01 septembre 2011

Si erdhi deri te pushtimi i Ballkanit nga osmanët ?

Si erdhi deri te pushtimi i Ballkanit nga osmanët ?

Krijimin e Shtetit te Arberit me së shumti e ka ndihmuar pushtimi i Anzhuinëve, keta e pushtuan Durrësin në vitin 1271  deri  në  vitin 1289, ku  qellimi i tyre ishte te pushtonin Bizantin përmes rrugës tokësore, dhe i dyti qellim ishte; verja në dor e krypetoreve të famëshme të Durrësit, mirepo pati rezistenece te papritur nga ana e Arbanitve(arbanon, anne komneni) por anzhuinët filluan të kuptojnë se duhej bërë për vete disa Baron të vendit,  keshtuqë ia arriten qellimit. Pushtimi zgjati  gati 20 vite me  rradh.  Duke gjetur dobësinë e Bizantit poashtu më  vonë  edhe Arbëria ra nënë sundim të  Dushanit i cili në vitin 1352 mblodhi 80 000 ushtarë për të pushtuar  Konstantinopojen ! Per ate perandorët bizantin kane pasur te drejte; "me pare turbanin(mehramen e sulltanit) se sa despotizmin serbë apo krishterë të  perendimit !
Po te kishte arritur Dushani te pushtoje Konstantinopojen me siguri qe e tere situta ne ballkane dhe historia sot nuk do ishte njesoj, per fat te mire ai vdiç ne rruge para se te rrethonte muret e perandorisë bizantine.
Në  ndërkohë  Bizanti i trembur nga këto sulme qe vinin nga  bota e  krishterë  qe i detyruar të lidhte pakt me tjerë pushtues qe vinin nga lindja, mund te themi lirishtë se Bizanti i ftoi osmanlijet ti dilnin në mbrojtje të tij, ishte i vetmi shpetim për ta.
Orkani erdhi si i ftuar,  bëri paktin por pas tij i takon urtësija dhe diplomacia të  birit të tij, sulltan Muratit te I-rë qe lidhi miqësi më Paleologun sa që perandoria bizantine thuaja se kaloi automatikishte në dor të osmanve si sundimtar e trashigimtar të perandorisë bizantine, madje ky akt ishte i lidhur aqë fortë sa qe ishin perbetuar te dy sundimtaret se ne rast  tradhtije denimi do ishte i ashpert.....nuk po e zgjase apstaj se si tentuan ti mbysin këta dy sundimtaret dy  perandorët... Androniku (i biri i perandorit) e peson keq, verbohet si ndeshkim tradhtije, poashtu edhe djali i sulltanit pasi verbohët, sulltani jep urdher ta vrisnin...më një fjalë, as në Bizancë e as në Ballkanë  osmanët nukë erdhën po mos ti kishte ftuar Bizanti !
Sipas  të  dhënave të  shumë autorve të asaj kohe dihet sot se 16 vite para kësaj beteje te famshme,  ushtarët serbë qe ishin ne shërbim te Muratit, te cilin e kishin percjelluar ne ekspedita te medha në Azi e në Karamani e ne terë lindjen, numri i atyre që ishin kthyer pastaj në Rashkië, ishin ankuar para Lazarit  se  si sulltani  i kishte keq trajtuar ata dhe  e akuzonin  Muratin për përdhunimin e tyre në kushtet në të cilat u dorëzuan dhe u bënë sherbtor të tij më marrveshjën pas betejes së Marices dhe me çdo kushtë perpiqeshin ta  thyenin këtë kushtë.

Si mbetën popujt e ballkanit vasal të sulltan Muratit, 16 vite para Betejës se Kosovës ?

Si pasoj ishte humbja e dy luftërave, ajo e vitit 1363 afër Nishit dhe 1371 në Betejen e Maricës ku moren pjes edhe shiptarët, mirëpo  serbët dhe bullgarët mbeten tributer të sulltanit (vasal) andaj çdo vite duhej ti dorzonin 1000 ushtarë Muratit për luftrat e tij ne lindje nëpër Romenistan (azi te vogël) kunder krishterve.
Vetem principata e  Malit te zi dhe ajo  Arbanase nuk pranuan këtë  marrveshje, t'ju kujtojmi se osmanët benin sulme herë pas  here edhe në viset  e Shqipërisë, në Betejen e  Savrës  afër Drinit, në  vitin 1385  koalicioni shqiptaro malazezias i bëri ballë ushtisë  osmane mirëpo  u thye, në fushë te betejes gjeti vdekjen  Balsha II-të, ishte pra një ndeshkim i sulltanit për  mospajtimin   të  ketyre dy principatave te rëndesishme, sipas tyre, edhe keto duhej të nenshtroheshin  si te tjerat nene vasalitetin e sulltanit.

Disa  vite pas  betejës së Savrës  princi Lazar i Rashës (kullës  mbi rrasa) ia kishte vu  vemendjen  ankesave të ushtarëve te tij qe ktheheshin nga sherbimi ushtarakë pranë ushtrisë osmane, në  baz  të  ketyre deshmove, gjeti shkas per ti kundershtuar  gjyqit turkë, situat e cila filloi të bëhej e padurueshme në popullsinë  sërbe ku pas një kohe shperthejnë edhe  kryengritje në tërë Rashkinë, duke i larguar te gjithë gjyqtaret apo Spahit turkë nga vendi.
Murati kishte hartuar planin e tij, i mblodhi   të gjitha  forcat e tij qe kishte në sherbim  në lindje dhe pergatitej te hakmirrej ndaj krishterve te ballkanit qe kishin ngritur koken dhe rrebeluar kunder forces se tij  me largimin dhe persekutimin e  spahijve (gjyqtaret, prefektet) e tij dhe qe kishin  thyer marrveshjen qe kishin bërë më parë më disfaten  pas Betejës se Maricës.
Vitin tjetër, qerrshor 1389 kur sulltan Murati e kishte perfunduar luftën në lindje  i kishte bërë të gjitha përgatitjet,  i dërgoi ambasadorët e tij dhe më shkres iu dergoi letër  te gjithë  krishterve duke iu   deklaruar  luftë  dhe pothuajse menjëherë pas deklarimit të tij mblodhi një ushtri të fortë prej  60 000  luftëtarëve !

Mirëpo serbët nisen menjëhere pas kësaj letre dhe iu dalin në pritë  osmanve diku në bullgari, ku hasin perballë më  një forcë prej  20 000 ushtarëve të cilët ishin nisur për një ekspeditë vezhguese para ushtrisë së madhe qe  vinte mbrapa në krye me sulltanin. Ekspedita turke pra   u sulmua  papritmas dhe u munden, vetëm 5000 prej tyre i shpetuan vdekjes."Turqit ia atribuojnë këtë humbje si "nema nga qielli' ose  klithja e perendis, të cilët besonin  se kjo humbje  e dënoj Muratin se ai e kishte perzier gjakun më një grua të pa fe "!
 Para ca vitësh sulltan Murati  ishte martuar më të bijen e Shishmanit, mbretit  bullgar, poashtu edhe dy djemt e tij ishin të martuar më dy të krishtera të disa viseve qe ksihin mbetur nga empiri bizantin i lindjes !
Turqit nuk erdhen pra për të  pushtuar Kosovën as vise tjera në Ballkanë, siç u shprehë shefi i diplomacisë  turke keto ditë, është e  vertetë kjo,  sespe keto vende sipas  marrveshjes tjetër mes sulltanit dhe perandorit të bizantit, nga keto vende  kerkonin vetëm se pagimin  e tatimeve vjetore, asgjë me shumë, ku pas betejës se Marices 1371, te gjithë ran nene vasalitetin e sulltanit qe duheshin ti paguanin per çdo vite nje shumë te madhe ari dhe argjenti dhe angazhimin e 1000 ushtarëve që i sherbenin ushtrisë osmane  18 vite para betejËs së Kosovës, perveç dy principatave te Malit te zi dhe Arbanase, te tjerët; serbët, boshnjakët, kroatët   paguanin tatime  sulltanit, perpos bullgarëve qe ishin liruar nga ky tatim ne baz të  marteses  si e thamë  më siper,  bijës së Shishmanit me Muratin.  Si e  shofim, 18 vite para Betejës së Ksovës më 1389, i tërë ballkani ishte  i mbikqyrun nga  Spahinjët osman, (spahi ishin tagrambledhës e  administrator turk të cilët rekrutonin ushtarë në sherbim të ushtrisë osmane) derisa ne vitin 1388  sebët  si dhe vasalet tjerë i larguan me  forcë spahinjët nga tërë ballkani,  disa prej tyre i vranë, atëherë sulltan  Murati I-rë qe ishte i zënun ne Romenistanë (azi te vogël) ishte perebtuar se vitin tjetër do hakmarrej ndaj të krishterëve qe e thyen marrveshjën e  Betejës së Maricës 16 vitë më parë !


Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire