditë anija edhe anija e këtij pasanikut mbetet aty dhe
shkatrrohet.
Ishte
merzitur fortë për këtë humbje, Njeri i Mirë dhe mendja një
ditë i shkon që ta zbarzi këtë like, andej kah shkonte një vij
ujë e Drinit që kalonte përmes Grykës së Lumes, ku me tutje
shkonte e derdhej në tjetër deti, kah Jugu në detin Adriatik.
Njeri
i Mirë së pari shkoi te Gryka e Lumes dhe e zgjëroi vaun, kishte
frikë se kur te zbrazej likeni i Drinit prapë uji do krijonte një
liqe tjetër në anën e Prizerenit. Njëri i mirë shiti tërë
pasurin që kishte, erdhi në Kodër ku është sot Ura e Shejtë,
punësoi shumë punëtor dhe pa ia nis punës preu shtat pen kié
në shenjë flijimi dhe në mëngjes më të léme të diellit iu
lutë Zotit ta bekoje e ti dali në ndihmë për ta kryer këtë
perpjekje të mirë për gjithë njerzimin.
Puna
u nis që në mëngjez, pa u ndal dhe zgjati disa vite.
Njeri
i Mirë shiti prap pasurin që i kishte mbetur për ti paguar
punëtorët, puna ishte tepër e veshtirë. Në ato kohera nuk kishte
vegla pune te duhura, gurt e fortë i kanë thyer më zjerm, ua kanë
kallur zjarrin druve dhe është nxehur guri, pastaj i kane kthye ujë
të ftohët deh e ka qar gurin copë më copë, kanali hapej dal nga
dale, vit pas viti...por Njeriut të Mirë iu hargjuan te hollat, nuk
kishte me çka ti paguante punëtorë në fund e shiti edhe
gjerdanin prej kukie, shiti te gjitha teshat e trupit, më në fund
edhe qerapat e këmbëve, i kishin mbetur në trup vetëm tlinat e
kanopëve dhe plisi mbi krye që nuk e shiti se, mé é shit edhe
plisin në atë kohë, ishte nàm i madh dhe kur e némshin një
njeri keq, njerzit e nemshin duke i thënë: « Të a'rdht dita mé
é shit edhe plisin e krésë »...kështu i nxante nema njerzit e
kqinjë dikur...e me shit plisin Njeriu i Mirë ngjante sikur kishte
nisur një punë të keqe dhe nuk e shiti.
Njeri
i Mirë më në fund u bë lyps, te gjithve iu dhimbsej, por punën
nuk e nderprente as natë as ditë.
Shkonte
nga një vend në tjetrin duke kerkuar ndihëma për ti paguar
punëtorët qe punonin në hapjen e kanalit, asgjë nuk e ndalte,
dathur hypte mbi gur te kodres dhe e maste kanalin per te ditur edhe
sa i kishte mbetur per tu hapur, kur e pan njerzit qe me te vertete
se, ky Njeri i Mirë nuk do ti ndahet kësaj pune, filluan nga kater
anet e fshatrave që ishin per rreth likenit duke i ardhur në
ndihmë.
Me
ndihmën e gjithë popullit që iu bashkua punëtorëve arrijten të
hapin kanalin duke tejkaluar gjysmën e punës, iu kishte mbetur edhe
një pjes e vogël pa e perfunduar.
Nga
gëzimi punëtorët punonin dhe kendonin, nga vullneti qe do e krynin
punen qe e kishin nis para sa vitesh, tani ishte ne perfudim e siper.
Femijët gjuajshin gur me bàha, nga ana e kanalit te grykes në anën
tjetër, puna shkonte kah mbarimi.
Dy
anët e grykes së Urës së Shejtë ishin mbushur plotë njerez, nga
kurreshtja kishin ardhur te shifnin se çka do ndodhi tani, pasi te
hapet i tere kanali dhe si do zbrazet i tërë uji nga likeni i
Drinit ?
Për
një çast toka e kësaj ane gjemoi rëndë, një dridhje e madhe
luhati kodren, toka dridhej para kembeve te punêtorve dhe shikuesve.
Shtypja e ujit te likenit te Drinit nisi ti shtyj guret e mdhenje ne
kanal ku ende puntoret nuk kishin perfunduar punen. Valët e fuqishme
i barten edhe guret dhe puntoret qe gjindeshin ende në gryken e posa
hapur, dukeshin here mbi ujê e here nder ujë, guret te mdhenje sa
shpija fuqia e ujit i barte si te ishin gogla...degjohej klithja e
njerzëve dhe thirrjet ; « Ouuu, ikë djalë se, na mori Drini »
...
Njerëzit
kur panë qe po zbrazet likeni, menjehere u çue një dredhz e madhe,
u friksuan se mos po permbyset bota e thojshin « u bë pus e Dri...
» ...filluan te peshperisnin se, një kulsheder do dali tani nga
Gryka e burimit te Drinit dhe do i perbije te gjithë njerëzit...
Njeri
i Mirë me lotë në sy qante nga gëzimi, në anën tjetër qante
edhe për gjithë ata njerëz qe u mbyten në Gryken e Shejtë. Drini
filloi te derdhej më tej drejtë Grykës së Lumes, Njeriu i Mirë
shqetsohej shumë deri në këtë qast vendimtar, a' thua do e
kaperceje Drini Lumen a po do ngelej këtej Prizerenit ?
Me
tu afruar uji i fuqishëm në Grykë të Lumës, e zgjeroi edhe me
tej gryken për tu hedhur më poshtë për nja 20 konop samari, më
tej Drini kthim mbrapa nuk kishte, njerëzit nga gëzimi brohorisnin
« E theu Drini qafën »
Njeri
i Mirë e mori një gurë dhe e gjuajti andej kah shkonte Drini duke
thënë:
«
M'sa kthehet ky gurë, Drini mos u ktheft kurrë » … !
Dhe
vertetë Drini nuk u kthye mà kurrë kah ishte më parë si dikur në
kohnat e lashta.
Poashtu
edhe Drinisa ku ishte likeni i vogël u zbraz e u bë tokë pjellore
si Liguna e Drinit, pas nje kohe filluan te mjellat mbi këtë tokë
te re pjellore dhe falë punës së pa lodhshme e me plotë flijime
qe kishte bërë për këtë vend Njeriu i Mirë dhe i tërë populli
yni, dhe prej asaj dite kjo tokë ishte një bekim prej Zoti, atij do
i lutemi pergjithëmonë sa te jete kjo tokë e jona e shenjtë me
njerëz.
Thonë
se dikur moti, mbi këtë tokën e të parëve tonë kishte humbur
dielli njëherë e përgjithmonë, rrezet e tij më nuk arrinin të
depertonin mbi tokë prej një mjegulle te dendur që perhapej mbi
të. Tërë vendin e kishte pushtuar «terri i zi» njashtu e
tregojnë gojdhanat e vjetra. Atë ditë, mbi tokën tonë kishte
ra kulshedra nga qielli për ti çfarosur njerëzit se ishin bërë
te kqinjë !
Në
një tmerr të tillë pa dritë i detyroi njerëzit të largohen
nga vendi i tyre, shkuan largë kah lindja e themeluan atje Trojen
legjendare diku ku ende rrezonte dielli, në brigjet e ngrohta të
Frigjis dhe sunduan atje deri në ditën fatale të shkatërrimit
të saj nga sulmet e akejve.
Pas
njê kohe te gjatë, tregon gojdhana, banorët e këtij vendi që
kishin ikur u kthyen dhe e mbyllen këtë gufë (gjejzerë) duke
hedhur në te qerre te ngarkuara me floriri e të mbshtjellura në
bashka leshi të pa larë, që nga ajo kohë e lashtë është
popullit i kujtohet edhe sot kjo gojdhan e ruajtur brezê pas brezi
dhe perkujtohet ky vend i shenjtë me emrin Palana: «pa-lana»,
"pusi i palanave" ku ajka e leshit te deleve ka perballua
ndaj mjegulles që dilte si avull i nxehtë nga gryka e gjejzerit aty
maje kodres së Palanave, pengoi mjegullen që te dali
mbi-siperfaqe të tokës që prej shumë kohësh i tërë vendi
kishte mbetur në një terrim të zi, pa ditur kur ishte natë e
kur ditë se rrezet e dillit, nuk arrinin dot te depertonin mbi
tokën e Kosovës !
Kështu
pra, për disa gjenerata me rradh, ky vend kishte mbetur në një
errësirë të plotë, derisa më vonë kthehën pas-ardhësit e
atyre banorve te cilët dikur moti kishin braktisur vendin e tyre
nga terrimi dhe më në fund detyrohën që te ktheheshin në trojet
e të parve të tyre, e mbyllin gufën e gjejzerit duke mbshtjellur
tërë floririn, kupa, helmeta e perkrenare me leshin e deleve dhe
në fund ia arrijten ta ndalin mjegullen e dendur ku dielli perseri
ndriçoi mbi tokat e të parve te tyre si dikur para kataklizmi.
Kështu
pra fillon kjo legjend e trasheguar gojarisht brez pas brezi edhe
pas tremij vitësh, derisa një ditë një arkeologut të zellshëm
shqiptar Alban Kodra i bie në gjurmë kësaj gojdhane dhe vetem
ai e dinte saktësishtë se ku fshihej ky thesar i stergjyshve të
tij nga koha e Dardanis së lashtë.
Alban
Kodra, një emigrant, niset në këtë ekspedit së bashku me një
ekip hulumtues, diku nga perendimi, në kërkim të këtij thesari
duke u nisur sipas rrefimit që gjyshi i tij i kishte treguar qysh
kur ishte si fëmij, legjenda mijavjeçare e drejton Alban Kodren
deri në zemër të Kosovës antike, në epoken kur vendi i tij
ishte i pushtuar nga terri i zi !
Para
disa shekujve, një tjetër pushtues, i ardhur diku nga stepet e
largëta te lindjes prej shumë kohe e kercnonte popullin e tij deri
në shfarosje.
Mirëpo
Albani me shokët e tij ia arrijnë më te gjitha rreziqet,
veshtirsit e vullnetin qe kishin, t'iu shmangen kurthave nga
sherbimet sekrete te armikut dhe ti mashtrojnë ata dhe pasi që e
gjejnë vendin se ku fshihej thesari i te parve te tij, mbesin
te mahnitur, e lejnë aty në vend te vet thesarin e shenjtë ku
flinte prej mija vitësh dhe evitojnë një shperthim tjetër si ai
dikur kur vendin e kishte mbuluar terrimi.
Më
në fund, ekspedita ia arrin të shpetoje thesarin nga plaqkitja e
pushtuesve të egër që perpiqeshin me ç’do kushtë që ti
fshijnë gjurmët e këtij populli me një trashegimsi kulturore të
lashtë ruajtur vetëm se permes legjendes së Palanave që edhe vet
arkeologu Alban Kodra dhe ekipi i tij më në fund u binden kur me
duart e tyre ata preken helmeta, perkrenare e kupa floriri dhe më të
vertet ai vend i shenjtë më për ta, nuk ishte vetem se një
legjend por realitet !
Ky
realitet prej asaj dite i takon atij populli që jeton edhe sot në
këto troje si dikur që jetonin të parët e tyre, ilirë, ku me
gëzim te madh e krenari Alban Kodra perfundoi me nder misionin e
tij të shenjtë në mbrojtje të atdheut ku legjenda e te parve të
tij triumfoi mbi pushtuesin shekullor !
Nga
e ka burimin kjo gojdhan e moçme shqiptare ?
T'ju
thëmi edhe pak fjalë rreth pusit te Palanave:
mendoj
se, ky toponim vie nga fjala shqipe e vjetër sepse këto terma
te ngjajshëm i hasim edhe sot tek ne në Kosovë por edhe nëpër
serbi dhe deshmojnë si fakte te gjalla për autoktonin e ilirëve,
stergjyshve tanë: te marrim, =Baçka-Palanka= mendoj se edhe ky
toponim vie permes kuptimit nga gjuha shqipe ku fjala =bashka=
e cila kaloi në sllavishten
si:"baçka"
dhe "pa-lana"
kaloi në =Palanka=
kjo do thotë se, emri i vendit mbetët me të njëjtin kuptim në
gjuhën e sotme shqipe e jo në ate sllave.
*Pusi
i Pa-lanes; vendë i ashtu quajtur në popull: Palanat, vend i cili
ndodhet mbi tehin e malit Kasmaç, në një lartësi mbidetare prej
afër 900 m. vargmale që rrethojnë luginen e Drenicës pra pusi
gjendet siper burimit te ujësjellësit të
Krejkovës(Fundipusit)dhe në mes fshatit Negros (Terrimi)apo
«terri-zi».
Sipas legjendes së
Palanave që edhe sot e tregojnë pleqët në popull, pasi që
banorët e Kosovës e kanë mbyllur gufën e gjejzerit me leshin e
deleve të palarë ku ajka e ka penguar avullin te dali mbi
siperfaqe, thuhet sipas gojdhanave, nga ky presioni i madh i avullit
ka shperthyer një pus tjetër aty ku shtypja e avullit e ka gjetur
ndoshta pikën më të dobët, kështu që ky burim i ri që
shpertheu disa kilometra me largë nga ai vendë tani rridhte ujë
i ngohët, banja, kështu e tegon legjenda popullore edhe sot në
Kosovë.
Dhe
më vonë, banorët e këtyre anve këtë burim të ri e quanin
Banja e
Bashkës, pasi
që bashkat e leshit kishin ndikuar që të ndalin mjegullen nga
kona e gjejzerit dhe të hapej më tutje një burimi i ri, pra,
mund te besohet sot se bashka ishte në dy rastet thelbi krijues
i këtij burimit te ri, që pastaj mbeti trashegim brez pas brezi
deri në ditët tona në trevat e Kosoves.
*Palana:
një pus i thellë, apo gufë e vogël e një gjejzeri, ku dikur moti
nga ky vend dilte një mjegull e dendur që e kishte pushtuar tërë
Kosovën e sotme ku dikur njerëzit në atë kohë të lashtë
kishin mbetur në errësir të plotë!
Sipas
«legjendes
së Palanave» banorët
e këtyre trojeve lëshuan vendin e tyre pas një kataklizmi që
ndodhi diku në Egje, ndoshta që atëherë kjo gojdhan lidhet me të
njëjtën periudh historike kur rreth vitit -1450 Para Krishti i
pari i trojanve Dardanosi, një pjesëtar i një fisi Ilirë kishte
ikur nga një kataklizëm mu n’atë epokë kur në ishullin
Santorin që gjëndet në detin Egje kishte shperthyer nga mali
Terra një vullkan, më shkatrrues mbi tokë që e njeh deri më
sot shkenca.
Te dhënat e fundit na
mësojnë se, e gjithë klima në Mesdhe e deri në Groenland kishte
ndryshuar tërsishtë për disa vite me rradh, dielli nuk arrinte të
rrezonte mbi faqe te dheut.
Duhet të besohet se,
që nga kjo kohë Dardanosi duhet te këtë ikur nga ky kaos dhe
gjetur strehim atje në brigjet e Frigjisë tek mbreti Teuker e që
më vonë pas vdekjes së Teukerit, Dardanosi mbetet sundimtar i
tërë Frigjisë pasi që martohet me të bijen e Teukerit, Bahtia
trashëgimtare e vetëme e tronit mbretëror.
Më vonë nipi i
Dardanosit, Trosi e themelon Trojën legjendare ku në kohën e
sundimtarit Laomedon që ishte i ati i Priamit, Troja quhej
Ilion, në emër të j’atit të tij, Iliaz e deri tek Parisi,
Hektori e Polidori dhe ky i fundit ishte djali i vetëm i Priamit
që arrin ti shpetoje nga tragjedija trojane, i cili ndoshta është
këthyer pas gjashtë brezave në atëdheun e të parve të tij në
Dardanin e lashtë, dihet se Priami ia kishte besuar te birin e vogël
mbretit trak Rezosit, mirepo ky e tradhton, sipas disa traditave,
Rezosi e mbyt Polidorin dhe tërë thesarin qe kishte e ndal per
vete, dhe kur e lexojmi me vemendje Virgjilin, habitemi se si ai e
eliminon pa mëshirë Polidorin, trashëgimtarin e fundit të
Priamit i cili vritet duke tentuar tê kthehet në atêdheun e te
parve të tij në Dardani, pas shkatrrimit të Trojës nga akejët.
A ishin trojanët te
ardhur nga dardania ?
Kjo tezë ndoshta zën
vend në origjinen historike të trojanve ngase e kanë aprovuar
shumë e shumë studius modern por edhe historian të kohës antike
si, Apiani, Straboni e Herodoti.
Mirëpo për t’ua
humbur origjinen e vertetë Trojanve, fajtori i vetëm mbetet poeti
romak Virgjili i cili ishte i detyruar nga Oktavi që te shkruante
origjinen e Romakëve, gjoja se, ata paskan ardhur pas shkatrrimit
të Trojës në Itali!
Këtë iniciativ e kishte
marrur parasysh Augusti si edhe Qesari para tij, ai kishte publikuar
vet një vepër më 63,P.K. ku veten e quante trojan.
Në fillim të historis
së romakve te gjithë republikanet ishin në pajtim se, pasardhsit
e trojanëve duhej patjetër te rrjedhnin nga dega e paster e
Hektorit, heroit simpatik i cili vritet nga Akili grekë. Kjo pra
ishte deshira e romakëve por, dal ngadale romakët hetonin se: po të
merrnin këtë drejtim dhe të percjellnin Julusin(Qezarin) në
pushtime të reja si tiran e gjakatar, ata dronin se te
tjerët(grekët)do shifnin në të stergjyshin i tij Laomedonin apo
Priamin që simbolizonin fortunen dhe tiranin.
Nga kjo arsye romakët
kishin ra në dilem se, mos ndoshta popujt e tjer që ishin të
pushtuar nën romën, do ti merrnin sishembëll të keq e që do të
urrenin pergjithëmonë empirin romak, që ngjante në
sistemintrasheguesdiktatorial të Trojes, e që pastaj grekët do
ndermarrshin masa kundër tyre mealeatët tjer që të shkatrronin
Romën, si dikur që kishin shkatrruar Trojën. Romakët e
kujtoninende Hanibalin kur me -229 P.K. me aletet tjer si Filipin e V
të Maqedonve, ai me çdo kusht gjatë tërë jetës së tij ishte
perpjekur që të shkatrroje Romen sepse në te shifte Trojen e
vjeter te priamidve, prandaj e urrente pa mas deri në vdekje. Edhe
pse kishin kaluar më se 170 vjet prej kësaj ngjarjes, romakët
akoma kishin frikë se mos iu ndodhi edhe njehere si dikur qe ishte
kercnimi nga jashtë te ndonjë Hanibali tjetër apo siç ishte i
pari armik i Romës, Pirrusi i Epirit i cili në vitin 279 P.K. e
kishte sulmuar ishullin e Apenineve nga jugu por nuk pati sukses dhe
u kthye prap në Epir.
Nga këto mësime që i
kishin perjetuar romakët e kuptuan se, me një sundim tiranik nuk
do kishin suksese në projektet e senatit romak për pushtime te reja
mbi popujt tjerë në Evropë e as në Azi, prandaj duhej qe ti
këpusnin patjetër degen e tiranit famkeq Laomedon që rridhte
mjerishtë nga i famshmi Ilius apo Julius i Trojês ku nga e njejta
deg vinte edhe Priami, iu duhej ta shuanin politikisht këtë
vijimsi për të marrur degën e re, atë të Eneut, një pjestari
tjetër Trojanë i cili ishte gati se më i pafajshmi në këto
ngjarje mitologjike sepse ai simbolizonte qytetarin e ndershëm
romakë por që dukej në sytë e popullit të ishte edhe më
humanist i cili permes imazheve interpretohej gjiothmonë me një
figur heroike dhe aty nê disa kupa argjile shkelqen si hero sepse
mbi supet e tij mbante të j’atin dhe djalin e tij për të
shpëtuar nga flaka e Trojës, pra Eneu simbolizonte një njeri
paqësor e jo agresiv i cili qellim kryesor kishte: ta shpetoje
jeten dhe familjen e tij !
Kjo tablo në krye me
princin Enea, edhese e nxjerrur nga imagjinata e popullit romakë iu
sherbente për tu afirmuar para tjerve se kjo ishte shkelqësija
dhe ndershmeria primare tek romakët, Eneu i ngjante Romes, Roma i
ngjante Eneut, pra tregonte sigurin e jo fatalitetin e Romës edhe
një te ardhme plotë shpresa e harmoni mes popujve, duke i ikur
fatalitetit që kishte pesuar Troja, prandaj duhej këputur kërthiza
familjes së Priamidve prej asaj familjes së ndershme të Romës.
Kemi edhe shembuj tjerë
por të epokës tjetër që perfituan nga kjo trashigimsija e sagês
trojane, si shembull edhe një pjesë e fisit Frengë që në
shekullin e IV pas krishti kishte revandikuar prejardhjen trojane
dhe kështu kishin fituar statusin si të privilegjuar në
perandorin romake dhe kështu ishin te liruar nga taksat që duhej
ti paguanin Romës.
Nga kjo aliancë e re
politike franko-romake, perandoria kishte besim në ta sepse iu
sherbente atyre si një keshtjellë para mbrojtje ndaj fiseve
gjermanike dhe depertemit te barbarve në empirin romak qe i kanosej
ky rrezik. Për këtë mbrojtje romakët kishin derguar në këto
vise gjeneralin me te famshëm me origjin Iliro-thrakase, Patrik
Ajetusin si guvernator në Golë. Më vonë ky e shpeton këtë pjes
te Evropes pa ra nën thundren e Atiles. Ajetusi e mundi Atilen në
fushën e Katallonjes më 437 pas krishti.
Ti kthehemi edhe njëherê
Romes së Qesarit, kur i njohim pushtimet e tija të para në
Golë e Iliri mënjeherë pas shpines ishte krijuar opozita ndaj
Julus Qezarit.
Atij tani iu numroheshin ditët.
E tëra kjo bëhej për
mbijetesen e Romës së re.
Pse
duhej të vdiste Qesari ?
A ishte kjo arsyeja
kryesore se edhe ai quhej Julus, si Iliusi, i ati i Laomedonit
mirëpo ai ishte tiran dhe u vra nga dora e Herakleut, hero mitik
helenik !
Dhe diçka tjetër, është
interesante kjo se, mu në Greqi kundershtari i tij Bruti kishte
gjetur strehim pas vrasjes se Iulus Qesarit dhe këtu shtrohet
pytja, pse?
Mos
vall Bruti e Kasi ishin të shtyër nga politikanët Atenas ?
Perveq Qesarit i cili
shifte ringjallje trojane nën muret e Romes, këtë vijimsi e
ndoqi edhe Virgjili por me i pershtatshëm se Qesari sepse ky
njihej si poet i romakve dhe mori përsipër realizimin e këtij
projekti. Mirëpo edhe vet Virgjili e kishte parë se kjo saga
trojane i shkaktonte edhe atij kokqarje e plotê fatkeqësi në
jeten e tij prandaj edhe kishte deklaruar që ta digjnin «Eneiden»
pas një incidenti kur ky kthehej me anije prej Durrësit që për
shkaqe te panjohura anija e tij merrë zjarrë në kanalin e
Otrantos dhe shkatrrohet, mezi që shpeton pa u mbytur Virgjili e
bashkë me të edhe dorshkrimi «Eneida» diku në brigjet e
Brindisit. Aty vetë Virgjili nisi ta urrente vepren e tij se, e
dinte fare mirë se ishte vetem se një fikcion i tij i porositur,
një trillim fantastik në sherbim të kauzes Romake ishte i
detyruar ta merrte herojin Enea Trojanin e fundit si pasardhës
të pastërt të një familjes së ndershme trojane, as gjakëpirës
as diktator siç ishte dega Laomedoniane nga rridhnin Priami,
Hektori e Parisi ky i fundit që e çnderoi familjen trojane me
rrembimin e një gruaje tê huaj, Helenen e Spartes, Virgjili duhej
t'iu shmangej këtyre ngatrresave sespe paria Atenase do e
kundershtonin sistemin e këtij sundimi republikan Romak dominues
nga rrënja e familjes së Priamidve prandaj për këtë arsyeje
Virgjili duhej sherbente si ndemjetsuesi më i besueshëm dhe me
qellim zgjodhi Eneun si pasardhës i të urtit Ankiz edhe se gjyshi
i tij Asaraku ishte xhaxhai i tiranit famëkeq mretit Laomedon.
Si shifet, për t'iu
ikur qeshtjeve politike që do të kishin pasoja deri tek krijimi i
një opozite Atenase mu për këtë arsye edhe lindi projekti
«Eneida» nga Virgjili me mbështetjen e Oktavit.
Më së miri e spjegon
këtë fikcion të Virgjilit studiusi francez Pierr-Joseph Proudhon,
në «la Signification del’Enéide» (Domethenja e Eneides)
L’Editions Arthaud, Paris, 1985. nga e nxjerrem edhe këtë burim
si deshmi.
Mirëpo te kthehëmi nga
syzheja qe ne na intereson.
Shtrohet pytja; pse te
mbijetuarit trojanë shkuan atje pertej detnave në Itali, e pse
te mos ktheheshin nga kishin ardhur, në Iliri ?
Dihet mirë nga
«Iliada» e Homerit se, trojanët nuk kishin fare pervoj në
lundrime me anije në detna për këtë arsyeje edhe nuk posedonin
as që ishin lundërtar, ata priten pushtuesit akej në tokë, në
trojet e tyre atje në Frigji.
Po e zëmi se te ishin
lundertar si grekët, kah do i kishin lejuar gjall me ikur greket me
gjith ato njëmij e pesqindanije qe akustonin ne brigjet e Frigjis?
Pra eshtë pa baz fare
versioni i Virgjilit në «Eneid».Te gjith ata qe kanë tentuar të
kthejn Eneun kah latiumi kanë gabuar. Mirëpo ka ende edhe te till
amator që mundohën edhe sot te shtrembërojn të kaluaren
mitologjike me harrnime te ndryshme, por mbeten gojdhanat në popull
si deshmi që kurrë nuk vdesin !
Gojdhanat mbijetojnë në
shpirtin e popullit me mija vite duke u treguar brez pas brezi,
edhese nuk kanë lën shkrime si popujt tjerë, populli i yni ka
lën trashegim këto legjenda te vjetra ose aty këtu përralla
për diva e kreshnikë si eposi popullor për Mujin që populli
shqiptar i kujton edhe sot përmes epikës popullore trimerit e
tij te ngjajshme si tek Herakleu grekë.
Edhe sot në fshatin
Morin deshmon forca e Mujit, se aty ruhen gurët e Mujit e të vllaut
te tij Halil Garis. Pak më tutje duke shkuar rrugës Pejë-Prishtinë
rrënex malit të Gjveshur, mu aty ku buron një krua, qe populli e
quan, Kroni i Mretit, ngulitur mbi një platformë guri, aty vrejmi
si lugë gjurmen e gjurit, thuhet se aty janë kërrusur
mbreterit e dikurshëm për te pirë ujë, dhe shifet kjartë edhe
sot, që nga ferkimi i zhgunit për gjatë mija vjetësh në atë
guri ka lën vendë forma e përshtatshme e gjurit mbi guri dhe
është lëmuar nga zhgunat e leshit që i mbartnin dikur te parët
tanë ilirët.
******
T’ju kujtojm një herë
në fillim se, Gaja, e gjithë Toka në pergjithësi, ishte një
kontinent i vetëm që te vjetrit e quanin Pangje, ku dhe e gjithë
Kosova e sotme shtrihej në te, në një fushë te perhapur e të
gjelbëruar me drunjë e bimë të ndryshme që prej këtyrebimve
jetonin krijesa gjigante, dragojë kulshedra e bisha të rralla, të
gjitha së bashku jetonin në harmoni të plotë me natyren gjatë
periudhes se par të evolucionit të zhvillimit teqenjeve te gjalla
mbi siperfaqe te tokës, para njeqind e pesdhjet miliona vitësh.
Mirëpo një ditë të
kobëshme, mbi fushën e gjelbëruar ra një asteroid i madh që
bredhte dikundi në gjithësin pa kufi dhe u versul me një
shpejtësi si rrufeja, drejt rruzullit tokësor qe upërplas në
hemisferen veriore të kontinentit Pangje, mu në mesin e fushës së
gjelbëruar në mes të Meksikes dhe një cop e asteroidit ra mbi
fushen e Kosovës. Perplasja ishte aq e fuqishme sa që u coptua e
tërë korja e Tokës në katër pjes dhe për një çastë Fusha e
rrafshët u shëndrrua në një gropë të thellë me një diameter
prej më së njëqind kilometrash në formen e një krateri. As një
gjë e gjallë më nuk arriti të shpetoj mbi tokën e fushës së
gjelbruar e as në Pangje nga ky Kaos!
N’at çast, shumë
shperthime vullkanike të një pas njëshme coptuan koren toksore dhe
më në fund pas shumë vitësh erdhi edhe te ndarja e Pangjes në
disa pjes duke u largur gradualishtnjera prej tjetres në mes te
oqeaneve gradualisht në mes te oqeaneve vazhdimisht keshtushekuj me
radh. Shkëndia gurësh të zjarrët të perzier me llaven dhe hirin
vullkanik kishinmbuluar njëher e pergjithmon ç’do gjë mbi tokë!
Pastaj, një mjegull e përzier me gazra tëndryshëm, ishte ngritur
mbi siperfaqe të tokës deri në qiell.
Qe nga ai qast dielli
kishte humbur per ate pjesë te tokës dhe u rikthye gradualisht
vetëm qindra mija vjet më vonë.Tani mbi siperfaqe ishte krijuar
një relief krejt tjetër. Më si perngjante fare asaj fushës
sëdikurshme ku kullosnin tufa të mëdha dinozoresh dhe gjallesa të
tjera. Në at vend ishtehapur një grop e thellë nga goditja e rënd
që kishte shkaktuar ramja e asteroidit.
Klima kishte ndryshuar
krejtësisht mbi gropë. Ret e zeza kishin mbuluar gropën ku binin
tëreshura me shi pa pushim. Një stin e gjatë dimri mbuluar me
akull kishte filluar tëmbretnonte, kështu për qindra mija vjet me
radhë mbi tër hemisferen veriore të globittokësor. Një er e re u
shfaq më vonë për të ndryshuar natyrën e vdekur në atë të
gjallë me një ritëmtejët të ngadalësuar.
Vetëm se diellit nuk i
ngutej fare. Rrezët e tija të ngrohta përshshkonin dalë ngadalë
gjith siperfaqën e gropës të mveshur mëakullin e trash po si një
kurorë. Mirëpo e që pastaj shendrrohej dal n’gadal në ujë e
për të vershuar në ç’do lugin apo cepë ku mbulon tër
siperfaqen e kosovës, si në dy lugje të shuplakave të duarve.
Edhe sot, pas miliona vitësh, cilido njeri po t’ia lëshoje
fluturimthi një sy prej së larti këtij regjioni ai do vreje
meniherë këtë gropë të thellë, në formë të një guace që
edhe pas miliona vitësh që kanë kaluar, me të vertetë ky vend të
bën të dyshoje se: mos vall mbi këtë vendë edhe vet Perendia
kishte dorë, aty ndoshta ishte gjunjëzuar atëherë pas kaosit dhe
me shuplakat e duarve të tija gjigante të këtë grumbulluar gurë,
baltë e dhe për të krijuar kët fole të tij të mrekullueshme që
do ta veshtroje përgjithëmonë nga lartë si kryevepren e tij më
të bukur mbi faqen e dheut ?
Ndoshta që atëherë
Perendia, mënjëhere pas kaosit e kishte vrejtur se: asgjë e gjallë
më s’kishte mbetur në atë fushë të bukur që ishte dikur, dhe
i kishte ardhur keq për të gjitha ato krijesa që ishin zhdukur në
Hade dhe nga dhimbja e madhe ia kishte nisur të krijonte një vepër
tjetër të mrekullueshme mbi germadhat që kishte shkakëtuar pasi
që kishte ra guri i madh nga qielli.
Ku ta dijmi ne sot por,
Nëfillim, ndoshta ai kishte thënë se: në këtë gropë të posa
krijur, të gjitha gjallesat çë do lindin nga balta e perzier me
dhe dhe ujë do mund të jetonin së bashku në këtë vendë të
konservuar nën shtruher e të mbrojtur prore nga furfellaza prej
maleve të larta që e thurrnin rreth e rrotull Gropën e shenjtë
?
Mirëpo mu në mes te
liqenit, ta zëmi se aty ku ishin bashkuar të dy shuplakat e duarve
te Perendis, anash, lindje perendim, i kishin mbetur dy rrypa të
hollë tokë që shkonte deri aty ku perfundonin tek majet e
gishterinjve e që në mes të dy duarve të tij, të themi se,
aty kishte mbetur si me pa dashje një luginë e ngushtë, por e
gjatë që shkonte nga jugu në veri e rrethuar me kodra të ulta
nga të dy anët.
Kjo ishte vepra e
Perendis apo jo nuk ka rëndesi shumë kur dihet se ky vendë krijoi
shumë gojdhana ndër mivjeçare, krijoi shumë mite, këndoi shumë
këngë epike qe iu thurren kreshnikve te këtyre anve dhe sherbeu
në kohën moderne si terren edhe për krijimtari letrare fiktive,
inspiroi letrarë te rinjë plotë imagjinatë por gjithnjë
mbeshtetur mbi baza te legjendave e gojdhanave e miteve te shumta,
ky pra është vendi imi, Dardania antike, një principat në vete që
sot e pavarun mban emrin e një shteti te ri, republika e Kosovës,
njashtu si dikur që e kishte parë me sy te mirë edhe vetë
Perendia, njerëzit këtu në këtë gropen e tij duhej patjeter te
jetonin te lumtur e në harmoni me njeri tjetrin, si kusht mbijetese
!
Mbi një kodër të
këtyre vargëmaleve nga maja e saj, si prej një oxhaku dilte ende
avulli që pastaj shpërndahej edhe mbi dy liqenjët tjerë, atij
perendimor dhe tjetrit që shtrihej në veri-lindje të gropës.
Si një balen gjigante e
lodhur poashtu edhe kjo kodër merrte frym permes kësaj vrime nga
oxhaku ku nganjëhere papritmas ngerrhaste dhe lëshonte mjegull të
dendur nga mbrendësia e tij.
Zoti pasi e perfundoj
këtë vepër madheshtore punuar prej duarve të tija, u ngrit në
qiell dhe ia lëshoi një shikim prej së larti me plotë admirim.
Perendia e veshtronte me
një adhurim të veçantë vepren e tij, sikur donte të thoshte: Sa
të bukur e kam ndertuar këtë gropë dhe do ta ruaj vetëm për
vete !
Mirëpo më vonë erdhi
edhe njerëzimi te jetonte mbi këtë gropë dhe nga egozmi i tyre
një ditë, filluan te grindën mes tyre për këtë gropë të
bukur.
Në këtë gropë të
thellë ata do të gjênin varrin e tyre të hapur, sikurse edhe
vetë Perendia e kishte programuar me qellim t’ardhmen e këtij
vendi?
Pas një kohe bukur të
gjatë, në këtë korit të mbushur me ujë filloj të zhvillohet
një lloj jete e re, por tejet primitive.
Së pari aty këtu
shfaqen ca gjallesa si, peshqi, gaforre, gjarprinjë e ngjala që
lundronin në siperfaqet e kthjellta të tre liqenjeve që lidheshin
mes tyre permes ngushticave të vogla. Prej të gjitha gjallesave të
asaj botës së perparshme, pas shkatrrimit kishin mbetur vetëm disa
drangoj e kulshedra që për ekzistencen e tyre fluturonin me krihë
e pa mëshirë ngrenin njëri tjetrin nga instiktiti i tyre ata
duhej per te jetuar afër njerzëve të te vegjel te shpejt e dinak.
Për ta ishte beteja e
fundit që zhvillonin parashfarosjes përgjithëmon nga faqëja e
dheut.
Deri në këtë kohë
miliona vite kishin kaluar derisa një dit mbi keto shkrepa të
mprehtatë maleve të larta u duken për her të parë krijesa tjera
shum më të vogla se dinosorët qërrethonin dikur moti Gropen e
madhe. Këto krijesa të reja, jetonin të strehuar nëper shpellate
thella te organizuar në familje qe ndaheshin ne klane, por që
shpeshëhere u perleshnin nëmes veti për një shpell për nje gjah
për një femer apo edhe per zjarr binin në konflikt keshtugati se
për asgjë.
Konfliket ishin si mjet i
par i tyre për egzistencë dhe më në fund përdominim mbi këtë
territor të gatuar nga duart e Zotit dhe kishte thën: le të
sundoje mbi këtë tokë ai që është më i forti!
Një falltore kishte
predikur se, Perendia do hidherohet së tepërmi ndaj atyre që e
shkelin urdhërin e tij, prandaj per mos me zemrua zotin duhej
flijua dike qe kjo punë te shkoje mbarë, per ndryshe perendia
do i denoje te gjithë.
Por askush nuk degjonte
fjalët e falltores, më asnjeri nuk donte të flijonte fëmiun e
tij të dashur. Më plotë brohoritje gëzimi e hareje dhe fishkellim
prej fylli dhe tam-tameve nga daulla qe nxirrte ritmin e kushtrimit
drejt fitores së parë të njerëzve ndaj perendis i bënte
njerëzit edhe me te guximshëm pa vrajtur fort mendjen se për
këtë akt te gabueshëm ata do i ndeshkonte një ditë Perendija?
Kishte ardhur koha, gruri
ishte pjekur në ara te gjëra dhe fshatarët bëheshin gati për te
korrur frytet në arat e mbuluara me drithra nga pritej buka e
ardhshme.
Fshatarët ishin mbledhur
për banket te te korrave ku zhurma e tupanit dhe e fyellit
degjoheshn larg deri ne luginat e thella te fushës së Drinit.
Gryka e vullkanit të
shuar mu në mes të gropes nxirrte avull herë pas here, mos
ndoshta ishte ky një shenjë apo një kercnim i Perendis ndaj
njerëzve ?
Vetem zoti mund ti'u
kundershtoje vullnetit të një populli, iu thoshte falltorja, dea e
Dheut.
Mbas një kohe te
shkurtër tokat e drenuara u mbushen me njerëz të lirë që
jetonin prej fryteve te tokës së tyre të re. Mirëpo atë ditë,
posa fshatarët ia kishin filluar të korrnin grurin, kur pa pritur
një boll iu versulet puntorve në fusha që ishin duke korrur
grurin.
Fshatarët të frikësuar
nuk dinin se q'të bënin ndaj një perbidshi te till. Me guximin e
tyre te madh ata e rrethojn bollen me kosa e tefurqi me q'ka kishin
në dorë por koti ishte te luftonin ndaj një perbindeshi te
tmershëm qe i qellonte fnjerëzit me bishtin e gjatë e i rrxonte
për tokë. Disa tjerë vraponin për te shpetuar njeriun e tyre kur
bolla qellonte prap tjerët që e ngacmonin bollen me veglat e punës
por pa sukses, bolla qendronte pa levizur vendi mjedis fushes me
grur.
Një djalosh i ri me plot
guximin e tij iafrohet perbindeshit me draper në dor por kjo e
qellon me bisht dhe e rrexon në tokë. Atëherë kur e pan fshatarët
qe iu ishte e pa mundur te luftojn ndaj ketij armiku të eger elshojn
fushen e betejes të alarmuar duke ikur drejt kasollave te tyre.
Me te ikur njerëzit,
bolla afrohet tek viktima e tij perthekon ate aq fort sa qe djaloshi
mbetej ipa frym.
Dal ngadal ajo bien nen
hipnoz dhe me gojë te hapur fillon të gelltis viktimen dukefilluar
nga koka, deri sa viktima humbaste terësisht ne barkun e saj të
ngopur. Fitorja e njerzve ndaj natyres ishte e shkurter se tani, kur
pas sa e sa mundimeve esakrificave njerzit mbanin shpresa se do te
permirsohej gjendja e tyre e mjer, por prap tani populli denohej pa
meshir nga zoti i tyre qe i luteshin sa e sa herë për t'iu ardh ne
ndihm per tembijetuar mbi ket tok të shkret ku ata e adhuronin aq
shum. Ata pysnin vall se nga iu vinte kjo monstr ky perbindësh i
egër pse sulej ashtu ndaj njerëzve te urtë qe s'kishin ber asgje
te keqe ndaj askujt.
Pse zoti nuk ju ndihmon
per të mbyt bollen dhe per te len popullin te jetoj i qet ne tokat
etyre qe i donin aq shum sa qe as kush se bente mend nje dit ti
braktisi?
Shumë prej banorve te
rrafshit iu kishte dhimbsur djaloshi i mjerë qe kishin ndegjuar an
eskaj vendit se nje bolle e madhe i perbin gjinen ne ara dhe keshtu
kishte shkaktu frik temadhe sa qe njerzit me s’guzonin te dilnin
fare në te korra. Për atë vit te korrat kishin perfunduar shumë
shpejtë e njerëzit te pa mësuar me këtë fenomen të pa njohur
nuk dinin ende kujt t'ju drejtoheshin për te kerkuar ndihmë qe ti
nxjerri nga kjo situatë.
Më në fund kishin
vendosur qe të pyesin një falltore qe ishte bukur largë e qe e
konsideroninate mbrojtëse te te tokave të mbar dardanis e te q’do
gjallese mbi ato troje.
Fshatarët equanin dea
jon e bekuar me sy te bukur Sybeli. Kryeplaku i fshatit kishte
vendosur me tre pleq tjer te shkojn tek falltorja e famshme Dea e
Dheut, mbrojtse e gjave të gjalla, siq i thonin ata por ata shkonin
mi shpetue kafshet nga teligat apo msyshi prej njerzve por ket her
ata shkonin te ajo me lut ate qe te bej diqka kunderasaj gjallese te
eger qe i tmerron dhe i mbyt njerzit. Pra ata shkonin me at shpres se
falltorja do ju gjenti zgjedhjen qe s’dinin si me ia berndryshe.
Kur ata mbërrin në Tushil atje afer falltores fshataret per rreth e
drejtuan kryeplakun majet’ni kodre ku shifej qe tymonte nje kasolle
e rrethekuar me gur e me një dritare të vogël qemezi vrehej tymi
qe dilte nga andej.
Nga dritarja falltorja i
kishte parë dhe iu doli në pritje vizitorve te panjohur.
- O zonja jonë e bekuar,
ia nisi kryeplaku: Sot t’kemi ra në derë per me na dal në ndihmë
se vetemme keshillat e tuaja mund tia dalim qe te lirohemi nga një
perbindësh i eger qe s’na len dotas t’korrnat mi krye ne fushat
tona, qe ndoshta edhe ti ke ndegjua per ket boll?
- Po, kam ndegjua. Por
unë iu qes fall gjave me i shpetuar kur atyre iu bien ndonjë
epidemi por si me zhdukur atë kafsh te pa deshiruar un s’di tjeter
bari sherues, vetem një gje e di; perme ju shkua puna mbar ju duhet
me dhan sakrifica.
- Si te na udhezoni ju
zonja jonë e bekuar, na trego se ç’të duhet të bëjm se
perndryshe nekemi mbet pa buk sivjet, i thot kryeplaku. «-Pritni pak
sa ta ndezi një zjarrë me dushk t'malit e q’ka te thotë tymi unë
u'a spjegoj, u thotë ajo. Pas pak ajo e pruri para tyre nje thes
dushk te terun dhe ia dha zjarrin me ûn t’oxhakut dhe filoj te
meditoje duke veshtruar tymin qe ngritej perpjet ne qiell. Nxori
pastaj ne një kuti të vogël prej druri një grusht kryp dhe e
hodhi në zjarrë qe menihere u ndegjojshin krisma te krypes, kthente
koken anash, pershperiste diçka mes dhamve, nxirrte fjalë te pa
kuptueshme, pshtynte anash duke kthyer koken kah vizitorët e
panjohur dhe ia ngulte kryeplakut syt e saj te hapur sa grusshti!
Para se te shuhet zjarri, falltorja iu tha se, zoti është hidhrua
keq ndaj njerëzve te kësaj toke.
-Ju nuk e keni
rrespektua rregullin qe zoti e ka kriju qysh perpara se njerzit te
vijn me jetue ne te prandaj zoti ua ka dergue perbindshin qe te mosju
lejoj kurr te qet në këto toka. Nga egoizmi ju i keni tharë likejt
dhe tani mendoni se do perfitoni nga kjo tokë e zotit ?
Jo, kjo tokë s’ju
takon kurrë njerzëve, vetëm mashtroheni, por një ditë keni për
ti paguar të gjitha këto mekatet ndaj perendis !
- Kur?- e kishte pyetur
kryeplaku.
- Vetëm zoti e di këtë-
ndoshta në këtë moment, ndoshta kur t’asht hana e plotë apo
ndoshta pas mija vjetësh. Mirëpo më krysore, Zoti s’ju harron
juve që e keni tha ket vend e se keni lan ashtu sipas ides se tij,
porjuve ua ka marr mendja se ma mir eshtë keshtu se sa ai i cili
qysh nê fillim e ka kurdisur e jukeni ardhur për ta korigjuar dorën
e zotit, sikur se njerëzit donin t’ia kthenin shpinën
pergjithmonë perendis por ai nuk i harron, kurrë nuk ngutet.
Ç’keni bërë tjeter
te keqe perveq se ia keni ndryshuar krejtesishtë pamjen faqes së
dheut ?
Shkoni tani, se,
si’dihet, edhe mua mos do më gjëje ndonjë e keqe, nëse
perpiçem për t'ju ndihmuar, kam frikë se zoti do më merrë fuqin
që kamë sot.
Kryeplaku vetem e
ndegjonte pa bërë zë fare. E dinte fortë mirë se, vetem me
sakrifica ndoshta zoti do e zbuste hidherimin e tij do e ndrroje
mendejen ndaj këtij populli kryelartë, pra kështu pleqët u
kthyen kah kishin ardhur pa asnjë mbështetje nga dea dadane.
Duke u kthyer rrugës po
atë ditë pleqnarët bien në dert se qka duhej thënë fshatarve
atje posa te ktheheshin, ata e dinin se sakrifica askush nuk donte
te japi prej se e kishin hapur kanalin dhe tharë liqenjët e
gropes.
Para se te arrinin në
fshatë pleqët u pajtuan në mes veti, që kur të ktheheshin atje
para fshatarve t'iu thoshin atyre se, gjoja zonja dardane ka
predikuar se, për ta qetësuar Perendin e tyre që t'ua fali
mëkatet e bëra ata duhej dhën sakrifica, pere çdo vite nga
një çun te ri !
Prandaj Kryeplaku kishte
nder mend t’ju thoshte fshatarve se, me duart tona e kemi tharë
liqenin e gropës dhe atë kundër deshirês së Perendis dhe për
atë zoti tani neve na e ka derguar atë perbindëshin që te na
denoje për të këqiat tona që i kemi bërë dhe ne jemi te denuar
me sakrifue një djal të ri të zgjedhur me bast në arat me grur
për qdo vjet për ti paguar fajet tona.
Pasi që perbindëshi të
ngopej me viktimen e tij të njomë vetem atëherë ne fitojmi të
drejten me i perfunduar te korrnat e grurit në fushat tona.
Njashtu u vendos edhe
ndodhi per disa gjenerata me rradh...
Mirëpo atë ditë të
bukur, posa kishte filluar syni i veres, fshatarët ia kishin filluar
të korrnin grurin, kur pa pritur një boll e gjatë versulet mbi
fshataret. Fshatarët të frikësuar nuk dinin se q'duhej të bënin
ndaj një perbideshi te till. Me guximin e tyre te madh fshatarët e
rrethoin bollen me kosa e tefurqi me q'ka kishin në dorë por koti,
ishte e pamundur të luftonin ndaj një perbindeshi te tmershëm qe
qellonte fshatarët kudo me bishtin e tij, i rrxonte njerëzit
për toke, disa tjerë vraponin për te shpëtuar njeriun e tyre
pasi që bolla qellonte dike tjetër, ata ngacmonin bollen me
veglat e punës por ishte pa sukses.
Një djalosh i ri me
plotë guximin e tij i afrohet perbindeshit me drapër në dorë por
kjo e qellon me bisht dhe e rrexon për tokë.
Atëherë kur e pan
fshatarët qe iu ishte e pa mundur te luftojnë ndaj këtij armiku të
egër ikin të alarmuar drejtë kasollave te tyre.
Me te ikur njerëzit,
bolla afrohej tek viktima e tij, e perthekon atë aqë fortë sa që
djaloshi mbetej i pa frymë. Dal ngadal perbindëshi hynte nën
hipnoz dhe me gojë te hapur fillonte të gelltiste viktimen e tij
duke filluar që nga koka, deri sa viktima humbaste terësishtë në
fytin e tij te pa ngopur.
Fitorja e njerëzve ndaj
natyres ishte e shkurtër tani, kur pas sa e sa mundimeve e
sakrificave njerëzit mbanin shpresa se do te permirsohej gjendja e
tyre e mjerë, por perseri populli denohej pa meshirë nga zoti i
tyre qe i luteshin sa e sa herë në ditë për t'iu ardhur në
ndihmë e mbijetuar mbi këtë tokë të shkret ku ata e adhuronin
aqë shumë.
Ata pysnin athua vall:
nga na erdhi ky perbindësh i egër dhe pse sulej ashtu ndaj
njerëzve te urtë e te pafajshëm qe nuk i kishin bërë kurrë
as një te keqe këtij perbindshi ?
Pse zoti nuk ju ndihmonte
për të mbytur bollen e ti linte popullin te jetoje i qetë në
tokat e tyre që i adhuronin aqë shumë, asnjëri se bënte mend ti
braktisi një ditë, dhe ku te shkonin pastaj ?
Shumë prej banorve te
rrafshit iu kishte dhimbsur djaloshi i mjerë e qe kishin ndegjuar an
e skaj vendit se nje boll e madhe i perbin gjinen ne ara dhe keshtu
kishte shkaktu frikë te madhe sa qe njerëzit me s’guxonin te
dilnin fare në te korra.
Për atë vit te korrat
kishin perfunduar shumë shpejtë e fshatarët te pa mesuar nuk
dinin ende kujt t'ju drejtoheshin për te kerkuar ndihmë qe ti
nxjerri nga kjo situatë e veshtirë.
Më në fund kishin
vendosur qe të pyesin një falltore qe ishte bukur larg e qe e
konsideronin ate mbrojtëse te te tokave të mbar dardanis e te q’do
gjallese mbi ato troje.
Fshatarët e quanin zoja
jon e bekuar me sy te bukur, Sybeli.
Kryeplaku i fshatit
kishte vendosur me tre pleq tjer te shkojn tek falltorja e famshme
dea e Dheut, mbrojtse e kafsheve shtepiake, siq i thonin, por ata
shkonin per ti shpetuar kafshet nga te ligat, nga syri i keq prej
njerëzve por kete here ata shkonin tek ajo me lutje tjera: te bej
diqka kunder atij perbindeshi te eger qe i tmerronte dhe i mbyste
njerëzit duke punuar ne ara.
Pra, në krye me
Kryeplakun pleqët e fshatit shkonin tek falltorja me shpresen se
ajo ndoshta do ju'ua gjeje zgjedhjen qe ata vetë nuk dinin si
t'ia bënin ndryshe.
Kur mbërrin në Tushilë
atje afer falltores fshataret per rreth e drejtuan kryeplakun maje
t’ni kodre ku shifej qe tymonte nje kasolle e rrethekuar me gur e
me një dritare të vogël qe mezi vrehej tymi qe dilte nga andej.
Nga dritarja falltorja i kishte pa dhe iu doli perpara vizitorve te
panjohur.
-O zonja jonë e bekuar,-
foli Kryeplaku. Sot t’kemi ra në derë te kësaj falltores për
të na dalur në ndihmë se, vetëm me keshillat e tuaja,
shpresojmi, ne mund t'ia dalim qe të lirohëmi nga një perbindësh
i egër qe s’na lën dot as t’korrnat mi krye ne fushat tona, qe
ndoshta edhe ti ke ndegjua per kete boll?
-Po, kam ndegjuar. Por
unë iu qes fall kafshve te shtepisë me i shpetuar kur atyre iu bien
ndonjë smundje e keqe e pa sherueshme por si me zhdukur at kafsh te
pa deshiruar un s’di tjeter bari sherues, vetem një gje e di; per
me ju shkua puna mbar ju duhet me dhan sakrifica.
- Si te na udhezoni ju
zonja jon e bekuar, na trego se ç’të duhet të bëjm se
perndryshe ne kemi mbet pa buk sivjet, i thotë kryeplaku.
Pritni pak sa te ndezi ni
zjarrë me dushk t' malit e q’ka t' thotë tymi unë ua spjegoj
juve,-u thotë ajo.
Pas pak ajo e sjelli para
tyre nje thes dushk te terun, ia dha zjarrin me ûn t’oxhakut dhe
filloj te meditoje duke veshtruar tymin qe ngritej perpjet ne qiell.
Nxori pastaj ne një kuti të vogël prej druri një grusht kryp e
hedhi ne zjarrë qnga ndegjohej krisma e krypes dhe nder kohë
pështynte anash duke kthyër kokën kah vizitorët e panjohur.
Para se te shuhet zjarri,
falltorja iu tha se zoti ësht hidheru keq ndaj njerëzve te ksaj
toke se asht mundu te behen njerzit ma te zot se sa vet zoti qe me
plot dashuri e ka kriju ket natyr ashtu si e keni gjet kur i keni qel
syt së pari mbi ket tokë.
Ju nuk keni rrespektuar
rregullin qe dikur Zoti e ka kriju qysh perpara se njerëzit te
vinin te jetonin ne keto toka, prandaj zoti ua ka dergue perbindshin
qe te mos ju lejoje kurrë te qetë në këto toka te thara.
Nga egoizmi ju, keni
tharë liqenjtë e zotit dhe tani mendoni se ju do perfitoni nga kjo
tokë, si t'ua fali juve këtë pabesi ?
-Jo, se besoj, kjo tokë
s’ju takon kurrë njerzëve, vetëm se mashtrohëni por një ditë
keni per ti paguar të gjitha mekatet, duhet ta dini, jeni te
mallkuar nga Perendia, pritne tani denimin, -kështu iu thoshte
pleqnarve falltorja.
-Kur do ndodhi kjo ?- e
kishte pyetur kryeplaku.
-Vetëm zoti e di këtë,
ndoshta nesër kur t’asht hana e plotë, ndoshta pas disa vitësh
apo më vonë pas mija vjetesh, zoti e di...mos u trembni pra se,
Zoti s’ju harron juve që e keni tharë këtë vendin e tij te
bukur: pse juve nuk ju pelqeu ta leni ashtu si ishte kjo tokë e
krijuar sipas deshires së Perendis me te gjitha te mirat qê kishte
kjo gropë ?
Apo mos ndoshta j'ua ka
marrur mendja se, më mirë është kështu si shifni sot që e
keni kurdisur sipas deshires suaj kurse ai e ka krijua me dashuri nga
shpirti i tij i mbrendshëm por ju keni marrur guximin për ta
korigjuar dorën e Perendis...;Haaaaa,-ia kriste me te qeshuara
ironike falltorja, ç'ka mendoni ju, apo mos ndoshta keni harruar
se çka i keni bërë kësaj toke ?
Ata njerëz që ia kthyen
shpinen perendis ai nuk i harron, nuk ngutet. Ç’keni bërë
tjetër te gjë te keqe pos qe ia keni ndrruar pamjen e dheut kësaj
toke ?
Shkoni tani, hajt, se si
’dihet, edhe mua mos po më gjën ndonjê e keqe me fajin tuaj, po
perpiçem t' ju ndihmoj, por ta dini se zoti ndoshta nuk do ma shef
per te madhe e s'ma merr fuqin qe kam... !
Kryeplaku vetem e
ndegjonte pa bër zë fare. E dinte fort mire se vetem me sakrifica
ndoshta zoti do e zbut hidherimin qe i kishin shkaktua. Kryeplaku e
pa qe ishte e kote tiu ludte me tej flltores, ndrroj mendejen dhe u
nisen e shkun kah kan ardhur.
Duke u kthyer rrugës po
atë ditë pleqnarët bien ne dert se qka me ju than tash njerzve kur
te kthehen se e dinin se sakrifica me askush nuk donte te japi prej
se kishin hapur kanalin dhe tharë liqenjt.
Te gjithë mendonin se
tani erdhi liria dhe puna e madhe ishte kryer kur i tere nje populli
e kishte kaluar gjysmen e jetes se tij duke hapur kanale per te pas
një ditë ardhmeri me te mir dhe nje jet te qet në paqe dhe te
lumtur ne token e tyre duke perfituar nga frytet e asaj toke të
bekuar qe jeta e tyre mvarej kryesisht nga deshira e popullit se a
donin apo nuk donin te thanin tokën. Por tanimë perseri populli
duhej te paguaj edhe njehere me sakrifica lirin duke flijuar femiun e
tij me te dashur.
A thua a te jenë te
pajtimit te gjithë ?
-Asgjë ! Na ka mbetur qe
edhe këtë here te japim gjak, keshtu na tha falltorja e jonë,
permes zonjes se bekueme...Para se te arrijn në fshat pleqët, ata u
moren vesh në mes veti diku në mal, që kur të kthehen atje para
fshatarve t'iu thojn atyre se gjoja zonja e Madhe ka predikuar, për
me qetsue zotin, që tua fali mëkatet që kan bërë njerzit në
gropen e tijë duhej flijua dike të gjallë. Më këtë plan,
kryeplaku kishte nder mend t’ju thotë fshatarve se me duart tona e
kemi tharë liqenin e gropes dhe atë kundër deshires së zotit dhe
per ate zoti tani neve na e ka derguar atë bishë të eger,
perbindëshin, për të na denuar.
- Ne duhet ta fliojmi
një djal të ri, të zgjedhur me bast, për qdo vjet per hir të
zotit.
Pasi që perbindëshi të
ngopet me viktimen e tijë të njomë ne fitojm të drejten me i
vazhdue te korrnat, perndryshe do kthehemi maleve si perpara...
Ashtu edhe ndodhi. Me te
mbrrijur në fshat, pleqnaret para popullit ua percollen fjalet e
falltorës popullore qe te gjith ran në pajtim qe për ç’do vit
te nzjerret me short një djal i ri qe te flijohet në Fusha të
Mëllinjave.
Prap kur erdhi vera
tjeter njerzit posa u benin gati per te korrur grurin ne ara ne
muajin korrik, njê ditë më par aty i kishin ftuar në logun e
burrave djemt e ri per te hedh shortin se kush prej tyre do tjet
viktima e perbindeshit per ket sezon te korrave.
Të tubuar ne logun e
burrave pleqnoheshin te gjitha drejtsit qe u perkasin fshatarve aty
u ndante e mira e keqja ku pleqnaret gjykonin kritikonin apo
sqaroheshin me njeri tjetrin për ndo nje ngaterres apo per qfardo
grindje te pa pritur qe mos te perfundoje edhe më keq këta
ndermjetsues vepronin sipas këtij kodi te vjetër qe e quanin kanun
i te drejtave morale nga jeta e banorve te çdo fshati, ligj ky i
dekretuar sipas urdherit te princit.
Mbas nje fjalimi mbajtur
nga kryeplaku qe te gjithë e rrespektonin vendimin e tij, ai iu tha
edhe njeher te rinjve se poqese nuk e bënin këtë flijim, kurrë
populli nuk do e gjeje rehatin në këto toka dhe gjithë mundi do
shkonte huq nese nuk e zbatonin urdherin, duhej dhâ viktima
perbindeshit, një djalosh te ri për çdo vit.
Disa gjenerata kishin
kaluar kështu që prej kësaj kohe, ramja e shortit, flijimi i një
çuni të ri në gushën e perbideshit dhe pastaj vinin te korrat në
ara.
Kështu vazhdonte jeta
nga viti në vit, këtë herë në log të burrave shorti i kishte ra
një djaloshi të ri i cili ishte dashuruar në një vajzë te bukur
ku ajo e priste me padurim diten e fejeses me të. Nuk i qonin mendët
andej se një ditë basti do i bie atij, por qe do, në log të
burrave kur kishte ardhur momenti me terhjek kashten, në vend qe ta
terhiqte kashten e gjatë, dhe jeta e tij do merrte kahje tjeter,
basti kishte dasht ndryshe, kështu që Ariu e terhoqi kashtën më
të shkurtër në mesin e tetëmdhjet tjerave që ishin më te
gjata sigurishtë.
Mënjëherë Ariut ftyra
iu bë si dylli, pikë gjaku si kishte mbetur.
E kishte parë se së
shpejti mbrenda javes duhej perfundoje trupi i tij ende i njom në
gushen e perbindshit e me e keqja ishte se, do e leje te vetmuar te
fejuaren e tij qe ia kishte dhân fjalen se në syrin e pranveres që
do vinte do martoheshin. Ato ditë të lumtura që i kishte kalur me
Ajkunen s’arrinte dot ti hiçte nga mendja e tij dhe tërë atë
pasdite mendohej se ç’të bënte, si te shpetonte nga ky hendek ?
Detyrimi e shtynte:
duhej të pranonte ligjin e kanunit.
Ai duhej të dali në
fusha për të perfunduar si të gjithë të tjerët para tij, s’do
të jet as i pari as i fundit. Basti i nxjerrur në logun e burrave
ishte detyrim i pa shmangshëm, nuk i falej tradhtija. Kishte dhimbje
të madhe për tokën diellin e hënën. I dukej gjatë, shumë
gjatë ajo natë pa dritë e tani pergjithmonë do ti thoshte
lamtumirë, i dukej e pa drejtë që të mos nxehej më kurrë nga
rrezet e diellit të shëndrritshëm.
Kur u kthye në shtëpi,
e njohtoj familjen e tij se, çfarë fati e priste atë dhe me
dhimbje e lotë iu hodhen në qafë te gjithë anëtarët e familjes
së tij. Për ta qe nga ky qast ai ishte i humbur pergjithëmon.
Të nesermen Ariu mori
leje nga kryeplaku që te shkonte për vizit së dashures së tij,
nja disa fshatra më tej, ta shihte për her të fundit e ti thoshte
lamtumirën, kështu e kishte vendosur ai.
E fejuara e tij banonte
në një shtëpi te vogël perdhese mbuluar me rrasa që i ngjante
një kasolle ku ajo jetonte në gjirin familiar. Iu ishte afruar afër
shtepis së Ajkunes, i lodhur nga rruga ndiersët mbi ftyr i shkonin
si ujë.
Pasi trokiti në derë të
shtëpis, Ajkuna me vrap ngurron për t’ia hapur derën Ariut,
sikur ia ndiente zemra pak, fillon përqafimi e pergdheljet e dy të
rinjve me gëzim e lotë në sy, që nga pragu i shtëpis dhe
perfunduan prapa shtepis nën hije të blinit të madh. Ariu e uli
kokën nga se nuk mundi dot të fshehi dhimbjen qe e mundonte në
shpirtin e tij ende të njom.
Edhe Ajkuna e kishte
vrejtur mënjëhere shqetsimin e Ariut por nuk dinte se si te
zbuloje shqetësimin e tij. Pas pak ajo u ngrit, i ofron një knat me
ujë të freskët, kishte shumë etje. Kur e piu ujin Ajkuna i
afrohet dhe ulet në prehën të tij. Ngadal me duart e saja të
njome ia pershkonte faqet, ballin e flokët e tij të gjata duke e
shikuar drejt në sy.
«Ari !Më duket se diçka
më mshef ti sot, ti nuk je si hiret tjera. Më thuaj pra i
dashuri im ç’ke, pse je kështu aqë i merzitur? - e kishte pyetur
vajza mjaftë e shqetësuar.
«E dashura
Ajkuna...»-ofshani më në fund Ariu.
Është shumë veshtir
për mua t'ua thëmë se ç'ka më trazon në shpirtë.. Ah, sikur
ta dije ti këtë se ç'ka me pret e nesermja... ah … -ofshante
Ariu !
«para pak ditesh ta kam
pas dhân fjalen Ajkuna se, do të martohemi pranveren që do vie,
por tash krejt ka marrë fund për mua, se basti im ka marrur
tjetër rrugë e dashur...do marohesh me ndonjë tjetër ?
- A je në vete ç’thua
kështu Ari, më paske mashtruar deri më tani apo ç'te ka
gjetur sot ?- i tha Ajkuna.
- Jo, e dashur unë s’po
te genjej por s’iq e din edhe ti, per ç’do vjet nxirret para
logut te burrave në short një i ri per tu'flijue perbindeshit ne
fushen e mëllinjave e këtë vit nder, vllezerit e mi unë kam
pranue qe te dal në log të burrave se jam ma i madhi, pêr të
terhjek shortin, e qe unë s’te kam treguar, e kam mbajt msheft
deri sot, por kerkoj falje prej teje, e di se kam veprue keq.
Në logun e burrave
shorti me ra mua se në mesin e tetmbdhjetë kashtave unë e
terhoqa më te shkurten, se zoti paska dasht kështu, të kem jetën
e shkurtër, të bie viktim e bollës për te korrat që vijnë këto
ditë. S’kam si t'ia bëj ndryshe, erdha të te shof për herë
të fundit e dashura ime Ajkuna!
Vajza u ngrit në këmbë
e zemrueme dhe ia ktheu shpinën Ariut duke e qortuar me zë të
lartë.
- E si s’ke turp të më
lëni kështu në këtë gjendje të vetmuar pa tentuar fare që të
mbrohesh nga aj përbindësh me forcen tënde që ke?
- E si t’ia bëj
ndryshe, kundër një perbindëshi ?
Edhe të tjerë djelmosha
të fortë si unë që ishin deri sot, para meje kan ra viktim e tij,
nuk do te jam i fundit as unë...
Në këto fjalë të
papritura vajza e shqetësuar për pakë se nuk e pushtuan emocionet
shpirterore te mbrendëshme në vaj por ishte me një karakter të
fortë dhe mjaftë guximtare.
U largua pak më tutje,
disa hapa largë djaloshit, ashtu e menduar, kishte vu dorën mbi
kokë dhe pas pak ajo kthehet kah Ariu me një shikim qe në syt e
saj ngjallte një shpres, ishte ndoshta loja e fundit me jeten.
- Prit, - i thotë ajo !
Ari, prit se e kam një ide-i thotë Ajkuna.
Ajo e udhëzon Ariun
krejt se ç’ka duhej ndermarrur për të mbrojtur me nder Fushën e
Mëllinjave, vendin e tij dhe shpetuar dashurin qe i lidhte dy te
rinjtë.
Tërë natën ajo kishte
pergatitur planin për të nesermen qe te shpetoje te dashurin e saj
pa nderpre. Ajkuna i kishte prerë e qepur një këmish mjaft te
gjërë sa që mund te fshifeshin nën te disa teha te mprehur kose
që edhe qimen e flokut e prenin pa u hetuar fare.
Kur të nesërmen në
mëngjes të gjithë u pershendeten me djaloshin qe kishte marrur
rrugën drejtë vdekjes ku atje poshtë në fusha të mbjellura me
grur e priste perbindeshi i madh për ta gelltitur të gjallë
viktimen e tij që i takonte !
Pasi që të gjithë te
afërmit shokët e tij mandej e tërë familja e tij u
pershendeten më Ariun para pragut te shtepis me lotë e percillnin
të dashurin e tyre në rrugë të pa kthim.
Ariu mori rrugën që
qonte për në ara duke hecur me hapa të ngadalsuar, duke zbritur
poshtë në fusha e lartë prapa tij mbetej fshati dhe te gjithë
banoret që e veshtronin nga largë perbindëshin .
Pak më tutje kur
mbërrijti tek një gardh me therra mjaftë i lartë fshehurazi e
dashura e tij i del perpara. Shpejtë e shpejtë ajo i jep shenjë qe
te deshi këmishen e tij te re qe nena ia kishte bër gati e pastaj
ia lidhi për së gjati në gjokës dhjet teha kose ngatas njëra
pas tjetrës, tri mbrapa shpinës, tri para dhe nga dy kosa nën
sqetulla ku mbi to më në fund Ajkuna ia veshi një këmish të
gjër të bardh si bora qe e kishte punuar gjatë natës dhe shpejt e
shpejt e perqafoi atë, ishte pershendetja e fundit.
Shko tani në fushë
betej e dalish faqebardh, zoti te ndihmoftë- i tha ajo e djaloshi u
drejtuar kah arat me grurin e mbjellun qe aty do te qfaqej se shpejti
bolla me bisht te gjat.
Si heret tjera, gjithmon
bolla para se te sulmonte viktimen e tij ajo e ngriste kokën lartë
dhe hynte nën hipnozë, e nëse viktima tentonte më ndonjë mjet të
mbrohej, menjëhere ajo e sulmonte atë me bishtin e saj të gjatë,
e neutralizonte viktimen.
Djelmoshat e zgjedhur me
short asnjëherë s’kishin tentuar të mbroheshin me ndonjë armë
se kështu duhej rrespektuar rregulli sipas kryeplakut.
Dikush duhej sakrifikue
jeten patjetër në fushen e mëllinjave.
Si prej vitësh më parë
edhe këtë herë bolla kishte ngritur kokën lartë, së pari u
tkurr pastaj iu hodh me një shpejtësi të madhe mbi trupin e
vektimes. Mbështillet rreth trupit të Ariut dhe e shterngon atë
më terë fuqin që kishte mirëpo për një qast, papritmas, bolla
u shpërnda, sa qel e mbyll sytë, në copa-copa mbi fushën e
mbjellur me grur, kurse mbi këmishen e Ariut s'kurronte vetëm se
gjaku i perbindëshit famkeq.
Kështu që tani kishte
perfunduar tmerri njëherë e pergjithëmon mbi Fushat e Mëllinjave
në keto toka të reja të kosovës se vjetër legjendare !
Thuhet se më vonë keta
dy të rinjë martohen e kalojn së bashku një jetë të gjat e të
lumtur si në prralla.
Thuhet se kishin lan
shumë trashigimtar !
Toka
e premtuar:
Disa gjenerata më vonë,
mbi këto troje mbretronte qetësi e plotë pa konflikte dhe pa
sakrifica njerëzish. Populli kishte fituar besim te fort tek mbreti
i tyre Topuzi qe mbretnonte se bashku me vllaun e tij Jonuzin ne dy
krahinat e Dardanis. Jonuzi me i madhi sundonte mbi fiset e
kalabreve ne perendim deri te rrypi i bjeshkve te namuna kah
jug-lindja me malet e majeve te sharres e në veri lindje me malet e
ulta deri tek kodra e Palanave aty ku vrehen sot pasojat e një
shperthimi te madh gjeologjik te lashtë qysh nga krijimi i
kontinentit të euroazisë i ndar dikur nga gjiri i Meksikës kur
ishin bashkë para miliona vitesh.
Në këto treva Jonusi
kishte ndertua fortifikata te mëdha gur mbi gur ku ç’do maje
kodre kishte ushtar te tij që mbronin trevat e tyre. Poashtu edhe
nga ana e Thunatve shifeshin fortifikatat e para për tu mbrojtur nga
fiset e mbrendshme qe kishin filluar perqarjen për pushtimin e
tokave më te pasura që posedonin galabrët kah perendimi i
Dardanisë.
Për Topuzin thuhej se
ishte i tmerrshem egoist dhe gjakpirës.
Asgjë nuk mund të
ndalte atë në aspiratat për pushtim të Galabris.
Gjatë një vjeshte, në
kohën kur dushku i malit kishte ra për toke, mbreti Topuz kishte
ndermarrur një fushat te rrept ndaj Jonuzit vëllaut te tij princ i
galabreve që ishte në konflikt perpos viset e Korites së madhe,
prej vitësh por mundet nga ushtria e Jonuzit dhe në at rast
detyrohet te terhiqet prapa me te gjith ushtrin e tij per tu
strehuar ne kodren e Llugave që mezi ushtria e tij shpeton pa u
masakrua. Mbasi terhiqen galabrët mrapa, ushtria e Topuzit nis te
zbres posht ne ledina ku i priste mbreti i tyre por duke zbrit prej
shpatit te te malit plotme çuba ata e hetojn se nuk iu kishin mbetur
fare tesha ne trup ishin shtjerr ber cop me copneper llugat e ulta te
malit. Ushtaret bie ne dilem!
Si ti dalin mbretit
perpara ashtu te shkyer, gjysëm te zhveshur ?
E tërë ushtria kishte
mbetur e izoluar ne mal te turperuar se s’kishinrroba tjera me i
ndrrue, e mbreti priste ende aty poshtë në ledina.
Atëhere komandanti i
forcave ushtarake zbret te mbreti dhe e lajmron ate duke i thënë
se, krejt ushtria e tij i ka mbetur e zdeshun në Kodren e llugës
si ishte më keqë!
Edhe mbretit i kishte
ardhur shumë keqë sa që prej dhimbjes kishte filluar të qaj si
fëmija dhe iu kishte lut zotit që ta ndihmoje në këtë situat të
keqe.Pas pak gati ter rrethina kishin marrur vesh se mbretit ushtria
i kishte mbetur e mbyllur atje lartë maje malit, në Kodren e
llugave.
Atëherë çka bëjnë
vajzat e fshatrave per rreth: te organizuara fillojnë ti prinin e
t'iu qepnin rroba të reja ushtris shpejtë e shpejtë tërË diten
e gjatë dhe dikur kah mbremja afrohen te gjitha vashat e reja për
ti sjellur ushtris se mbretit rrobat e gatshme.
Mbreti se kishte pritur
fare këtë gjest nga banorët a asaj ane dhe prap kishte nisur te
qante si fëmi nga gëzimi...
Dhe n’atë qast i
drejtohet Perendis me duart lartë me këto fjalë:
- O Zot i gëzum! Po
t’lutna ty që të ma plotsosh këtë deshir qe e kam në shpirtin
tim e që ma pervlon zemren se, hidherimi imi ndaj kësaj kodres së
mbuluar me lluga që ushtria ime me ka mbetur e turpnume, dua që ky
mal kurrë mâ mos të mugulloje sa t’âsht toka me gjin !
Pasi që vishet perseri
ushtria me rroba te reja zbresin posht ku i priste mbreti nën tendra
porata tani ishin eqtuar aq shum sa qe ju binte te fiket dhe me nuk
mund te ecnin fare dhe rrëxoheshin per toke.
Mbreti e mori shpaten e
tij dhe me maje e nguli mjedis kerrshit mu në rrenx te kodres së
llugave dhe pernihere aty rrrjedhi uji i pijshëm qe tër ushtria e
tij u perul në gjunjë e pastaj filluan ta shuajn etjen me ujë
nga ky krua i ftohët i posa hapur:që atëhere quhet kroni i mretit
!
Prejardhja
e familjes mbretnore Trojane:
Ramsezi II-të do te
realizonte ëndrrën e tij qe ti ripushtoje territoret që i
kishte patur dikur nën sundim para ardhesi i tij Tutmosis III
por qe i kishte humbur pastaj gjatë sundimit te faraonit
refomator Akenaton, ne vitin e katertë te sundimit te tij. Pra
per Ramsezin ishte me se vitale kjo betej kunder Hititeve te
cilet e kishin marrur nje pike strategjike te sirise se sotme
e pasur me drunjë qe për egjiptianet ishte vital ky
furnizim. Ramsezi II kishte vendosur ti ballafaqonte hititët në
Kadesh, që konsiderohej një fortifikat e pamposhtur !
Niset pra nga
Pi-Ramsez, qyteti i tij buzë deltës së Nilit, kalon nepermes
Tçarru, Kanan, Tir dhe Biblos dhe futet në territoret e
Amurus, këtu në befasi e sulmon princin Beteshina aleat i
hititeve, i cili dorzohet pa kundershtim fare.
Ramsezi II emron
Nearinkin aty si guvernator dhe kthehet në Egjipt, dhe ai kishte
vrejtur se ende nuk ishte i gatshem ti sulmoje hititet këtë
herë që ishin mu afër Amuru, i duhej një pergatitje e
duhur kundër hititëve...
Filloi pra te
pergatiste ushtrine e tij, kishte vetem se 1900 egjiptas kurse
pjesa tjeter ishin mercenar, ne emsin e tyre edhe 2100 Sardanes, te
cilet pasi e kishin sulmuar egjiptin rreth vitit 2010 ne kohen e
faraonit Merop keta ishin dorzuar dhe tani luftonin ne krahun e
faroneve, poashtu keta kishin edhe 2500 karroca me kuaj dhe te
stervitur mirë. Niset ne muajin maj te vitit 1274(per disa
burime tjera 1294) nga Egjipti duke kaluar në Kanan dhe Galile ku
pastaj ngjitet luginës së Bekës për të arrijtur në
Kadesh, qytet në Sirin e sotme.
Në anën tjetër edhe
hititët bëhëshin gati për këtë betej. Perandori hititë
Muvatalli kishte ngritur një ushtri të përbërë nga një
koalicion i shumtë i popujve të Azisë që këta ishin;
Naharina, Arzauva, Dardanë, Kershkesh, Masa, Pidasa, Inuna, Karkisa,
Lukka, Kizzuvatan, Karkemish, Ugarit, Kedi, Nuges, Mushaset, pra
ishin rreth 30 000 luftëtar e 3000 karrosa lufte terhequr nga
kuajt e shpejtë hitit te quajtur ikali.
Në këto tekste
egjiptase nga skribët e Ramsezit kuptohet se është edhe e
teprueme kjo ngjarje, ku përkah numri i forcave, ai i zvogloj
ushtarët e vetë në këto shkrime, dhe e tepron më hititët
dhe se gjoja ai luftoi si luan, por në realitet, në këtë
betej, perpakë atij i shkoi koka...!
Ta lëmi tani
Ramsezin e të mirremi njëherë me aleatët e Muvatallit,
përandorit hitit, ku në mesin e aletve të tij, ne mund të
thëmi, në mesin e mercenerëve, i gjëjmi këtu për herë
të parë në një tekst egjiptas të shkruar edhe emrin e
"dardanëve" =dardi= permenden si aleat të
hititve, perafersishtë nja 25 vite para Luftës së Trojës, te
shkruar në hieroglife rreth 500 vite para se ti citonte Homeri
në Iliaden e tij !
Si e spjegojmi këtë ?
Nëse e percjellim më
kujdes kronologjin, atëherë duhët të këtë marrur pjesë në
këtë luftë edhe vetë Priami, ku në këto rrethana e
sjellin si bashkohës të Ramsezit II, por nëse kjo beteja e
Kadeshit është zhvillua më 1274 para krishti, si e thonë disa
të dhëna tjera por kemi edhe një dat më të perparshme të
vitit 1294 më q'ka e hudh poshtë këtë ide ku, Priami e
Ramsezi do kishin patur mundësi të ishin bashkohës, por, ka
mundësi qe në këtë kohë për krahë hititeve duhet të ishte
i ati i Priamit, Laomedoni ose si e quanin tirani i Trojës
perndryshe i Laomedonisë sepse kështu e kishte emertuar
Trojën pas vdekjes së babait të tij Iliosit(ilia).
Në këtë analiz
mundohemi të lidhim prezencën e Dardanëve në Azië të vogël
që nga Antikiteti i hershëm përmes shkrimeve që janê
permendur si popull i fuqishëm e deri tek shuarja apo
nderprerja e ç'do shenje në tekstet e autorëve që pasojnë
deri në kohën e Krishtit dhe pas Krishtit për të perpiluar
zingjirin e kësaj "Sages së gjatë të dardanëve"
që mbijetoi deri në ditët tona
Përpos këtij shkrimi
të vjetër egjiptas që e cekëm më sipër, deri me sot e
hasim emrin e dardanve, edhe tek Homeri në eposin "Iliada"
që i kushtohet luftës 10 vjeçare të Trojës deri në ramjen
e saj finale nga Akejt rrth vitit 1250 para krishti ose 25 vite
pas betejes së famshme të Kadeshit.
Iliada njihet permes
Homerit qe e shkroi këtë rrefim legjandar në mesin e
shekullit VIII, si te themi, sot të shkruaje një kosovar për
ramjen e Shkodres, 500 vite pas kesaj ngjarjes ! Pas ramjes se
Trojës dardanët shuhën se egzistuari në Azi te vogël...
kështu mendonim, por kemi hasur edhe në një dëshmi tjetër
në një shkrim i vitit 404 para krishti ku autori grek Ksenofon
permend dardanët, me saktesishtë, një princesh dardane me
emrin Manja e cila ishte emruar guvernatore nga zatrapi persë,
se dihet, në këtë kohë Eoliden, këtë regjion të Turkis
jug-perendimore e sundonin perandorët persë.
Pra, princesha dardane
Manja, pasi që ia vrasin burrin, kishte vendos që ta ftoje
zatrapin persë tek ajo dhe ta luste atë që ta zëvendësoje
burrin e saj, pasi që princesha Manja iu ishte betuar
zatrapit se, edhe ajo do ti paguaje tatimet më rregull si më
parë që e kryente këtë detyrë me nder edhe i shoqi i saj,
kështu që Manja ia mbushi mendjen Zatrapit persë deh e pranon
propozimin e saj, pra Manja dardane emrohët princesh e gjithë
Eolides.
Nëse do e pranojmi
faktin se, të parët që themeluan Trojën ishin kolonizues, pra të
ardhur nga gadishulli ilirik, atëherë kuptohet se kolonit nuk
mund të ken patur jetë të gjatë asnjëherë, kjo dihet, po sipas
mendimit tim, kjo dinasti ka zgjatur vetëm 150 vite dominimi në
Frigji dhe pastaj është zhvëndosur diku tjetëer, një pjesë
ndoshta ka kaluar tek Hititët dhe Mitanët apo Hiksosët e tjerë
të cilët kalojnë në Traki ku e gjejmi edhe sot ne disa
toponime të Bullgaris së sotme emrin e luginës së trojanëve.
Shpeshëherë, trojanët
ngatrrohën nga autorë të ndryshëm dhe quhen "dardan"
poashtu edhe në "Iliad" qe në fillim njohen me emrin
trojanë mirepo aty në Frigji nuk kishte vetem dardanë (nga kosova
e dikurshme) te dinastis nga Dardani i permbytjes por kishte edhe
popuj tjerë frigjian dhe trakë.
Shtrohet pyetja; a thua
mos ndoshta ka vijuar të mbijetoje edhe më tutje fisi dardan në
Azi deri me ardhjen e Aleksandrit te Madh apo ishte shuar para tij ?
Dardanët në Azi ishin
te detyruar që te bashkëpunonin me persët por me ramjen e
Dariusit nga Aleksandri ndoshta edhe këta dardanët e pesojnë keq
si aleat të persve q¨ishin apo mos ndoshta edhe iu kanë nënshtruar
Aleksandrit dhe percjellur atë deri atje në Hindu-Kush e
Karakurum ?
Del pra se, këto fiset
Burrashe qe i hasim sot ne Pakistan nuk e besoj qe janë ushtar
ilirë apo maqedonas por një pakicë trojanësh që shpetuan pas
ramjes së Trojës dhe më vonë pas ramjes së perandoris perse
këta iu bashkangjiten Aleksandrit dhe u ndalen më në fund
në Pakistan ?
Dihet mirë se
Aleksandri kishte pas veti vetem 1000 ushtarë ilirë, kuptohet
betej pas beteje do te jene zhdukur kurse dardanet e Eolides(krahinë
afër vendlindjes se Homerit) me në krye princeshën Mania ku mund
te ishte shperngulur atje në Pakistanin e sotëm ngase, pas
Aleksandrit më nuk permenden dardanët askundi si popull në Azi të
vogël.
Si humben këta dardanët
e fundit të Eolides, ku shkuan, ku humben ?
Apo mos jetojnë ende
diku në Turkin e sotme ku do te kene humbur edhe gjuhën e tyre dhe
zakonet e vjetra trojane ?
Shifet kjart nga kjo
deshmi se dardanët nuk pranonin asnjëherë te ishin grekë dhe as
qe te binin nën sundimin e tyre andaj kanë pranuar më parë te
bien nën sundimin persë se sa atë grekë.
Qka mund te shtojmi
tjetër perpos kësaj se: në Azi te vogël dokumentohet qe ka patur
koloni dardane dhe ate 400 vite pas Homerit apo 800 vite pas ramjes
se Trojës, sipas Xenofonit dhe gati 30 vite para luftes se
Trojës ne kohene Ramsezit II-të mirëpo Ksenofoni jep kete
vulosje se me te vertete Homeri nuk i ka nxjerrur dardanet si emer ne
Azi te vogel koti si mit por fakt i gjallë, ata jetuan brez
pas brezi edhe pas ramjes se Trojës.
Pasi që shtjelluam në
terësi permes teksteve te vjetra duke filluar atyre
egjiptase te kohes se Ramsezit II si dhe sipas Homerit në
"Iliada" mandej edhe Ksenofoni na e vertetoi se
Dardanët kane egzistuar edhe pas Homerit deri me ardhjen e
Aleksandrit te Madh- diku kah viti 333 para krishti, shtrohet pytja
tani;
A mos kanë krijuar
Trojen e dytë kjo koloni dardane diku me tutje kah lindja në
Dardistanin e sotem për te vijuar më tej Sagen e re Trojane
?
Origjina
e familjes mbretnore Trojane:
Priami ishte një mbret
i një qyteze shumë të pasur dhe më një periardhje
prestigjioze ku radhiten një vargë paraardhës tê tij në Iliad
ku rrallë hasim në mitologji personazhe më një gjenealogji
aqë të gjatë dhe direkte. i pari i tyre ishte Dardanosi,
Eriktoni, Trosi, Ilosi e Laomedoni i j'ati i tij. Ndersa i j'ati i
Dardanosit sipas mitit, ishte Zeusi që dëshmon se lidhja e
Zeusit mê familjen mbretnore trojane ishte e pa kputur. Tre
emrat, Dardanos, Tros dhe Ilos janë eponime që mund të
revandikohen si emra të veçantë, jo grekë, kurse Eriktoniosi
dhe Laomedonin i gjejmi edhe tek grekët.
Në katalogun e trojanëve
Dardanosi njihët si eponim i Dardanëve dhe aleat i trojanve, ose
edhe si trojanë, në Iliad dardanët udhëhiqen nga Eneu pasi
që edhe burime të mëvonëshme dëshmojnë se : Dardanët
fomonin një popullësi të madhe në Gadishullin Ilirikë që
kishin kaluar në azi të vogël.
Në Iliad Dardanosi
përmendet nga Eneu kur ky ndeshet përballë Akilit, ai e
gjënë të nevojshme që ti tregoje Akilit se nga rridhte dhe
i pershkruan atij degën gjenealogjike të tij që nga ardhja
e Dardanosit në rrreze të malit Ida, se atëherë ende
Ilioni apo Troja nuk egzistonin, dhe me tej nga Posejdoni mësojmi
se, Dardanosi për Zeusin ishte shumë i shtrenjtë.
Tradicionët
post-homerike njohim edhe shumë emra të tjerë, si grat e
njohura të Dardanosit, ato heroin e sjellin edhe nga Arkadia, nga
Kreta, nga Italia apo Etruria.
Të ju permendim se
Dardanosi duhej të ishte bashkëkohës i Kadmit, apo së paku 50
vite pas tij, që mund të llogarisim se ai ka jetuar rreth vitit
1500 deri 1450 para krishti, që perputhet më epokën e Kadmit
të ardhur diku nga Fenicia.
Mirëpo ardhja e
Dardanosit nga Italia më siguri është një epizod më i
vonshëm krijimtari romake që këta e shtyjnë këtë lidhje
familiare mu në ato vende ku pastaj Virgjili e shetit Eneun
mu në këto vende për të dëshmuar gjoja se, «Eneu
u kthye në atdheun e të parve të tij në Italië andej nga
vinte edhe stergjjyshi i tij Dardanosi».
Emrin Dardanos e gjejmi
te ardhur edhe nga Trakia, Frigjia apo ndoshta edhe nga
Venetët e Ilirisë ?
Emri i Dardanosit është
i lidhur ngushtë më Ilirët edhe përmes fjalës "dardh"
që ka kuptimin edhe të një shtizës, heshtes ku forma e
majës së saj është në formën e dardhes, nga kjo armë
pra me siguri se vjenë edhe shprehja e njohur tek ne kur
thuhet se "dardha e ka bishtin mbrapa" do thotë
shtizën e drurit si armë lufte më dy kuptime mirëpo emrin
"dard" e hasim edhe tek fjalori keltik e sidomos
gjermanë ku kjo "darda" është një shtiz në form të
dardhes me çka perforcohet ideja se edhe Dardanosi i
Iliades spjegohet sot pêrmes gjuhës shqipe dhe se vinte
nga trojet shqiptare të lashta.
Poashtu emrin e
dardanëve e gjejmi edhe në hieroglifet egjiptiane, të kohës
së Ramsezit II-të rreth vitit 1286 gjatê betejes sê Kadeshit
në Sirinë aktuale.
Prinderit
e Dardanosit:
Shumica e autorve e
cekin se Dardanosi ishte i biri i Zeusit dhe Elektres, sipas të
dhenave të Heziodit, pra, Elektra kishte lindur Dardanosin dhe
Etionin që të dy vllëzërit kishin për grua Demetrën këtë
hyjni me çka irritohet Zeusi dhe e denon Dardanosin, mirëpo
teksti është i pjesërishëm por një pjes nga është
restorua.
Ndërsa Serviusi, autori
tjetër latinë e spjegon më ndryshe ku ai thotë se :
Elektra ishte dashnorja e Zeusit por njëherit ishte edhe
gruaja e mbretit Koritos të italisë, dhe se: Dardanosin e
kishte nga Zeusi kurse djalin tjetër Jasionin e kishte me
Korintosin, burrin e saj.
Sipas Likofronit, Elektra
ishte e bija e Atllasit, lindi nga Zeusi Dardanosin dhe Iasionin
që ky i dashuruar në Demetrën u vra nga rrufeja e Zeusit.
Mirëpo këtu, në dallim nga versioni i më sipër, Serviusi na
mëson se Iasioni vritet nga Dardanosi në një dyluftim për
shkak të Demetres ndërsa autori tjetër Laktans na thotë se
Dardanusi si edhe Iasioni qê të dy ishin bijêt e mbretit
Korintos e jo të Zeusit.Sa i perketë grave të Dardanosit
edhe këtu kemi versione të ndryshme.
Denisi i Halikarnasit
thotë se Dardanosi ishte martuar më Krizen, në Arkadië, ku
më vonë ik nga Arkadia. Diodori i Sicilisë thotë
ndryshe, Dardanosi martohet më Batejën, ndoshta Bahtijën
?...të bijën e mbretit të Frigjisë, Teukerit ku më vonë
pas vdekjes së Teukerit Dradanosi trashëgon fronin mbi tokat
e Frigjisë. Arriani, një historianë tjetër e thotë të
njejtin version por ai e cekë se: Dardanosi u martua më te
dy vajzat e Teukrosit, Nezon dhe Batejën, më të parën pati
një vajzë të quajtur Sibellë, e njohur më vonë
si profetesa e Frigjisë, e më Batejën pati Eriktonin dhe
Ilosin.
Eustashe e permend edhe
një grua tjetër të Dardanosit e që quhej Mirina dhe se
autori këtu dyshon në mes Bateja dhe Aristes, ndërsa versione
tjera e cekin se, Dardanosi u martua më Ariste te bijën e
mbretit Teukros i ardhur nga Kreta.
Denisi i Halikarnasit
thotë se Atllasi ishte gjyshi i Dardanosit, më origjine nga
Arkadia me çka iu lejohet e drejta romakëve ti quajnë edhe
grekët si romakë autentik ndërsa Virgjili Dradanusin e
njehë më origjinë nga qyteti romakë Koritus më çka i jep
të drejten ta shkruaj Eneiden dhe ta sjelli Eneun në trojet
e të parve të tij mirëpo mjerishtë që keq interpretohet për
lexuesin shqiptar sot, ngase mendojmi se Virgjili bëri diçka për
hirë tonë pa e ditur se ai e shpiku këtë trillim për
interes të romakve qe nuk shkon ne interesin tonë as sot..
Autori tjetër Apolliosi
i Rodës Dardanosin e nxjerr nga ishulli i Samotrakës, sespe
aty jetonte Elektra, e bija e Atllasit, e quajtur edhe ndryshe
më emrin Strategjie por edhe Elektrione sipas Helenikosit të
Lesbosit. Mirëpo Denisi i Halikarnasit më tej shton se e bija
e Pallasit, Kreze kur martohet më Dardanosin, kjo i sjellë
më vete si të pame, dhurata të shtrenta nga Atena, që ishin
plotë me mistere si Palladioni i shenjtë, krijuar nga
perenditë e mëdha. Kur arrinë pastaj në Samotrakë Dardanosi
më këto dhurata të shënjta, aty nderton një tempull për ti
nderuar këto simbole të shenjta dhuruar nga perendia dikur
Athenës, ku më vonë kjo figurina misterioze e Palladiumit
bartët edhe në Ilion.
Arktinosi thotë se ky
palladioni i shenjtë ishte dhurat e Dardanosit që i kishte
falur Zeusi e jo e Athenes mirëpo Akejët në luften e Trojës
kishin vjedhur vetëm se një kopje të saj e jo origjinalin
që ishte i fshehur në Trojë dhe pas ramjes së Trojës
Eneu e merrë me vehte dhe e dergon në Itali ku sherbente si
bazament i ndertimit të Romës.
Pra Dardanosi i solli
këta penatët nga Samotraka në Frigji kurse Eneu sipas
Virgjilit i merr këto mistere te perendive dhe i kthen ato
prapë në Italië. Si e dijmi më vonë, gjatë një sulmi te
Galëve nga Belgjika në krye më Brenusin e famshëm në vitin
389 para krishti ku më këtë rast rrethohet Roma,
prifterinjët romakë nxjerrin nga arka e moçme këtë
Palladiumin që e kishte sjellur Eneu dhe pasi që e shikon
me sy Brenusi, ky nga frika merrë arratinë dhe heq dorë
nga rrethimi i Romës.
Kemi edhe dëshmi tjera
se: Palladioni i famshëm i Dardanosit ishte në Samotrakë se ai
permendet edhe tek autorë tjerë sipastyre, kur Kadmosi
martohet më Harmonin ata shkojnë aty te dy në këtë tempull
të shenjtë te këtyre mistereve në Samothrak. Mandej edhe
perendit tjera iu sollen dhurata Kadmosit e Harmonisë, në mesin
e dhuratave ishte edhe një fyell dhurat efalur nga Hermesi.
Mirëpo kur Dardanosi
vëndoset nga Samotraka në Frigji, së pari themelon një
qytet që merr emrin Lirnos, emërtim sipas kësaj dhurates nga
Hermesi, aty Dradanosi kishte lënë fyellin e famshëm,
mirëpo kur Akili pushton Lirnosin e merrë këtë fyell magjik
më vete. Sa i perketë mistereve të Samotrkës, është
interesante se po në të njëjtin vendë takohën këtu në
Samotrakë edhe Filipi i Maqedonisë dhe Olimbia e Mollosve ku
pastaj martohën pasi që më parë, Olimbia i kushtonte rëndësi
këtij vëndit të mistereve dhe ishte adhuruese si falltore e
magjive të fshehura.
Sipas versioneve tjera,
Dardanosi i kishte shkuar në ndihmë mbretit të Frigjisë
Teukrosit dhe pas vdekjes së tij Dardanosi trashëgon tërë
Frigjinë, themelon qytetin e tij të parë Dardania buzë
hyrjes së kanalit që lidhte Detin e Zi më Egjeun ku deri
atëherë quhej Teokria, me ardhjen e Dardanosit në fron ky
vendë u quajt Dardania, që sipas autorve te ndryshem, varri i
tij ishte jo largë Trojës. Më vonë Dardania, apo Ilioni e
Troja njihën më emrin fusha e Trojades.
Diodori i Sicilisë
thotë se: pasi që Dardanosi e themeloi një qytet më emrin
Dardani atje në Frigji, ai dergon edhe kolonë të tjerë në
Trakië.
Si duket pra, ka patur
një pshtjellim sa i përketë prejardhjes së Dardanosit, në
këtë regjion të afërt nga Dardania e Ilirisë i afërt nga
mali Ida, në Abidos, kurse Virgjili e nxjerr Dradanosin gjoja si
babai i Ilionit dhe themeluesi i këtij qyteti.( Por nga ana e
lexuesit tonë, per çudi, asnjëri nuk e vrejti se Virgjili
revadikon Dardanosin si pasardhes romakë.. qe shkoi nga Italia
dhe u kthye, ndërsa ne e kuptojmi ndryshe, duke e interpretuar
se gjoja Dardanosi nga Dardania shkoi e themeloi Romen, por ne
realitet referancat e Virgjilit tregojne ndryhe se ai politikishte
e kryen procesin e tij duke e nxjerrur Dardanosin nga italia,
pereseri e rikthen pas 150 vite Eneun ne vendin nga kishte
dalur i pari i tyre, i quajtur, Dardanosi nga Korita e Italisë..
dhe këtu, me vje keq se, lexuesi yni nuk e ka kuptuar mirë
mesazhin e Virgjilit, sepse në mendjen tonë ai na thuri neve
lavdi por në realitet qelsi i enigmes është diku tjetër, pra
tek propaganda dhe perfitimet ne mas duke e manipuluar shpirtin e
popullit te Romës së vjetër me ndihmen e mitologjisë)
Sipas të gjitha
këtyre të dhanave, kuptohët pra se, Dardanosi në Frigji nuk
ishte autokton poashtu edhe dardanët ishin një popull i ardhur
ose nga Traka ose nga Arkadia ose nga Ilira.
Troja me nëntë shpirta
?
Jeta e një arkeologu,
kështu titullohet libri shkencor autobiografik i Henrik Shliemanit
me nënshtetësi amerikane, por i lindur në Gjermani i cili ishte i
pari që filloi gjurrmimet në kodrën e vogël të Hisarlikut në
Turqi në vitin 1871 me lejen e administratës Otomane për te
kerkuar Trojën legjendare. Ai në faktë gjurmimet i kishte nisur
disa kilometra më perendim në një koder te quajtur Bunarbashi afer
gjirit te Beshikë ku punimet i kishin nderprerë disa vite më parë
ekipi anglez por Shlimani e heton pas disa ditesh se aty nuk mundet
te ishte terreni i pershtatshëm për një qytet antikë si Troja
sepse pika e parë vrejti që lumi Skamander ku sipas Homerit duhej
ta ndante fushen e trojës ne dy pjes dhe se Troja duhej te ishte ne
anen e majtë te ketij lumi nese i veshtrojmi me vemendje lufterat
mes trojanve e akejve...Menjëhere pas ca ditesh Shlimani ndrron
mendimin dhe shkon instalohet ne një koder tjeter pertej lumit
Skamander ne kodrene quajtur Hisarllik.Deri ketu vrejmi një se diçka
nuk është në rregull sipas interpretimit te historianve e
arkeologve të cilët e teprojnë më thenjet se: gjoja Shlimani
zbuloi rrnojat e Trojës më "Iliaden" nën sjetull dhe
direkt shkoi në atë vend ku kishte cituar gati 28 shekuj më parë
edhe Homeri !
Mirëpo kur e vrejmi se
Shlimani beri edhe kerkime tjera ne kete fushë poshtë e lartë me
shpres per te gjetur ndonjë gjurmë apo themele te vjetra te trojes
qe sipas ketyre indikimeve do te gjeje ndoshta trojen e vertetë.Ditë
pas ditesh ai instalohet afer germadhave te një fshati të vogël
prej rreth 17 shtëpish banorë me origjinë shqiptare qe ndoshta
kishin lenë vendin e tyre (nga rrethi i Kumanovës si duket) dhe
ishin instaluar mu afër ketyre germadhave. Shlimani njoftohet aty
edhe më një shqiptar tjeter qe sherbente si percjellës drejtues
që dinte të fliste greqishtë dhe e njihte mirë këtë rrethinë.
ketu pra në ketë fshatë
te vogël me disa shtepi te banuara më shqiptar Shliemani fillon
te eksploroje terrenin mirë në një paragraf nga biografia e tij ai
pa kurrëfarë talenti te një autori as te një gjentlëmenti në
mënyrë më neqmuese perbuz varfërinë dhe mikpritjen shqiptare
gjoja se "e kishte veshtirë të ushqehej në ato kushte kur
shikonte duart e atyre njerzve qe gatuanin bukë me ato duar
fhstaresh..etj qe nuk po hy ne detaje ....Vetëm se ky paragraf nuk e
meriton te ishte shkruar fare....
Por t'i kthehemi
Trojës...
Dihet se Shliemani ishte
i pasionuar për Trojen Homerike sipas të thënave të tij gjoja se
qysh nga mosha e re. Por është interesant se si i ra ndermend të
kerkoje Trojen një tregtari qe mirrej me tregtine e barotit gjatë
luftes së Sesionistëve (shkëputjes) nga Unioni amerikan i vitit
1862-1864 ku më këtë rast të volitshem ai bëri pasuri të madhe
duke u marrur më blerjen e duhanit dhe shitjen e barutit te dy palve
në këtë konflikt qe terboi tere Ameriken e asaj kohe dhe si ia
arriti Shlimani si tregtar i barutit dhe municioneve e armatimit
luftarakë t'i kthehet gjurmeve arkeologjike deri në kerkim të
Trojës legjendare !
Duke e studiuar mirë
biografin e tij, për disa shkenctar, ai kishte humbur besimin dhe
sot autorët modernë mendojnë se, Shliemani ishte një sharlatan
i pa shoq dhe se në tregti dilte fitimtar dhe mashtrues i pa shoqë.
Pas kthimit nga Amerika,
mënjëhere pasi ishte nderprë lufta e Sesesionit, prapë
Shlimanin e gjejmi në një konflikt tjetër mu afër frontit ku
bëhej lufta Ruso-Turke !
Edhe këtu ai nisi te
mirrej njësoj si atje në Amerikë me biznes por këtë herë me
indigo qe vinte nga india.
Posa perfundon lufta
ruso-turke Shlimani doli fitues me një pasuri te madhe për atë
kohë.
Ideja i kishte ardhur që
te mirrej prej tani me diçka krejt tjetër...
Në vitin 1871 fillon te
gërmojë në Bunar- Bashi, aty ku më parë ishin disa germadha dhe
një kanal i gjërë që percillte ujërat e një dege te Skamandres
drejte tek gjiri i Beshikës në perendim kah deti Egje.
Mos te harrojmi t'ju
permendim se, germadhat e Trojës në Hisarlik aty ku pastaj do
hulumtoje edhe Shlimani, dikur ishte një qytet i zhvilluar nga
romakët por njihej me emrin Ilion dhe t'ju kujtojmi se, Troja ka
ndërruar disa herë në histori këtë emër.
Duke u nisur nga
kronologjia e enciklopedive botrore thuhet se:
Nismetari apo i pari i
trojanve ishte Dardanosi (diskutohet ende se ka ardhur nga dardania
ilire) u vendos në mbretërin e Frigjisë si spahi në tokat e
mbretit Teuker mu buzë ngushticës së sotme të Dardaneleve dhe
aty ai kishte ndertuar një kala, sigurisht për të kontrolluar
tregtinë detare në mes dy detnave Detit të Zi dhe Egje, pra, ky
vend njihet me emrin Dardanum si qyteti i parë i kësaj dinastije e
jo Troja, mashtrohen disa hulumtues. Mirëpo pas vdekjes se
Teukerit mbretit frigjian, ku e bija e tij Bateja do martohej me
Dardanosin pasi qe Teukrosi nuk kishte lën trashigimtar tjetër dhe
kështu fillon dinastia e parë dardane në Frigji gati që zgjati
për gjashtë gjenerata me rradh që nga -1450 para krishti e deri
afër vitit -1250 me ramjen e Trojës ku si mbret i fundit ishte
Priami.
Dardanosi dhe Bateja
kishin lënë trashigimtar Eriktonin pastaj ky le mbrapa tij Trosin
nga edhe sipas tij merr emrin Troja. Mirëpo Trosi kishte dy djem,
Iliusi dhe Azarakun. Në fron për mbret hyp Iliusi kurse Azarakusi
per trashigimtar kishte Kapizin qe pas tij vjen edhe Ankizi i
famshëm rëne ne dashuri me Afërditen dhe lind Aneas/Eneu dhe
dihet pastaj se, nga kjo degë që ishte pak më larg Priamit e
shmangur nga tragjedia trojane Virgjili dhe Augusti kishin konspirua
se bashku planin e tyre; duhej patjeter kurdisur origjinen trojane
të romakve !
Kurse dega tjetër e
Iliusit vie nga tirani famëkeq Laomedoni i cili ishte i ati i
Priamit.
Sipas Virgjilit dhe
Augustit, kjo dega famëkeqe e Iliusit duhej zhdukur nga faqet e
historisë Romake sepse ishin degjeneruar dhe se i kishte humbur
te gjitha virtytet e të te parëve të tyre si Dardanosi e Trosi
Iliusi Laomedoni e deri tek i urti Priam.
Të shofim këtu vijen
trashigimtare të families mbretnore trojane:
Dardanosi
Eriktoni
Trosi
IIliusi
================================ Azarraku
Laomedon
=============================Kapis
Priam
================================Ankiz
Parisi-
Hektori- Kasandra- Polidori================ Eneu
Qe pra si na shfaqet
familja mbretërore trojane që nga shekulli XIV deri ne shekullin e
XIII-të para Krishti.
Është e vertete kjo
se, në një faqe nga biografia e tij Shlimani i permend familjen
trojane duke thënë se kjo dinasti dhe ky popull ka ardhur diku nga
Ballkani....
Pas një punë intensive,
brenda tri vite Shlimani zbulon jo një por nëntë shtresa te
Trojës të ngritura njëra mbi germadhat e tjetres. Një civilizim
i vjeter prej më së 4000 vitesh. Mirëpo vetem në Trojen numër
VI-të Shlimani gjen disa prova të zjarrit ku dhe bindet se aty ka
gjetur Trojen Homerike. Një mbremje derisa puntorët e tij kishin
nderprerë punën, ai bënte një shetitje mbi muret e Trojes sipër
germadhave te posa zbuluara dhe papritmas "gjoja" se paska
hasur në një arkë prej druri ku në te ai gjeti thesarin e
njohur që menjehere e pagëzon "Thesari i Priamit" !
Aty mbrenda në këtë
ark druri gjeti një diadem të mrekullueshëm prej ari të
gershetuar me fletë dushku, jo ma pak se "dymbëdhjetëmijë
fletë dushku" (si në shifren mitike-fetishe qe
permendet shpeshehere në këngët kreshnike shqiptare numri 12
000)...
Mbetej tani veshtirsija
më e madhe për Shlimanin: se si ta largonte këtë thesar largë
syve te puntorve te tij ?...
Shlimani e fton te shoqen
e tij Sofien, një greke, thuhet se ishte arvanite me te cilën
posa ishte martuar, dhe, kur ia tregon tërë atë thesar ajo mbetet
pa mend !
"-Ç'ka do t'iu
themi nesër puntorëve?" - e pyet ajo.
"-Ti neser do t'iu
dalesh perpara dhe thuaju se -burri im e ka sot ditlindjen..."
Mirëpo sot dihet fare
mirë për aventurat e këtij thesari i cili fshehurazi kalon nga
Turqia për në Europë, pra, në mënyrë ilegale dhe pa e vrejtur
askush ku më parë ai kishte paguar ca lira ari një zaptie qe
duhej ta mbikqyrte Shlimanin dhe shumë lehtë e kalon perandorin
osmane. Mbi këtë zbulim te rensishëm merret vesh disa ditë më
vonë nga një artikull i një gazete greke ku thuhej se Shlimani
paska gjetur Trojen dhe thesarin e Priamit !
Nga Greqia Shlimani ikën
mënjëhere në Gjermani tek kaizeri Bizmark, se tani autoritetet
turke i kerkonin llogari se ua ka vjedhur thesarin në token e tyre.
Turqit s'kishin kurrfarë prova shkencore se ai thesar është gjetur
në territorin turk por ishin të bindur vetem sipas deklarates qe
kishte dhënë vetë Shlimani në gazeten greke. Tani ishin acaruar
marrdhenjet edhe ne mes Turqis dhe Prusis.
Shlimani rrefuzonte t'ia
kthejë thesarin Turqisë.
Pas një procesi gjyqësor
Shlimani denohet dhe detyrohet që t'i pagujë qeverisë turke disa
mijëra flori dhe kështu procedura mbyllet njëherë për njëherë.
Deri para vitit 1993
askush nuk e ka ditur se ç'u bë me "Thesarin e famshëm të
Priamit"....
Me t'u rrezuar Muri i
Berlinit, gjermanët filluan t'i kerkojnë relikat e tyre nëpër
muzeume te ndryshme te Rusisë ku dhe aty rastësisht një ekip
hulumtues hasi në thesarin e famshëm të Priamit.
Mësohet pastaj se, pas
bombardimeve dhe ramjes së Berlinit më 1945 nga armata e kuqe,
këta te fundit e rrembyen thesarin nga Berlini, gjoja si
plaçkë lufte më shumë gjesende tjera e vepra arti dhe të
gjithat këto relika i strehojnë në muzeun "Hermitazhë"
në Shën Petersburg. Prapë edhe pas 120 vitësh saga Trojane
ringjalli kurreshtjen kudo në botë permes mediave AFP se u gjet
"thesari i famshem i Priamit" dhe perseri turqit ngrenë
zërin dhe revendikuan mënjëhere këtë trashëgimësi kulturore
që sipas ligjit, duhej t' iu takonte atyre.
Mirëpo nga ana tjeter
rusët iu pergjigjën: "neve nuk do t'ia kthejmë askujt
as gjermanve e as turqve".
Deri më sot kjo procedur
është mbyllur kështu ky thesar ngelet në rusi për gjithëmon si
plaçkë e luftes së dytë botrore.
Për të vertetuar se a
është ai thesar me të vertet i kohes së Priamit apo jo disa
shkencëtarë gjermanë kanë marrë leje per ta analizuar në karbon
14 dhe rezultati del për habinë e të gjithë shkencëtarve të
botës se ai thesar i perket periudhes së vjeter, nja 1000 vjet para
luftës së Trojes!
Pra, pa e ditur fare
se nga cila periudh rridhte ky thesar, zbulimi i Shlimanit del një
gënjeshtër, ndoshta nga mos dija e tij apo ishte përgatitur i tëri
ky plan nga një rrjet grek per të çuar hi në syt e botës se,
edhe e tërë Azia e Egjeu ishin greke ?
Sipas rrethanave te asaj
kohe dihet fare mirë se, edhe atë maskën e gjetur dy vite më
heret në Mikenë nga Shlimani, grekët menjëherë e hapen lajmin se
gjoja: «u gjetë maska e famshme e Agamemnonit»,
bashkëkohës i Priamit. Mirëpo sot më zhvillimin e shkences dhe
teknikes veshtirë është ti iket se vertetes.
Por për habi, grekët
ende deri më sot nuk e kanë lejuar të analizohet maska e
Agamemnonit para shkenctarve te huaj !
A thua Pse?
E treguam me sipër se,
«thesari i Priamit» i quajtur kështu nga Shlimani
paska një origjinë edhe më të vjetër për 1000 vite se sa lufta
e Trojës,pra aty rrethë vitit 2250 para krishti e jo 1250 vite
siç mendohet se lufta e Trojës është zhvilluar në ketë periudh.
Nëse e analizojmi mirë
këtë dosjen e rastit Shliman, pra, as figura prej ari e te
famshmit Agamemnon nuk i takonte periudhes së luftës së Trojës
por më herët dhe për atë grekët nuk do pranojn kurrë që te
shpaloset kjo e vertetë.
Është për tu habitur
se si u gjetën në te njejtën kohë edhe maska e Agamemnonit dhe
"thesari i Priamit" dy protagonisteve kryesor te kësaj
lufte dhe se me e keqja na del që ky kolekcion i ashtuquajtur nga
Shlimani "thesari i Priamit" na qënka më i
vjetër se Priami për 1000 vite atëherë edhe maska e Agamemnonit
duhet te jete e njejtës epokë edhepse nuk jan gjetur ne te njejtin
vend mund te dyshohet diçka tjetër; një plan i fshehur në mes
Shlimanit dhe autoriteteve greke qe te perhapnin këtë zbulim
senzacinel në interesin e grekve vetëm permes këtyre
gënjeshtrave.
Një specialist i
biografis së Shlimanit në një revist pariziane shkon aqë largë
sa që e thotë se, ka mundësi që ky thesar të jetë blerë diku
në Ballkan nga ndonjë tregtar i gjesendeve antike, ndersa gjatë
një bisede me një artist turk, këtu në Paris, ai më bindi edhe
mua se, Shlimani paska kaluar edhe nëpër Ballkan e ndoshta edhe në
Kosovë apo Shkup, si mos të besohet fenomeni Shliman ndryshe,
ishte një mashtrues po, por për llogari te kujt punonte ai, për
sherbimet gjermane apo greke ?
Sipas kësaj deshmie
thuhet në një liber ku pershkruhet udhëtimi i Shlimanit nëper
Kosovë dhe se ai libër mban titullin "Njerëzit, mbretërit
dhe perenditë"
Tani pra nuk është në
pytje se, a është apo nuk eshtë ky thesar i kohës së Trojes por
në pytje është se: nga rrjedh ky thesar i famshëm dhe cilit
qytetrim i ka takuar me këto stolisje te rafinuara imitime fletësh
dushku prej ari e te lidhura njëra pas tjetrës me 12 000 kapce
prodhuar diku afër 1000 vite para luftës së Trojës !
* Nxjerrur pjesërisht
nga: Jeta e Homerit sipas Madame Dacier
A ka ekzistuar Homeri ?
Lucieni i Samosatës në
shekullin e II-të pas erës sonë e imagjinon një takim, një
intervistë me Homerin në librin e tij, “Ngjarje të vërteta”
ku shprehë kënaqësinë se ky takim imagjinativ më Homerin do
jepte rezultate të frytshme për lexuesin ku në këtë kohë çdo
grekë si dhe latinë digjej nga dëshira për tê njohur të
vërtetën se, nga cili vend e kishte prejardhjen Homeri, prandaj
Lucieni në një takim që pati më të në një ishull, ia shtron
këto pyetje Homerit;
Nga cili vend jeni ?
- Edhe sot e di që
shumica interesohen të dinë se nga cili vend jam, e di që disa
mendojnë se jam nga Shios, tjerët mendojnê se jam nga Smirna,
shumica mendojnë se jam nga Kolofoni. Mirëpo, në realitet unë jam
nga Babiloni, ku bashkëqytetarët e mi nuk më thërrisnin Homer por
Tigranë !
Pastaj, i dërguar si
pengë, (që do thotë homeros) tek grekët, kam ndërruar emrin dhe
sot njihem me emrin epoetit Homero.
Kur e pyeta se: a i keni
shkruar ju, vetë me dorën tuaj këto vargje, ai mu përgjigj:
- Po, unë vetë Homeri,
më dorën time !
Pa dyshim se Iliada e
Homerit i bëri Dardanët të pavdekshëm përmes këngëve të kësaj
vepre letrare por, edhe para Homerit, i cili besohet se jetoi në
shekullin e IX-të para Krishtit, dardanët ishin të përmendur në
fyshekët e hieroglifëve egjiptase, ku në vitin 1295 morën pjesë
përkrahë Hititve në betejën e Kadeshit kundër faronit Ramsez II,
ose së paku 50 vite para luftës së Trojës.
Mirëpo dardanët i hasim
më këtë emër edhe pas rënies së Trojës, si deshmi, nga
Ksenofoni Helenik, ai i has dardanët e fundit në Eolidë, në Azi
të vogël, derisa këto vise në shekullin e V-të para Krishtit
ishin të pushtuara nga persët, Ksenofoni e përshkruan një ngjarje
të rëndësishme në lidhje me një princeshë Dardane te quajtur
Mania që sundoi në Eolidë rreth vitit 400 para Krishti ose së
paku 400 vite pas Homerit. Pra si e shofim, për ekzistencën e
dardanëve kemi dëshmi se ky popull ekzistonte dhe nuk ishte shuar
edhe pas rëniës së Trojës, pra Ksenofoni na e lejon të bazohemi
mbi këtë argument se as tek Homeri nuk qënka kjo një çpikje por
realitet: dardanet jetuan edhe pertej Bosforit në Azi te vogël si
koloni e vogël.
Sipas të dhënave tek
disa studiues të njohur rreth biografisë së Homerit mendojnë
shumica prej tyre se, këto dy poema, rapsodë të famshme “Iliada”
dhe “Odiseu” nuk janë të shkruara kurrsesi në greqisht por në
gjuhën ioniane. T’ ju kujtomi pak më tej se, Ionianët u
shpërngulën (emigruan) nga brigjet e detit Jonianë, përafërsisht
rreth 140 vite pas rënies së Trojës dhe u vendosën në brigjet e
Azisë (Turqi e sotme) ku kjo koloni joniane ruante ende gjuhën e të
parëve të tyre.
Pra, si e shofim, ka
mundësi se ionianet ishin të shtyrë nga dyndjet Doriane të cilët
historia i njehë menjëherë pas luftës së Trojës në Ballkan pra
që nga 1200 para Krishti, Dorianët te dalur nga fiset ilire të
mesit të Shqipërisë, pushtuan dhe shemben Mikenen, por nuk u
ndalen me kaq, ata u sulen mbi të gjithë ishujt e Egjeut derisa
këta u ndalën në Kretë. (lexoni shënimin tjetër; “gurnia dhe
mallia doriane)
Ku
lindi Homeri ?
Homeri lindi në Kyme,
ishull që shtrihet në brigjet e lumit Melese, kështu që edhe
sipas këtij lumi e ëma e tij e emëron më emrin Melezigen çunin e
tij, mirëpo me vonë e merr emrin Homer në momentin kur ky ia
fillon të punonte si arkatar për senatin e qytetit Kyme, megjithëse
sytë me vone kishin filluar ta linin atë…
Me emrin Homero në
greqishte nuk identifikohet askund më parë ky emër, dhe një gjë
tjetër, duhet marrë parasysh se, Homeri asnjëherë nuk e ka shkel
Greqinë kontinentale të atëhershme në Athinë dhe nuk mund të
themi se ai dinte te fliste greqisht derisa ishte ionienë dhe
shkruante një gjuhë e dialekt krejt tjetër…
Kah fundi i jetës së
tij, më në fund, disa miq të tij e këshillojnë Homerin që të
shkoje në Athinë për ti shkruar vargjet e tij edhe në gjuhën
greke mirëpo fatkeqësisht që gjatë këtij udhëtimit për ne
Greqi ai vdes në ishullin Io dhe aty varroset si poet
ionien e jo grek.
Që në moshën e re
Homeri kishte bërë udhëtime te shumta, që nga brigjet e Afrikës
Spanjë dhe Egjipt.
Këtu në Egjipt ndalet
një kohë të gjatë ku edhe merrë të gjitha njohuritë e duhura
që pastaj edhe i transmeton përmes “iliades” e “odises”
gati të gjitha perëndit e huazuara egjiptase ku më vonë marrin
hovin këto perëndi edhe në mbarë Greqinë antike.
Madje derisa kishte
qëndruar një kohë të gjatë në Egjipt, Homeri mëson nga
priftërinjtë aq shumë për Parisin dhe Helenen sa që nga ky çast
menjëherë aty fillon ideja që të kompozoj poemën “ILIAS”
që më vonë e njohim “iliada” titull ne emër të
qytetit të Frigjisë, që i kishte dhen Ilius, i biri i Trosit që
ishte nipi i Dardanosit te Madh, themeluesit te kësaj dinastie të
famshme të ardhur dikur nga Dardania e Ilirisë pellazgjike që
kishte migruar për në Frigji diku rreth 1450 para Krishtit.
Pra, qytet Ilion njihej
më shumë në atë kohë se sa më emrin Troja qe kishte marr këtë
emër vetëm me ardhjen e Priamit si mbret i fundit i dinastisë
dardane qe vjen ne fron pas Laomedonit tiranik !
Laomedoni njihej se ishte
një mbret koprrac dinak një tiran, njihet se ai kishte ambicie
tjera sa që donte që edhe emrin e babait te tij Ilius ta injoronte
dhe t’ia vënte emrin qyteti të Trojes Laomedonia, mirëpo ashtu
si edhe e kërkonte ky tiran, e pëson keq nga Herakleu i cili e
gjykon me vdekje për një tradhti që i kishte bërë heroit.
Laomedoni i kishte
dhuruar Herakleut një kali jo nga fara e atyre kuajve të famshëm
qe posedonin prej gjeneratash dardanët dhe ruanin me xhelozi farën
e këtyre kuajve të pavdekshëm…
Pra, Laomedoni i kishte
dhuruar heroit një kali te rrejshëm sa që menjëherë në rrugë
për Kolshid kali ngordh dhe Herakleu i zemëruar kthehet në Trojë
(Laomedonia) ku e vret mbretin Laomedon si ndëshkim për këtë
tradhti masakron Laomedonin pra te j'atin e Priamit ose gjyshin e
Hektorit..
Po e shtjelluam hollë e
hollë sagen trojane, në fakt, e gjithë tragjedia trojane filloi
që nga kjo tradhti e Laomedonit dhe përfundon me shkatërrimin e
Trojës…
Nga dorëshkrimet e
Homerit mjerisht se nuk ka arritur deri tek ne sot asnjë faqe e
nënshkruar nga Homeri...
I vetmi libër apo
dorëshkrim që ka arritur të mbijetoje deri në ditët tona ishte
një dorëshkrim latin i gjetur ne shekullin XII-të pas Krishtit
prej të cilit pastaj kopjohen disa libra në gjuhë të ndryshme.
Disa pjesë duke kaluar dorë pas dore e zbukurim pas zbukurimi më
në fund sot “Iliaden” dhe “odisen” në këtë gjendje, si
poemat e para Europiane.
Desha të shtoj se gjatë
qëndrimit te tij në Itakë Homeri qëndron një kohë të gjatë
tek një pasanik i madh me emrin Mentor, i cili i rrëfen jetën e
Uliksit, odiseut dhe nga ky çast fillon të kompozoje vargje me
shkrim, me titull: “ODUSSEIA”.
Por edhe ne ishullin Shio
(chio), afër Smirnise (bodrumi i sotëm në Turqi) aty e takon një
bari me emrin Glokos, po ashtu edhe ky si dhe Mentori janë emra te
pastër ilirë, që Homeri i çmonte këta dy personazhe që luajtën
role në kompozimin e këtyre dy veprave duke i përmendur në vepra,
si personazhe të rëndomtë, por iu kushton homazhe.
Prandaj s’ka dyshime se
Homeri ka burime nga ilirët ose pellazgët. Të njëjtën gjë
priftërinjtë Egjiptas te cilët i rrëfejnë Herodotit kur ky
viziton Egjiptin 400 vite pas Homerit, po te njëjtat fjalë i kanë
thënë edhe Herodotit si dhe Homerit se, Parisi e Helena donin të
strehoheshin në Egjiptë por nga frika që mos plasi konflikti me
Akejet, egjiptasit i thonë Parisit që të largohej nga vendi i tyre
se nuk duan të bien në konflikte me Akejët.
Prandaj dyshohet se këto
dy poema nuk janë te shkruara në greqishte por në gjuhën ioniane,
pra kur e dijmi mirë se ionianët u shperngulen nga brigjet e detit
Jon 140 vite pas ramjes së Trojës ose së paku rreth vitit 1200
para krishti nga dyndjet Doriane që vinin nga Iliria e mbrendshme
dhe nga ky sulm dorianë shumë popuj iken nga greqia e sotme dhe u
vendosen atje në brigjet e Azisë, me siguri se këta banor vijuan
ende të flasin gjuhën e te parve te tyre Ionianve perendimor,
prandaj kur dihet se, Ionianët dhe Dorët flisnin një dialekt
afër të ilirishtës së vjetër dhe se këta dy popuj vinin nga
iliria e mbrendshme ose Shqipëria e sotme, kjo analiz na shtyn të
besojmi se: edhe Homeri fliste këto dy dialekte por jo greqishte
kurrësesi, ende nuk kemi deshmi.
Për jetën e Homerit me
se miri ka shkruar Herodoti por edhe Straboni dhe Aristoti mirëpo
një studim te veçantë i kushton Madam Dacie ne këtë studim me
titull: “Jeta e Homerit”….
Këtu në vijim të
njihemi edhe me mendimin nga studiues shqiptar dhe zgjodhëm
parathënien në Iliada nga Dr. Engjëll Sedaj:
Çështja
Homerike:
Interesimi për Akilin
dhe personazhet e luftës së Trojës zgjojnë interesim në aspektin
historikë edhe tek literatura shqiptare siç zgjojnë interesim edhe
shumë vende e fise që i këndon Homeri. Disa prej këtyre momenteve
historike kanê zgjuar vëmendje edhe tek periudha e Rilindjes
Kombëtare në shekullin XIX-të në historiografi si dhe literaturën
artistiko letrare duke e ndjekur hipotezën Pellazgjike dhe më disa
teori të tjera mbi lashtësinë e popullit shqiptar, prandaj edhe
thuhet se lajmet e para mbi fiset ilire dhe vendin e tyre i gjejmë
në poemat e Homerit.
Pellazgët ishin objekt
studimi jo vetëm i studiuesve shqiptarë por edhe i të huajve, të
cilët janë mbështetur më së shumti në të dhënat e Homerit mbi
ata pellazgët hyjnor që janë në lidhje edhe më popujt tjerë,
disa prej tyre kanë mbetur të panjohur dhe krejt mitikë.
Prej tyre, si pellazgjike
në këngët homerike përmenden edhe këto fise tjera; kaonët,
thesprotët, kasopejtë, molosët, atamanët, anafilokët, aithikët,
orestët, antinanët, enienët, euritanët etj. Homeri thotë sipas
këngëve në “Odisea” se, vetëm në Kretë banonin pesë fise
me gjuhë të ndryshme, që janë; eteokretasit, kydonët, akejtë,
dorianët dhe pellazgët, kurse në Iliadë këndon:
“Në breg të detit
kanë zënë vend kerianët dhe ata peoenët harklakuar lelegët,
kaokonët diva me pellazgë…”
Bashkë me pellazgët, në
këngët homerike ndeshën edhe fise tjera, kështu që nuk mund të
lokalizohen në një vend të caktuar në Greqinë antike, por si të
shpërndarë në Kretë, Thesali, Epir, Mikenë dhe vende tjera.
Pra e vërteta është
se, edhe autorët tjerë antikë i zënë n’gojë pellazgët e
vjetër kështu që për studiuesit e mëvonshëm mendimet dhe të
dhënat e tyre u kanë shërbyer për ti përforcuar dhe për t’i
bërë më të sigurta të dhënat legjendare e mitike mbi ta.
Mirëpo, studiuesit kanë
konstatuar se elementet etnike të botës homerike në pjesën
dërmuese janë më të vjetra se ajo e kohës së Homerit, gjë që
ai është detyruar t’i përmendte popujt e lashtë paragrekë,
prej të cilëve shumë shpesh pikërisht pellazgët t’i
përcaktonte si një popull jo grekë.
Prandaj edhe elementet
etnike të pellazgëve janë krejt të panjohura, të padefinuara
mirë si edhe vetë koncepti pellazgjikë më këto elemente mitike,
siç u tha më sipër, si një popull hyjnor, sado që ata në Luftën
e Trojës kanë mbajtur anën e trojanëve.
Si e shohim, paraqitja e
pellazgëve në këngët Homerike bëhet me disa kundërthënie.
Këtu zakonisht behët
edhe dallimi në mes të Akilit dhe Agamemnonit, jo vetëm se këta
dy nuk merren veshë mes veti për shkak të një vajze, por më
siguri se këta dy vinin nga dy botëra të ndryshme.
Pra duhet thënë
gjithashtu se edhe në traditën e një literature të pasur, qoftë
nga periudha e rilindësve shqiptarë, qoftë edhe më vonë, dalin
disa personazhe të këngëve homerike, historikisht më të afërta,
si kur është fjala për Akilin, ashtu edhe për Zeusin pellazgjikë
të Dodonës.
Në fakt, pikërisht në
Dodonë, si të themi, janë shkolluar protagonistët kryesorë të
këngëve homerike; Akili dhe Odiseu, ku Akili i drejtohet Zeusit më
këto fjalë:
“Mbret i pellazgëve e
i Dodonve, o Zeus, ti që nga larg sundon edhe Dodonën “ …këto
vargje e kanë motivuar edhe Naim Frashërin.
Si e shofim, pa dyshim se
studiuesit në asnjë pikëpamje nuk mundur t’i vënë këngët
homerike në shërbim të Ilirologjisë më tepër se me të dhënat
e shumta mbi dardanët. Prej Homerit e deri më sot Troja dhe
heronjtë e luftës së saj kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të
letrarëve, piktorëve e artistëve tjerë, por edhe vëmendjen e
arkeologëve dhe të historianëve në përgjithësi.
Mirëpo, nga hulumtimet e
gjertanishme nuk mund të thuhet se janë arritur rezultate përkitazi
më ndriçimin e elementeve etnike të trojanëve, të cilët Homeri
i quante edhe më emrin dardanë. Në disa raste Homeri bënë
dallimin etnik në mes trojanëve e dardanëve si në këngën VII-të
këtu; “Trojanë, dardanë, më dëgjoni dhe ju aleatë te tjerë…”
Tek e fundit, edhe vetë
emërtimet e ndryshme dëshmojnë dallimet e këtyre dy popujve të
Frigjisë.
Duke përfunduar këtë
fjalë të hyrjes për monumentin më të madh të letërsisë
klasike greko romake, duhet thënë se, nga eposet e Homerit kanë
mësuar artin e bukur dhe dijen të gjitha gjeneratat dhe të gjithë
njerëzit e ditur në trevën Europiane dhe më gjerë.
Në këtë mënyrë mund
të thuhet se edhe vetë Iliada me mitet dhe legjendat e begatshme të
saj, paraqet një internacionalizim të vërtetë dhe i bashkon jo
vetëm poetët e artistët e botës por edhe popujt dhe kulturat e
tyre: ky bashkim bëhet në një mënyrë më të natyrshme se që i
bashkojnë popujt dhe kulturat e ndryshme librat ideologjikë e
fetarë.
Pikërisht këtu qëndron
edhe vlera e madhe artistike e këngëve homerike.
Prandaj, si përkthimi
dhe botimi i parë integral, ashtu edhe ky botim i përkthimit të
ripunuar i Iliadës nga Gjon Shllaku, i cili u realizua për të
parën herë në Prishtinë, shënon një datë të rëndësishme për
kulturën shqiptare përgjithësisht, e sidomos për letërsinë
Europiane, sigurisht kulmore do jetë edhe në gjithë letërsinë e
përkthyer shqiptare.
Një meritë e veçantë
dhe lëvdatë i takon z. Abdullah Zeneli për iniciativën dhe nismën
e mbarë të tij që në ndërmarrjen botuese “Buzuku” të
botohet kjo vepër madhështore e artit letrar, me shpresë se ky
poet e adhurues i madh i letërsisë së shpejti do të vijoje punën
edhe më botime të veprave tjera nga antika.
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire