Tani
ju, o muza, që n'Olimp banoni, dhe
si hyjnesha para syve keni çdo
send dhe nuk ju mbetet gjë pa ditur, tregomni
prijsit edhe princat dànaj, të
cilët ne kurrë parë me sy s'i kemi, por
kemi ndier lavdinë pamort të tyre.
Të
gjithë kreshnikët që në Trojë luftuan nuk
do të mundja t'i përmend me emër, sikur
dhjetë gjuhë edhe dhjetë gojë të kisha zë
t'pashteruar dhe krahror prej tunxhi, mos
t'm'i kujtonin Muzat e Olimpit -bija
të Zeusit shqytamadh – fatosat që
n'Ilion erdhën luftë t'u hapin trojasve.
Beotëve
u prinin Lejti e Peneli, Arkesilau,
Protoenori e Kloni, dhe
atyre shokve që banonin n'Hirje n'Aulidë
shkëmbore dhe në Skerë e Skolod, dhe
n'Eteonin me lugina e pyje, në
Tespje e Grajë e Mikales të hapët, dhe
atyre tjerëve që rreth Harmës rronin, n'Ilès
dhe Eritre e n'Eleonë banonin, n'Hilë,
Okalé e Peteon u rritën në
Medeonë me ledhe madhështore, t'tjerëve
nga Kopa dhe Eutrezi e Tisba n'zë
për pëllumba dhe nga Koronea, prapë
tjerë nga Aliarti i pasur me kullota dhe
nga Platea, tjerë n'Glisant banonin dhe
n'Hipotebë me ledhe madhështore, ata
nga Anhesti i shenjtë, ku Posejdonit kushtuar
kishin prozhëm madhështor.
E
ata që rronin n'Orkomen të minëve dhe
Aspledon në krye Jalmenin kishin me
Askalafin, dy pinjoj të Aresit, që
i lindi Astioka në saraj t'Aktorit, birit
t'Azeos. Vasha e nderuar në
pod të epërm, ku ish dhoma e çikave, ra
në shtrat tinëz, me të tetëdhjetë anije. Skedi
e Epistrofi bijtë e Ifit Naubolit në
krye u prinin çetave fokeze, që
n'Kiparis e në Pitonë shkëmbore i
kishin trojet dhe në Daulide.
Dhe
atyre që në Jampol e Anemoré banonin, tjerëve
që rronin në breg të Qefizit me
rrjedhë hyjnore, e tjerëve që banonin në
trevë t'Lilajës, ku buron Qefizi. Erdhën
në Trojë me dyzet barka t'murme.
E
ata i vendosën çetat e fokezve në
krah të majtë pranë çetave beote.
Lokrezve
u printe i shpejti Ajaks Ojliadi me
trup i vogël, madje shumë i vogël krahas
Ajaksit, birit t'Telamanit. Nga
shtati i paktë mbante pancir prej liri: por
n'hedhje heshte ua kalonte akejve dhe
panelenve. Ajaksi u printe burrave t'ardhur
nga Kyni, Opunta dhe Kaljri nga
Besja e Skarfi dhe Augea e këndshme, nga
Tarfa e Troni i bregut të Boagrit. Dyzet
anije me Lokrezë e ndoqën, që
i kishin trojet tej Eubesë hyjnore.=Euba Hyjnore*?
Në
krye t'Abantve trima të rrëmbyer, që
u shtrihej fisi ç'merr Kalkida e Eubea, Iretrja
e Histea e veshur plot me vreshta, dhe
Qerinti buzë detit dhe qyteza e
lartë e Dios dhe Karisti e Stira, u
printe Elefenor Halkodontiadi, pinjoll
i Aresit, princ shpirtmadh i Abantve, trima
të shpejtë me leshra derdhur n'supe, shtizorë
me nam që u digjej shpirti e zemra në
gjoks armiqve t'u thyenin przmoret, i
ndoqën pas me dyzet barka t'murme.
Ata
që erdhën nga qyteti i Athinës me
ledhe t'forta, ku sundoi shpirtmadhi Erekteu, t'cilin nëna tokë e
lindi, dhe vetë hyjnesha Athinà e rritidhe e vu sundues në tempull
t'saj të pasur, e
atje athinjotët për çdo mot që endej qindra
kurbane qengja e dema i truanin, kapedan
kishin Menesté Petidin.
Asnjeri
i gjallë në botë si ai nuk dinte të
radhitë qerre e burra me mburoja. Vetëm
Nestori, i thyer nga mosha, i qasej. Dhei
shkuan pas me pesëdhjetë barka solli Ajaksi
i madh, pranë athinjotëve i vuri.
E
ata që erdhën nga Tirinti e Argos, nga
Ermiona e Asina n'gji të detit stisur, dhe
nga Trezeni, Ejona e Epidauri mbushur
me vreshta, dhe
ata që erdhën nga visi i Akajës, nga
Maseta e Egina, kishin
për prijës Diomed zemërtrimin dhe
djalin n' zë të Kapaneut, Stenelin, t'
tretin Eurialin posi hy të pashëm, djalin
e mbretit Mekist Talajonit.
Në krye të gjithëve printe Diomed trimi. Dhe i shkuan prapa me tetëdhjetë anije.
E ata që rronin n'Mikenë kreshnike, n'Korint të pasur dhe Kleonë të hijshme, dhe ata që trojet në Orné i kishin dhe n' Aretirë të këndshme dhe të lume, e në Siqion, ku Adresti sundoi s'pari, n' Iperezi e Gonoesë të egër, dhe në Pelén e Egialé banonin, n' Egion dhe fushën e pamasë t'Elikës, mbretin e madh Agamemnon ATRIDIN kishin për prijës n'krye t'njëqind anijve; mbi të gjithë ishin më t'shumtë e më trimi. Shkëlqente Atridi i veshur me armë tunxhi, dhe krenar shquhej mbi të gjithë fatosat, se ish më i forti e me ushtri më t'madhe.
Laqedemona
me lugina e male, Fari
e Sparta e Mesa e pëllumbave, Brisja
e Augea e këndshme dhe Amikla, edhe
qyteti bregdetar i Helos dyndën
ushtri si Laja e pllaja e Ojtillit; atyre
u printe Menela zëmadhi. Në
Trojë u sulën me gjashtëdhjetë anije veçmas
nga ushtria e Agamemnonit. Duke
u dhënë zemër, përmes tyre bridhte, se
mbi të gjithë ai digjej t'merrte hakun për
brenga e dhunë që hoqi për Elenën.
E
ata që ishin ng krahina e Pilo dhe
Arena e këndshme dhe nga fusha e Trios në
va t'Alfeut e nga Epia e hijshme,
E ata që rronin në Kiparisiente dhe mfigené në Pteleon e Helos, në –Dor ku muzat, ndeshur me Tamirin, këngtarin thrak, që vinte prej Ekaljes nga shpia e mbretit Eurit Ekalenit, ia mbyllën gojën dhe ia shojtën këngën, pse e mburrte veten që për këngë ua dilte edhe vetë muzave, bijave t'Zeusit, e ato zemruar e bënë qorr dhe i hoqën mjeshtrinë e shenjtë të këngës dhe kitarës. Nestor Gerensin burrë me nam prijs kishin, pas tij radhitën plot nëntëdhjetë anije.
E
ata që rronin n'Arkadi rrëzë malit thikë
të Kilenës pranë varrit t'Epitit, ku
përherë lindin kordhëtarë fatosa,
E ata që ishin nga Orkomena e pasur me
tufa dhensh e nga Faneu e Ripa, Stratia
e Enispa që e rrahin erërat e
nga Egea e Martinea e këndshme, dhe
në Stimpel e Parrasi banonin, kapedan
kishin mbret Agapinorin, birin
e Ankeos me gjashtëdhjetë anije.
Secila
kishte shumë arkadë fatosa, fort
të dëgjuar në mjeshtrinë e luftës. Mbreti
i kreshnikëve Atridi atyre u fali flluga
shumërremash t'i bien detit turbull, pse
me punë deti s'ishin marrë asfare.²² *
Ç'merrte
Buprasi dhe hyjnorja Elidë, treva
e Hirminës dhe Mersini i skajshëm, Olenia
shkëmbore dhe Alisi, kishin
për prijës katër kpedanë.
Çdo
prijs udhëhiqte dhjetë galé të shpejta, shumë
prej epejve në to patën hipur.
Atyre
u prinin Amfimaku e Talpi, bijtë
e Kteatit dhe Eurit Aktorit, si
prijs i tretë ish Djor Amarinkidi, dhe
prijs i katërt Poliksen hyjnori, i
biri i mbretit Agasten Augiadit.
E
ata që ishin nga Duliku e Ekina, nisi
të shenjta, dhe tej detit rronin përballë
Elidës, kishin prijs Megetin e
rreptë si Ares, që Fileu e lindi, File
kreshniku, dashamiri i Zeusit. Zemruar
me t'anë, u arratis n'Duliko, s'andejmi
u nis me dyzet barka t'murme.
E
qefalenve Odiseu u printe dhe
gjithë kreshnikëve që n'Itakë banonin, dhe
në Neritë me pyje degëmëdhaja dhe
në Krokilë dhe Egilipë gurore;
E ata që rronin në Zaqint e Samos, dhe ata t'Epirit dhe bregdetit tjetër,²²² të gjithë prijs kishin Odisé dinakun, mendar si Zeusi. Me të n'Trojë velëzuan dymbëdhjetë anije, fajkat lyer me t'kuqe.
Vinte
Toanti, biri i Andremonit, prijs
i etolëve, që n'Pleuron dhe Oléne e
në Pilenë e Kalidonë shkëmbore e
në Kalkidën bregdetare rronin.
Ojné
shpirtmadhi s'kish lënë djalë pas vetes, pse
i biri i vdiq, leshverdhi Meleagër, kështu
Toanti sundoi gjithë etolët, që
e ndoqën pas me dyzet barka t'murme.
Kretezve u printe Idomené shtizori, e ata që n'Knos e në Gortinë shumëledhesh, në Likt, Milet e në Likst vendosur mbi shkëmb të bardhë, në Fest e Ryt, ( këtu në Kretë, asnjë pellazgë nuk u permend) kurse në Odise po, si ngatrrohen gjërat) dhe tjerët që rronin në Kretë me njëqind qytete, kishin për prijs Idomene shtizorin bashkë me Merionin si mizori Ares, dhe u shkuan pas me tetëdhjetë barka t'murme.
E burri azgan Tlepolem Heraklidi nga Rodi u priu nëntë fllugave të murme me rodezë trima që në Rod banonin, në Lind, Jalis dhe Kamir gurabardhi. Atyre u printe Tlepolem shtizori, që me Heraklin e përftoi Astioka. Herakli i fortë e pat rrëmbyer nga Efira anës Silentit, mbasi pat rroposur shumë kala burrash që i rriti Zeusi.Kur Tlepolemi u rrit n'atë truall të bukur, dajën e vet të shtyrë në mot, Likinin, fis me Arsénin, e pat vrarë pa dashje. Shpejt ndërtoi barkë, një mori burrash mblodhi, dhe arratinë tejembanë deti mori, pse u tremb nga bijtë e nipat e Heraklit. E mbasi hoqi në mërgim shumë t'zeza, sosi në Rod, tri fise atje vendosi. Dhe Zeusi i madh, sundues i njerëzve e i zotave, me shpirt i deshi e begati u reshi.
Me tri anije erdh Nireu prej Simës, Nireu, i bir' i Aglajes dhe i Karopit, Nireu, që ishte më i pashmi i akejve, t'ardhur n'Ilion, përveç Akil hyjnorit; por ishte i dobët dhe pak veta e ndoqën.
Ata
që rronin në ishujt e Nisirit Kropatit,
Kasit, Koos dhe n'qytetin
e
Euripilit dhe Nisi i t'Kalidnes prijës
Antifin e Fidipin kishin, dy
bijtë e mbretit Tesal Heraklidit. Me
ta u rreshtuan tridhjetë galé zgavra.
Ata
që rronin n'Argun e pellazgëve ²²²² * (ketu:
Argu dikur moti ishte pushtuar nga pellazgët por këta dëbohen
nga Helenet, kishin ikur 355 vite me parë nga Argu në Thesali e
nga ketu në Cizikë, Italië, Kretë e gjithandej ne mesdhe...
Pra Argu i pellazgëve në kohën e luftës sê Trojes
egzistonte vetem si toponim, si sot qe kemi toponime te
pushtuesve sllavë në Shqiperi e Kosovë)*liada faqe 62 vargu
655 Homeri)
...me
nam e zë, dhe trimat që banonin n' Alop e Al, në Ftijë,
Trikinë dhe Eladën e grave t'bukra, që helenas
quhen dhe mirmidonë e akej, (që
helenas quhen, pra nuk ishin pellazgë por helenë) n'Trojë
velëzuan me pesëdhjetë flluga, e kishin prijs Akilin.
Në
krye t' Abantve trima të rrëmbyer, që u shtrihej fisi
ç'merr Kalkida e Eubea, Iretrja e Histea
e veshur plot më vreshta, dhe Qerinti buzë detit dhe qyteza
e lartë e Dios dhe Karisti e Stira, u printe
Elefenor Halkodontiadi, pinjoll i Aresit, princ shpirtmadh i
Abantve, trima të shpejtë me leshra dredhur n'supe, shtizorë me
nam qe u digjej shpirti e zemra në gjoks armiqve t'u thyenin
parzmoret, i ndoqën pas me dyzet barka t'murrme.
Ata
që n'Trikë e në Itomë malore e n' Ojkalé,
qytet i Euritit, rronin, prijës dy bijt e Asklepit,
Podalirin dhe Makaonin, mjekë te ndritur, kishin e tridhjetë
anije zgavra n'Trojë i ndoqën.
Tjerëve
nga Ormeni dhe nga gurra e Iperjes dhe nga Asterioni
e Titoni, i veshur me borë t'amshuar, Euripili u printe,
i bir'i ndritur i Evemon kreshnikut: dhe e ndoqen pas dyzet galé
t'murrme.
E ata që ishin nga Gortina e Argisa, nga Orta e Elona e bardha Olosone, kapedan kishte Polipit luftarin, birin e Peritoos, që Zeusi e lindi. Me Peritoon Ipodamia e ndritur e polli atë ditë që zhbiu lubitë leshtore, i zboi nga Peli e i ngujoi n' Etikë.
Dhe
Polipiti s'i udhëhoqi vetëm, por me Leontin nga pinjojt e Aresit,
dhe bir i trimit Koron Keneidit, që zbritên n'Trojë më dyzet
flluga t'murrme.
Njëzet
e dy galé Guneu nga Oifi solli
me enienë e me perebë, që rronin n'
Dodonë, ku dimri bën më borë akuj, me
burra tjerë që rrojnë ndër fusha t' lagura nga
i këndshmi Titarez që t' kthjelltat ujra i derdh n' Pené,
por nuk perzihet fare më rrymë t' Penésë plotë
vorbuj ngjyrë
argjendi dhe kalon sipër posi vaj
ulliri: buron nga Stiksi, ku betohen zotat. Proté
këmbëshpejti bir i Tentredonit magnetëve u printe, qe i
kishin trojet perqark Peneut e Peljos me pyllnaja, dhe
e ndoqën n' Trojë me dyzet barka t'murrme.
2°Ata
që rronin n'Argun e pellazgëve me
nam e zë, dhe trimat që banonin n'Alop
e Al, në Ftijë, Trikinë dhe Eladëne
grave t'bukra, që helenas quhen dhe
mirmidoë e akej, n'Trojë velêzuan me
pesëdhjetë flluga e kishin prijs Akilin.
3°
Në krye t'Abantve trima të rrëmbyer, që
u shtrihej fisi ç'merr Kalkida e Eubea,
Iretrja e Histea e veshur plot më vreshta,
dhe Qerinti buzë detit dhe qyteza
e lartë e Dios dhe Karisti e Stira,
u printe Elefenor Halkodontiadi, pinjoll
i Aresit, princ shpirtmadh i Abantve,
trima të shpejtë me leshra dredhur
n'supe, shtizorë me nam qe u digjej
shpirti e zemra në gjoks armiqve t'u
thyenin parzmoret, i ndoqën pas me dyzet
barka t'murrme.
4°
Ata që n'Trikë e në Itomë malore e n'ojkalé,
qytet i Euritit, rronin, prijës dy
bijt e Asklepit, Podalirin dhe Makaonin,
mjekë te ndritur, kishin e tridhjetë
anije zgavra n'Trojë i ndoqën.
5°
Tjerëve nga Ormeni dhe nga gurra e Iperjes(Epirit )?
dhe nga Asterioni e Titoni, i veshur
me borë t'amshuar, Euripili u printe,
i bir'i ndritur i Evemon kreshnikut:
dhe e ndoqen pas dyzet galé t'murrme.
6°
E ata që ishin nga Gortina e Argisa, nga Orta
e Elona e e bardha Olosone, kapedan kishte
Polipit luftarin, birin e Peritoos,
që Zeusi e lindi. Me Peritoon Ipodamia
e ndritur e polli atë ditë që zhbiu
lubitë leshtore, i zboi nga Peli e i
ngujoi n'Etikë. Dhe
Polipiti s'i udhëhoqi vetëm, por me Leontin
nga pinjojt e Aresit, dhe bir i trimit
Koron Keneidit, që zbritên n'Trojë më dyzet flluga t'murrme.
7°
Njëzet e dy galé Guneu nga Oifi solli
me enienë e me perébë, që rronin n'Dodonë,
ku dimri bën më borë akuj, me
burra tjerë që rrojnë ndër fusha t'lagura
nga i këndshmi Titarez që t'kthjelltat ujra
i derdh n'Pené, por nuk perzihet fare
më rrymë t'Penésë plotë vorbuj ngjyrë
argjendi dhe kalon sipër posi vaj
ulliri: buron nga Stiksi, ku betohen zotat.
8°
Proté këmbëshpejti bir i Tentredonit magnetëve
u printe, qe i kishin trojet perqark
Peneut e Peljos me pyllnaja, dhe
e ndoqën n'Trojë me dyzet galé t'murrrme.
Këta
qenë prijsët dhe sundusit dànaj Ose
keta ishin ekipa e grekeve kundër Trojës
!
Koalicioni Trojanë;
Lajmëtarja
Iridë me këmbë si era t'shpejta,
derguar nga Zeusi shqytamadh ia
behu, t'ju sjellë trojanve lajmin e trishtuar. Pleq
e të rinj për kuvend ishin mbledhur
te sheshi para dyrve të Priamit. Pranë
tij u qas këmbëshpejta Iridë dhe i foli, në zë i shëmbllente birit t'tij Politit,
me nam për shkathtësi, qê tani
ndodhej zbulues te varri i lartë i Plak
Esjetit e priste dànajt, kur nga anijet
t'dyndeshin. Si
ai e ngjashme i foli Iridë këmbêshpejta:
<< Ngaherë, o plak, t'pelqen
me fjalë të zgjatesh si në kohë
paqe. Por një luftë e egër do të pelcas;
shpesh kam marrë pjesê ndër luftëra,
po kurrë s'kam parë një mori kaq të
madhe, si gjethe pemësh e kokrriza rëre,
tani po sulen nëpërmes djerrishtës
ti bien qytetit, - Hektor, ngrehu
e priti.
Kalaja
e Priamit mbrënda ka shumë mbrojtës
nga vis t'huaja e me gjuhë te
ndryshme.
Prandaj
çdo prijs nën flamur të bashkojë trimat
e vet për luftë të armatosur.>> Kështu
foli Irida e Hektori n'çast Iriden
njohu, dhe prishi mbledhjen pêr te
rroku armët.
Portat
u hapën, jashtë u turr polemi: këmbësorë,
kalorês,shumê potere krisi. Një
bokë e lartë para qytetit ngrihej nê
mes të fushës, hapur nga çdo anë, të
cilën njerëzit Batijé e quanin, dhe zotat
varri i trupëhedhurës; atje u rreshtuan
besëtarë e teuker. Hektor
Priamidi i madh tarogzëtundësi trojanve
u printe e pas e ndiqnin prijsit
me mori popujsh rreptë me armê
të ngjeshur, që fort lakmonin të luftojnë
me heshta.
Dardanëve
u printe princ Ené Ankiziadi, që
me Ankizin Afrodita e lindi. Ndonëse
hyjneshë, me vdekëtar u mleks n'rudina
t'Idés. Ai
nuk printe vetëm por me Arkelokun tok
dhe Akamantin, bij t'Antenorit të
dy
mjeshtër lufte.
Ata
që trojët në Zelejë i kishin në
rrezë të vargut më tê skajmë të Idés, trojas
të pasur që pinë ujë t'Ezepit me
rrymë te thellë, per prijs kishin Pandarin,
birin e ndritur të princ Likaonit,
t'cilit Apoli vetë ia fali harkun. E
ata që ishin nga Adrestja e Apesi e nga
Pitia e mali i lartë i Tirjes, kishin për prijës Adrestin tok me Amfin me pancir
liri, dhe dy trimat ishin bij të Meropit Pergosian, që shokun në botë s'e
kishte për mjeshtri shortare; ai si la
djemtë të binin n'luftë shfaruese, po
ata s'iu bindën pse i thirri exheli, nga
vdekja e kobshme të dy do të vriteshin.
E
ata që n'Prakt e në Perkote rronin, në
Sest e Abido dhe n'Arisbë hyjnore, birin
e Irtakut, trimin As prijs kishin,
që nga Arisba e brigjeve t'Silentit
n'Trojë e sollen kuaj zjarmorë
e azganë. «
Dhe Ipotou tok me Pile kreshnikun, bijtë
e Pellazgut Leto Tautamidit, në
krye shtizorëve pellazgjikë u prinin,
që kishin trojet në Larisë pjellore
».
«
E, kur ndër togje u rreshtuan dy palët me prijës n'krye, si
tufa zogjsh trojanët me britma lufte dhe potere u turrën duke
piskatur thekshëm si kurrillat në shtigje t'qiellit, kur i ikin
dimrit me t'egrat shqota, e fluturojnë drejtë rrymash të
Oqeanit, dhe me vete i sjellin vrasti e vdekje fisit të
pigmejve;qe në mengjes u shpallin luftë të komshme ».
Gjeografia
e Homerit në Iliad
Analiza
dhe diskutime rreth pjesmarrjes pellazge ne luftën e Trojës;
Për popullin pellazgë në Iliada, që shumica mendojmi se ishte një popull i madh, në realitet këtu në këto vargjet
më sipër, pellazgët mezi që shihen në këta dy rreshta në radhen Trojane, më një prijs, gjithsejtë 1000 luftëtarë pellazgë, ndoshta edhe më pakë !
Ku janë pellazgët hyjnor këtu ?
Që të mos i ngatrrojmi gjërat, sepse pellazgët «hyjnor» si i quajnë disa, i shohim në librin tjetër te Homerit, në Odisea e jo në Iliada, ku atje pellazgët banonin si një diaspor e vogël në Kretë më tri etni tjera që flisnin gjuhë të ndryshme poashtu edhe pellazgët "madheshtor", e jo hyjnorë siç ne e i interpretojmi, pra sipas kësaj deshmije, aty perpos eolienëve qe flisnin gjuhën e tyre dhe helenëve e dorve flitej edhe gjuha pellazge në rendin e tretë.
Te shohim këtu njëherë se çfarë ngatrrimi bëjmi, ti deshifrojmi vargjet e Homerit si duhet;
"Ata
që rronin n'Argun e pellazgëve ²²²² * këtu
vrejtje:( Argu dikur moti ishte pushtuar nga pellazgët por këta
dëbohen nga Helenët, pra ata kishin ikur 355 vite me parë nga Argu në
Thesali e nga këtu në Cizikë, Italië, Kretë e gjithandej nëper Mesdhe... Pra Argu i pellazgëve në kohën e luftës së Trojes
egzistonte vetëm si toponim, si sot që kemi toponime të
pushtuesve sllave e turke në Shqiperi e Kosovë)*Iliada faqe 62 vargu
655 Homeri)
«...me
nam e zë, dhe trimat që banonin n'Alop
e Al, në Ftijë, Trikinë dhe Eladën e grave t'bukra, që
helenas quhen dhe mirmidonë e akej, (që
helenas quhen, pra, nuk ishin pellazgë por helenë) n'Trojë
velëzuan me pesëdhjetë fluga, e kishin prijs Akilin ».
Vertetohet pra se Akili ishte prijsi i mirmidonve « qe helenas quhen » e jo pellazgë..!
Vertetohet pra se Akili ishte prijsi i mirmidonve « qe helenas quhen » e jo pellazgë..!
A jeton në Argo pellazgët në kohën e luftës së Trojës ?
Për të kuptuar këtë ngatrres, Argu në këtë kohën e kësaj ngjarjes epike homerike në Iliad ishte një qytet në duart e helenëve dhe i banuar më helenë prej më se 300 vitesh e më parë ishte ne dor te pellazgëve në kohën kur këta erdhen nga Azia dhe e pushtan këtë tokë të gadishullit për herë tê parë në vitin 1896 para krishti.
Kosova nuk
ishte serbe asnjëhere, ishte e pushtuar nga serbët por jo nuk mund te thëmi se ishte e serbëve asnjëhere ! ..dhe këtu
nuk duhet ngatrruar gjërat as me rastin e «Argos pellazgjike»
që mbeti vetëm si kujtes e shkuar në gjuhën e poetve në një
periudh kur pellazgët e kishin pushtuar Argon dhe tërë
Arkadin..
«
ata që ishin nga Orkomena e pasur me
tufa dhensh e nga Faneu e Ripa, Stratia
e Enispa që e rrahin erërat e
nga Egea e Martinea e këndshme, dhe
në Stimpel e Parrasi banonin, kapedan
kishin mbret Agapinorin, birin
e Ankeos me gjashtëdhjetë anije. Secila
kishte shumë arkadë fatosa, fort
të dëgjuar në mjeshtrinë e luftës. Mbreti
i kreshnikëve Atridi atyre u fali fluga
shumërremash t'i bien detit turbull, pse
me punë deti s'ishin marrë asfare..»²² *
Te shohim këtu njëherë se çfarë ngatrrimi bëjmi kur ti deshifrojmi vargjet e Homerit
« Ata që rronin n'Argun e pellazgëve ²²²² * Këtu :( Argu dikur moti ishte pushtuar nga pellazgët por këta dëbohen nga Helenët, kishin ikur 355 vite me parë nga Argu për në Thesali e nga këtu më vonë ikin në Cizikë, Italië, Kretë e gjithandej nëper Mesdhe...
Pra Argu i pellazgëve në kohên e luftës së Trojës egzistonte vetem si toponim, si sot të ne që kemi toponime te pushtuesv...
*32
Diaspora pellazge në Egje:
Straboni
na thotë se, Pellazgët themeluan një koloni në ishullin e
Kretës duke u mbeshtetur tek Homeri në Odisea. Uliksi kur
ai i fletë Penelopes për udhtimin e tij të gjatë, i tregon
se, banorët e Kretës nuk flisnin të gjithë një gjuhë
të njejtë, kishte Atenien, Kretua indigjen, që ishin burra
krenar, kishte Sidonien dhe Dorien që keta ishin të ndarë në
tre fise dhe "madheshtorët Pellazgë."
Pellazgët kur arrijnë në Kretë pas invadimit të Deukalionit si e cekemm më sipër, rreth vitit 1541 para krishti, nuk kishin ardhur në numer të madh në Kretë siç e vrejmi nga dëshmia e Homerit, numrohen të fundit. Në këtë ishullin e Kretës ata e ruajten lirinë e tyre gati për një shekull, asnjë popullsi nuk sundonte mbi tjetren, derisa pas 125 vite që nga debimi i tyre nga Thesalia dhe i tërë Ballkani i sotêm, aty rreth vitit 1415 para Krishti, kur Tektamusi, i biri i Dorusit ose nipi i Helllenit, zbret ne Kretë më Eolienët, i nenshtron të gjithë këta popuj e mbretron mbi ta. Është për tu habitur se si Homeri në Iliada kretasit i vëndos në anën e Akejve,i shkojnë disa anije në ndihmë Agamemnonit, kurse në Odise, duke u kthyer Odiseja nga Troja, i gjënë aty në Kretë një etni pellazge në mesin e banorëve të këtij ishulli, si ka mundësi kjo ?
Pellazgët asnjëhere nuk perziheshin më tjerët. Në Kretë më nuk i'u gjendet asnjë shenjë pas ketij citimi për Pellazgët, tek asnjë historian tjetër.
Populli fqinjë i Silicienëve të fushës së Trojadës ishin Pellazgë, siç e kendon Homeri, "Hipotis printe trupat e famshëm Pellazge" qe "jetonin në fushën pjellore të Larisës, e njihnin për prijs te tyre Hipopotuan dhe Pikeusin, i dalur nga Marsi dhe i biri i Pelazgut Letus, qe rridhte nga Teutamisi. Më këtë Straboni deshmon peermes vargjeve të Homerit se Pellazgët jetonin në kufi më Silicienêt dhe quheshin Lirnesienë qe shtrihej ng Kaikë deri nê kufi më Ioninë në Azi, do thotë ne vendin ku prej kohesh jetojnê tani Eolienët qe vendosen këtu në këtë regjion qe kur Deukalioni i kishte debuar nga Thesalia si e vrejtem e siper...
Pasi që këta pellazgët ishin armiq të Akejve, ose grekëve, këta iu shkojnê në ndihmë Trojanëve. Mirëpo 567 vite pasi që ishin dëbuar nga Thesalia e Dodona si e pamê lartë, e 96 vite pas ramjes së Trojës, janë tê detyruar t'ua leshojnê vendin Eolienëve te cilêt ishin shumë më te fuqishëm, keshtu qe së bashku me Dorianët pushtojnë një pjesë të Azisë së Vogël duke i débuar Leleget dhe Pellazgët nga vendi qe ishin aty prej më së 567 vite q nga ikja e tyre nga Thesalia.
Kolonin Pellazge e gjejmi edhe më herët se lufta e Trojës në Cizikë, në kohën e Argonautëve, do thotë rreth vitit 1250 para krishti, qe quheshin më emrin Dolionë. Kur marrrin veshë se këta Argonautët ishin pasardhes të Thesalianëve ku më anijen e tyre kalonin aty pari, për t'iu hakmarrur i sulmuan. mirëpo mbreti i Cizikës nderhynë dhe vritet ne këtë perleshje. Më vonë në Cizikë arrijnë edhe pellazgë tê tjerë, që quhen në histori si Pellazgët Tirrenienë, të cilët kur dëbohën nga Tirrenia nga Lidianët, strehohën në Atikë, ku nga Atika kalojnë në Lemnos, do thotë se ishin dëbuar pas shumë kohësh dhe disa prej tyre terhiqen në Cizikë. Këta Tirrenienet më origjinë Lidiane por qe ishin debuar nga Italia apo Saturnia, iu bashkangjitën këtyre banorëve të Cizikës që më herët ishin ardhur aty dhe kështu formohet si popull i perbashkët dhe quhen të gjithë Pellazgë të Cizikës. Edhe këtu perseri kolonit greke iu afrohen Cizikut dhe dal ngadale disa prej ktyre pellazgëve shkrihen në ta e disa prej tyre zhvëndosën dhe iu humbin gjurmët nga ky vendë.
Burimi; Iliada nga Homeri, perkthim Gjon Shllaku botues Buzuku Prishtinë
Burimi 2; Edme Mentelle Historia e Herodotit Paris 1802
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire