10 janvier 2013

Renesanca ilire shqiptare: Opinione te reja rreth origjines Pellazge

Studim mbi lidhjen pellazgo-iliro-shqiptare




Studim mbi lidhjen pellazgo-iliro-shqiptare mbështetur tek të dhënat gjuhësore.
E reja që sjell ky studim qëndron në trajtimin e kësaj teme nga këndvështrimi gjuhësor duke u mbështetur tek një numër i madh studimesh të gjuhëtarëve dhe historianëve gjermanë, prej të cilave janë nxjerrë fakte deri tani të panjohura për publikun shqiptar.
















Në studim është paraqitur mendimi i gjuhëtarëve të ndryshëm, të cilët duke u mbështetur në razultatet e analizave gjuhësore kanë pranuar që Greqia dhe Azia e Vogël, kanë qënë në kohët prejhistorike fillimisht të banuara nga popullsi të tjera të ndryshme nga grekët, të njohura me një emer të përbashkët "popullsi pellazge" dhe që grekët kanë ardhur shume herë më vonë në këto territore në të cilat ata jetojnë sot. Si fakte gjuhësore sillen emërtimet gjeografike, të cilat arrijnë të mbijetojnë mijëravjeҫarët dhe mbeten në përdorim edhe sikur popullsia e një vendi të ndryshojë disa herë, duke u bërë dëshmi e etnicitetit të popullsive që kanë jetuar në treva të caktuara. Ato janë dëshmi e lidhjes së pallazgjishtes me ilirishten dhe shqipen e sotme.

Mbi bazën e kësaj analize gjuhësore janë sjellë edhe dëshmitë historike që mbështesin tezën e ngjashmërisë së disa fjalëve të gjemanishtes me fjalët e shqipes. Sipas gjuhëtarëve gjermanë, Gjermania lindore, jugore dhe përëndimore si dhe pjesë të Gjermanisë veriore kanë qënë fillimisht të banuara nga fiset ilire, përpara se fiset kelte dhe më vonë ato gjermane të shpërndaheshin në këto territore. Ky fakt historik mbështet tezën që fjalë të ilirishtes kanë hyre në gjuhën gjermane dhe kanë mbetur në përdorim deri në ditët e sotme nga kjo kohë e hershme e historisë.

Duke u mbështetur në analizën gjuhësore të emërtimeve gjeografike, gjuhëtarët kanë pranuar që ne kohet e hershme fiset ilire i kanë patur vendbanimet e tyre të shtrira në hapësira të mëdha të kontinetit Europian, në Gjermani, Zvicër, Austri, Poloni deri në Detin Baltik në Verilindje, në jugperëndim deri në Gadishullin Iberik, Spanjë Portugali, në jug kanë qënë banorë të pjesëve shumë të gjera të Gadishullit Apenin, Italisë si dhe në të gjithë Ballkanin dhe në veri vendbanimet e tyre kanë qënë të shtrira deri në ishullin Britanik, Angli. Tek kjo shtrirje e fiseve ilire në kontinetin Europian shikoj unë edhe ngjashmërinë që ekziston midis fjalëve të ndryshme që takohen në gjuhë të ndryshme dhe fjalëve të shqipes.

Në studimin që keni përpara do të gjeni fakte të ndryshme të nxjerra nga literautra e huaj, të panjohur deri tani për publikun e gjerë shqiptar, që mbështesin idetë e parashtruara. Jam e mendimit që ato janë me interes për të gjithe ata që dëshirojnë të dinë më tepër në këtë fushë por sidomos për historinë tonë të lashtë të lënë në heshtje.

Librin mund ta gjeni në shitje tek librari „Adrion“, Pallati i Kulturës, Tiranë.
Për porosi nga qytetet e tjera të Shqipërisë si dhe për ata që jetojnë jashtë vendit mund të kontaktoni në adresat :XXXXXXX
=================================

Reagimi nga Blogspoter Kreksi

 
Të nderuar anëtar, më lejoni të japi mendimin tim:
Pembajtjen e këtij librit e lexova dhe kuptova analizat shkurt pamse të autorit te cilat qojnë ujë në mullirin e huaj me teori te mbrapshta si edhe autorë të tjerë para tij në mbështetje të pellazgjishtës, në realitet, të skitishtës balto-sllave, kurse ne, populli shqiptar, jemi një rrënjë krejtë tjetër, vëndase, autoktone të cilën do e mbroj edhe pse i vetmuar, me këmbëngulje si një krynaq...të më etiketoni si te doni !

Sepse, e vërteta duhet të mbrohet e thuhet, se, këto teza e teori të ndryshme rreth prejardhjes së gjuhës shqipe si dhe prejardhjes së trungut tonë gjenetik janë dy materje te ndryshme njëra nga tjetra, te cilat janë te argumentuara tashmë prej kohësh nga dijetarët, gjuhëtarët si dhe shkënca e studimeve historike nga univerzitetet e botës së qytetruar, vetëm se tek ne shqiptarët e posazgjuar nga gjumi i gjatë prej disa dekadave dalin teori të zhanrit të ri, shthurje dhe rithurje të historisë së re nga autorë të pa aftë e te pa specializuar në këtë lami dhe të pavetdijshëm....i bëjnë dëme të mëdha interesave të historisë së popullit shqiptar, me qellimet e tyre armiqësore apo ndoshta e bëjnë nga pa vetëdija e tyre ?

Sepse, më veprimet e tyre djallëzore gjoja se na nxjerrin në dritë vepra madheshtore e të lavdishme duke e mashtruar opinion tonë, në vëndë që t'ia lejonin këtë detyr Akademisë së shkencave te Shqipërisë si dhe institutit të historisë, profesorëve e akademikëve tanë të angazhuar në këto hulumtime e studime historike arkeologjike e gjuhësore, me baza e argumente shkëcore prej dekadash.

E kuptoj që këta autorë mendje lehtë, tentojnë të tregojnë diçka, mirëpo kam edhe dyshimin se e bëjnë për përfitime personale, e jo asgjë në emër të shkencës, ose mund ta quajmi njê veprim patriotikë i verbuar i dalur nga mendja e shkurtpamësve, se, e tëra kjo është e ditur, nga perseritja nuk ka interes...
Dihet se Armiku më i madh i njeriut është mosdija !

Dhe kur nuk dijmi, heshtja është flori, mirëpo këta autorë kanë deshirën të fitojnë flori, ose tê qorruar nga mendje-madhësija e tyre e duke perfituar nga mosdija jonë, perhpin ideologji e mbrapshtira mbi kurrizin e një klase të lexuesve të gjetur nga sferat e ndryshme, i dalur prej kohësh jashtë boshtit të rreguallave arsimore edukative shtetrore e univerzitare me baza shkëncore bashkohore si tëra kombët tjera, dhe tani kjo klasë e re tek ne ka vështirë ti rikthehët një mësimit te duhur dhe ushqehët me këto doktrina që tregu i egër i librit iu ofrojnë botime jo shkëncore por produkte të infektuara në damin e lëxuesit shqiptar!

Prandaj, duhet ta dijmi se, këtë mosdije do ta paguajmi shtrenjtë e që koha do e tregoje dhe në emër të drejtësisë nuk duhet të heshtim, e kam shprehur dhe demantuar më argumente mbi baza shkëncore disa herë edhe në këtë forum, jo vetëm nga ana ime por edhe nga dijetarë të njohur është ditur, se, pellazgët janë popullësi emigrantësh të ndarë nga trungu skitë i ardhur në gadishullin tonë nga brigjet e Kaspikut, e jo kurrësesi etni as popull autoktonë, të cilët flisnin gjuhët balto-sllave e gjermanike, dhe se etnikishtë ne populli shqiptar nuk kemi kurrëfarë lidhje me këtë grup popullatash indo-skito-pellazge, të racës aziatike, edhe pse ishin të bardhë, sepse ne jemi të njê races tjetër, asaj races Dinarike, që veçohemi krejtësishtë nga morfologjia, kafka, nga gjaku, nga karakteri yni nga këta skito-gote e pellazge, jemi autentikë, edhe pse duhët pranuar e jo kurrësesi mohuar, se, shumë fjalë skito-gote e balto-sllave= apo pellazgjike të këtij populli të bardhë hyrën përmes huazimeve në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe dhe u rrënjosën tek populli yni dinarik përmes marrdhënjeve e zhvillimit kulturor e bujqësor, por kjo nuk do thotë se ne duhët të jemi patjetër ata pallazgë=Pel asgi= "belli azgi", =azgët e bardhë= të cilët u qfaqën së pari në krye më shefin e tyre Belusin=Belushin=bardhoshin= rreth 2100 par krishti në Mezopotami dhe nga atje migruan pastaj drejtë perendimit dhe u ndalën në tokat e banorëve te hershëm, që ishin Molopët=Mollosët dhe Lapitët=Labët, dëshmi e pamohueshme se, ne shqiptarët edhe pa revandikimin "pellazgjik" jemi autoktonë, para-pellazgë, një populli tjetër e racës dinarike Eoropiane e jo aziatike siç ishin skito-baltët, germanik, të ardhur nga veriu përtje Danubit dhe ardhjes së grupit të dytë skito-pellazgë apo indo-skitët, të ardhur nga Mezopotamia ku asnjë lidhje etnike-gjenetike nuk kemi me ta, përpos huazimeve të pamohueshme gjuhësore të argumentuara nga dijetar të shquar të huaj si dhe shqiptar, e njohur kjo prej dekadash përmes veprave të tyre shkëncore ! Dhe nga kjo analiz, do tê ishte e panevojshme tê mbêshtesim tezen pellazgjike deris e kemi si dëshmi se ne ishim para pellazgëve e grekëve, populli mê i lashtê i gadishullit, pra teorit tjera nuk na duhen sepse janë të pa verteta si dhe qojnê nê kundershtim më studimet tjera shkëncore të cilat kanë treguar para 150 vitësh se pellazgët janë popullësi endacake e jo autoktone siç mendohej e thuhej nga autorët e antikitetit, gjoja se, pellazgët ishin në këto troje para hëne" !

Spjegimin rreth këtij epiteti e kemi treguar disa herë edhe në këtë forum, vërtetur nga filologët e shekullit XIX-të, se ky epiteti "para hënes" vjenë nga se, në kohërat e vjetra para historike popujt nuk mbanin ende emra por mbanin vetëm se amblema, ku skito- pellazgët, të një familje, kishin si amblem gjarpërin dhe shqiponjën, kurse populli që erdhi pas tyre në gadishull, popull të dalur nga Egjipti (hisosët apo barinjët e kaukazit qê kishin pushtuar Egjiptin e mbajtur 500 vite, ishin Akejt e mê vonë Danajt si fenikas, të kuqët, e që si amblem kishin Hënën...dhe Heziodi e thotë me të drejtë se,  akejët në krye me Deukalionin (pëllumbi i detit) e danajt më vonë, erdhen rreth 300 vite pas këtyre popujve që kishin amblemen e gjarprit e shqiponjes, që më vonë autorë të vjetër iu japin emrat "skiti", sepse ishin endacakë=skitnica, dhe "pelasgi" ishin të bardhë, nga Beli=Belusi që njihët në Mezopotami... dhe u vëndosën në tokat e Greqisë së sotme emër ky që vjenë nga gjuha e skito-keltve dhe që kuptohët si vëndi =i skajshëm= toka buzë detit =A More="te deti" More=deti gjuha balto-skite...... dhe me emrin tjetër =Fundi= Kraja=Graja, përndryshe më vonë autorët e vjetër e emruan ndryshe duke mos e permedur "K" por zëvëndësuar më "G"=Graja e më vonë Greqia...! Kemi sot edhe toponime tek ne me emrin =Krajkova, Kraja, Krajmirovcë etj...emra këta të hershëm, kurrësesi mos ti ngatrrojmi me toponimet e më vonshme të sllavëve të jugut, që erdhen edhe këta por ne peridhen pas krishti... prandaj, kurrëfar lidhje etnike nuk kanë me skito-pelalzgët sllavet e sotem, sepse këta janë me etni tataro-mongole e sarmate... pra ju lutemi te mos keqëkuptohëmi, të gjithë popullesit e largëta pertej kaspikut huazuan edhe këta gjuhët balto-skite dhe asgjë tjetër....mos të gjejmi shkase tani për etiketime te kota e pa baza në kundërshtim më këtë teori...se nê asnjëmënyrë sllavët e sotem nuk kanë mundësi e as baza shkencore për të revandikuar çfardo prejardhje nga këta popujt balto-skitë apo pellazgjikë...se si e shihni, gjuha që sot e flasin sllavët nuk argumenton se edhe ata ishin banor të lashtë të gadishullit, si psh. algjerianët e tunizianët që flasin sot gjuhën frenge, a mund ti quajmi francez pas 5000 vitësh ?

Poashtu si Greqia apo Graja=Kraja u emrua edhe =Ukraina= Krajna= "në fund, skaj, "vëndi i skajshëm" nga balto-skitët e veriut si dhe polakët e gjuhës sllave.
Më sa kam vrejtur këtu, autorët shqiptar të cilët mirrën sot më pellazgjishtën dhe e konsiderojnë atë si rrënja e gjuhës shqipe, mashtrohën të gjithë, për arsye se, asnjëri prej tyre nuk e njehë gjuhën e skitëve  apo Balte-vellahe,  që është berthama e pellazgjishtës e më vonë e kelto-gjermanëve si dhe baza e gjuhëve europiane. Prandaj, të thuhet nga krenaria apo patriotizmi i verbuar sot se, shqipja është nëna e gjuhëve të Europës është aqë injorancë fëmijënore aqë sa edhe absurditet !

Studiues si Aristidh Kola, Niko Stilo, Aref, Angjeli e shumë tjerë, duhej së pari ta njohin gjuhën skitike=gotike vandale, para se të mirreshin më gjoja pellazgjishtën të cilën e konsiderojnë si berthama e shqipes, gabim fatal ky se, perndryshe na qojnë drejtë gabimeve të pafalshme ku i gjithë ky sistemi që punon sot jashtë Akademisë sonë do na kthehej në të ardhmen mbrapa kokës, pa e ditur fare, si bumerang, nga e ashtuquajtura mosdija !

Si përfundim, dijetari i njohur danez, Konrad Malte-Brune e nxjerrë në interesin e popullit shqiptar një teori të pathyeshme, se, "askujt nuk i intereson sot se, kush erdhi apo kush ishte i pari popull dikur në gadishull, në kohërat të cilat nuk mbahën mend, por, ne na intereson se, populli shqiptar është i njohur si banor i këtyre vëndeve sepse lidhet përmes ilirëve, te cilêt i njehë historia që nga anikiteti e deri më sot, dhe pa dyshim se shqiptarët janë ilirët e kohës historike të cilët njerzimi i mbanë mend përme dëshmive që na i ka lën ky popull i madh i gadishullit".

shëndet !

p.s: nuk mësohën skitët nga Wikipedia duke klikur në google e marrur burime të mbrapshta të shekullit VI-te par krishti, ku skitêt i vendosin tek Perisa...por iu duhet së paku tri vite hulumtime për të gjetur zanafillen e pellazgëve permes skitëve të lashtë 3000 vite para krishti që jetuan nga Kaspiku e deri në Krime e Ukrainën e sotme.

07 janvier 2013

Homeri nga Babiloni ?


             Dardanët të njohur 500 vite para Homerit ? 

Pa dyshim se Iliada e Homerit i bëri Dardanët të pavdekshëm përmeskëngëve të kësaj vepre letrare por, edhe para Homerit, i cili besohet se jetoi në shekullin e IX-të para krishti, por ndoshta edhe më herët aty rrethshekullit XII sipas disa dijetarve, pra dardanët ishin të permendur edhe nëfyshekët e hieroglifeve egjiptase, ku në vitin 1295 morën pjesë perkrahëHititve në betejen e Kadeshit kundër faraonit Ramsez II, do thotë së paku50 vite para luftës së Trojës. Mirëpo dardanët i hasim më këtë emër edhe pas rënjës së Trojës, në Eolidë, pra Azi të vogël, derisa këto vise nëshekullin e V-të para krishti ishin të pushtuara nga persët, Ksenofoni epershkruan një ngjarje të rëndësishme në lidhje më një princesh Dardanete quajtur Mania, që sundoi në Eolidë rreth vitit 400 para krishti, ose sëpaku 400 vite pas Homerit. Pra si e shohim, për egzistencen e dardanve kemi dëshmi se egzistonte ky popull edhe para epokës homerike si edhe pas saj.
Homeri ishte nga Babiloni ? 

Lucieni i Samosatës në shekullin e II-të pas erës sonë e imagjinon njê takim, një intervistë me Homerin në librin e tij, "Ngjarje të verteta" ku shprehë knaqësinë se ky takim imagjinativë më Homerin do jepte rezultate të frytëshme për lexuesin ku në këtë kohë çdo grekë si dhe latinë digjej nga deshira për të njohur të vertetën se, nga cili vendë ekishte periardhjen Homeri, prandaj Lucieni në një takim që pati mê të nënjê ishull, ia shtron këto pytje Homerit;Nga celi vendë jeni ? " Edhe sot e di që shumica interesohën të dijnë se nga cili vendë jamë, edi që disa mendojnë se jamë nga Shios, tjerët nga Smirna, shumica mendojnë se jam nga Kolofoni. Mirëpo, në realitet unë jamë nga Babiloni,ku bashkëqytetarët e mi nuk më thrrisnin Homer por Tigranë ! Pastaj, i derguar si pengë, (që do thotë homeros) tek grekët, kam ndrruar emrin.Kur e pyeta se, a i keni shkruar ju vetë me doren tuaj këto vargje, ai mu pergjigj; "po, vetë më doren time" !

Dr. Engjëll Sedaj:
Qështja Homerike: pellazgët, dardanêt, ilirët

Interesimi për Akilin dhe personazhet e luftës së trojës zgjojnë interesimnë aspektin historikë edhe tek literatura shqiptare siç zgjojnë interesimedhe shumë vende e fise që i këndon Homeri. Disa prej këtyremomenteve historike kanê zgjuar vëmendje edhe tek periudha e RilindjesKombëtare në shekullin XIX-të në historiografi si dhe literaturën artistiko letrare duke e ndjekur hipotezën Pellazgjike dhe më disa teori të tjera mbi lashtësinë e popullit shqiptar, prandaj edhe thuhet se lajmet e para mbi fiset ilire dhe vëndin e tyre i gjëjmë në poemat e Homerit.Pellazgët ishin objekt studimi jo vetëm i studiuesve shqiptarë por edhe itë huajve, të cilët janë mbështetur më së shumti në të dhënat e Homerit mbi ata pellazgët hyjnor që janë në lidhje edhe më popujt tjerë, disa prej tyre kanë mbetur të panjohur dhe krejte mitikë.
Prej tyre, si pellazgjike në këngët homerike përmeden edhe këto fisetjera; kaonët, thesprotët, kasopejtë, molosët, athamanët, anafilokët, aithikët,orestët, antinanët, enienët, euritanët etj. Homeri thotë sipas këngëve nê«Odisea» se, vetëm në Kretë banonin pesë fise me gjuhë të ndryshme,që janë; eteokretasit, kydonët, akejtë, dorianët dhe pellazgët, kurse nëIliadë këndon;
«Në breg të detit kanë zënë vend kerianët dhe ata peoenët harklakuar lelegët, kaokonët diva me pellazgë...»
Bashkë me pellazgët, në këngët homerike ndeshën edhe fise tjera,kështuqë nuk mund të lokalizohën në një vend të caktuar në Greqinëantike, por si të shperndarë në Kretë, Thesali, Epir, Mikenë dhe vendetjera.
Pra e verteta është se, edhe autorët tjerë antikë i zënë n'goje pellazgët evjetër kështu që për studiuesit e mëvonshëm mendimet dhe të dhënat etyre u kanë shërbyer për ti perforcuar dhe për t'i bërë më të sigurta tëdhënat legjendare e mitike mbi ta.Mirëpo, studiuesit kanë konstatuar se elementet etnike të botës homerikenë pjesën dërmuese janë më të vjetra se ajo e kohës së Homerit, gjë që ai është detyruar t'i pêrmendte popujt e lashtë paragrekë, prej të cilëveshumë shpeshë pikërisht pellazgët t'i përcaktonte si një popull jo grekë.

Prandaj edhe elementet etnike të pellazgëve janë krejtë të panjohura, të padefinuara mirë si edhe vetë koncepti pellazgjikë më këto elementemitike, siç u tha më sipër, si një popull hyjnor, sado që ata në Luftën eTrojës kanë mbajtur anën e trojanëve.Si e shohim, paraqitja e pellazgëve në këngët homerike bëhët me disakundërthënje. Këtu zakonisht bëhët edhe dallimi në mes të Akilit dheAgamemnonit, jo vetëm se këta dy nuk merren veshë mes veti për shkakë të një vajze, por më siguri se këta dy vinin nga dy botëra tëndryshme.Pra duhët thënë gjithashtu se edhe në traditën e një literature të pasur,qoftë nga periudha e rilindasve shqiptarë, qoftë edhe më vonë, dalin disapersonazhe të këngêve homerike, historikisht më të afërta, si kur ështëfjala për Akilin, ashtu edhe për Zeusin pellazgjikë të Dodonës.Në fakt, pikërishtë në Dodonë, si të themi, janë shkolluar protagonistëtkryesorë të këngëve homerike; Akili dhe Odiseu, ku Akili i drejtohëtZeusit më këto fjalë;
« Mbret i pellazgëve e i Dodonve, o Zeus, ti që ngalargë sundon edhe Dodonën »
...këto vargje e kanë motivuar edhe Naim Frashërin.Si e shohim, pa dyshim se studiuesit në asnjë pikpamje nuk mund t'i vënëkëngët homerike në shërbim të Ilirologjisë më tepër se me të dhënat eshumta mbi dardanët.

Prej Homerit e deri më sot Troja dhe heronjët eluftës së saj kanë terhequr vëmendjen jo vetëm të letrarëve, piktorëve eartistëve tjerë, por edhe vëmendjen e arkeologëve dhe të historianëvenë përgjithësi. Mirëpo, nga hulumtimet e gjertanishme nuk mund tëthuhet se janë arritur rezultate përkitazi më ndriçimin e elementeve etniketë trojanëve, të cilêt Homeri i quan edhe më emrin dardanët.
Në disaraste Homeri bënë dallimin etnik në mes trojanëve e dardanve si nëkëngën VII-të këtu; «Trojanë, dardanë, më dëgjoni dhe ju aleatë...»
Së fundit, edhe vetë emertimet e ndryshme dëshmojnë dallimet e këtyredy popujve të Frigjisë.Duke përfunduar këtë fjalë të hyrjes për monumentin më të madh tëletërsisë klasike greko romake, duhet thënë se nga eposet e Homerit, kanëmêsuar artin e bukur dhe dijen të gjitha gjeneratat dhe të gjithë njerëzit editur në treven europiane dhe më gjërë.Në këtë mënyrë mund të thuhët se edeh vetë Iliada me mitet dhe legjendat e begatshme të saj, paraqet një internacionalizim të vërtetë dhe i bashkon jo vetëm poetët e artistët e botës por edhe popujt dhe kulturat e tyre: ky bashkim bëhët në një mênyrë më të natyrshme se që i bashkojnë popujt dhe kulturat e ndryshme librat ideologjikë e fetarë.Pikërisht këtu qëndron edhe vlera e madhe artistike e këngëve homerike.Prandaj, si perkthimi dhe botimi i parë integral, ashtu edhe ky botim i përkthimit të ripunuar i Iliadës nga Gjon Shllaku, i cili u relizua për të parën herë në Prishtinë, shënon një datë të rëndêsishme për kulturënshqiptare përgjithësisht, e sidomos për letërsinë europiane, sigurisht kulmore do jetë edhe në gjithë letërsinë e pêrkthyer shqiptare.Një meritë e veçantë dhe lëvdatë i takon z. Abdullah Zeneli për iniciativëndhe nismën e mbarë të tij që në ndërmarrrjen botuse «Buzuku» të botohët kjo vepër madheshtore e artit letrar, me shpresë se ky poet e adhurues i madh i letërsisë së shpejti do tê vijoje punën edhe më botime të vepravetjera nga antika.

Nxjerrur nga «Iliada» Perktheu Gjon Shllaku më parathenje nga Dr. Engjëll Sedaj, botimet Buzuku 2006 Prishtinë Pellazgiada Nr. 1 =vijon=Dosje në përpunim.Grupi Rilindja=ilire=shqiptare


Adresa elektronike:dartre93@gmail.com

http://www.scribd.com/doc/89081653/Pellazgiada