07 janvier 2013

Homeri nga Babiloni ?


             Dardanët të njohur 500 vite para Homerit ? 

Pa dyshim se Iliada e Homerit i bëri Dardanët të pavdekshëm përmeskëngëve të kësaj vepre letrare por, edhe para Homerit, i cili besohet se jetoi në shekullin e IX-të para krishti, por ndoshta edhe më herët aty rrethshekullit XII sipas disa dijetarve, pra dardanët ishin të permendur edhe nëfyshekët e hieroglifeve egjiptase, ku në vitin 1295 morën pjesë perkrahëHititve në betejen e Kadeshit kundër faraonit Ramsez II, do thotë së paku50 vite para luftës së Trojës. Mirëpo dardanët i hasim më këtë emër edhe pas rënjës së Trojës, në Eolidë, pra Azi të vogël, derisa këto vise nëshekullin e V-të para krishti ishin të pushtuara nga persët, Ksenofoni epershkruan një ngjarje të rëndësishme në lidhje më një princesh Dardanete quajtur Mania, që sundoi në Eolidë rreth vitit 400 para krishti, ose sëpaku 400 vite pas Homerit. Pra si e shohim, për egzistencen e dardanve kemi dëshmi se egzistonte ky popull edhe para epokës homerike si edhe pas saj.
Homeri ishte nga Babiloni ? 

Lucieni i Samosatës në shekullin e II-të pas erës sonë e imagjinon njê takim, një intervistë me Homerin në librin e tij, "Ngjarje të verteta" ku shprehë knaqësinë se ky takim imagjinativë më Homerin do jepte rezultate të frytëshme për lexuesin ku në këtë kohë çdo grekë si dhe latinë digjej nga deshira për të njohur të vertetën se, nga cili vendë ekishte periardhjen Homeri, prandaj Lucieni në një takim që pati mê të nënjê ishull, ia shtron këto pytje Homerit;Nga celi vendë jeni ? " Edhe sot e di që shumica interesohën të dijnë se nga cili vendë jamë, edi që disa mendojnë se jamë nga Shios, tjerët nga Smirna, shumica mendojnë se jam nga Kolofoni. Mirëpo, në realitet unë jamë nga Babiloni,ku bashkëqytetarët e mi nuk më thrrisnin Homer por Tigranë ! Pastaj, i derguar si pengë, (që do thotë homeros) tek grekët, kam ndrruar emrin.Kur e pyeta se, a i keni shkruar ju vetë me doren tuaj këto vargje, ai mu pergjigj; "po, vetë më doren time" !

Dr. Engjëll Sedaj:
Qështja Homerike: pellazgët, dardanêt, ilirët

Interesimi për Akilin dhe personazhet e luftës së trojës zgjojnë interesimnë aspektin historikë edhe tek literatura shqiptare siç zgjojnë interesimedhe shumë vende e fise që i këndon Homeri. Disa prej këtyremomenteve historike kanê zgjuar vëmendje edhe tek periudha e RilindjesKombëtare në shekullin XIX-të në historiografi si dhe literaturën artistiko letrare duke e ndjekur hipotezën Pellazgjike dhe më disa teori të tjera mbi lashtësinë e popullit shqiptar, prandaj edhe thuhet se lajmet e para mbi fiset ilire dhe vëndin e tyre i gjëjmë në poemat e Homerit.Pellazgët ishin objekt studimi jo vetëm i studiuesve shqiptarë por edhe itë huajve, të cilët janë mbështetur më së shumti në të dhënat e Homerit mbi ata pellazgët hyjnor që janë në lidhje edhe më popujt tjerë, disa prej tyre kanë mbetur të panjohur dhe krejte mitikë.
Prej tyre, si pellazgjike në këngët homerike përmeden edhe këto fisetjera; kaonët, thesprotët, kasopejtë, molosët, athamanët, anafilokët, aithikët,orestët, antinanët, enienët, euritanët etj. Homeri thotë sipas këngëve nê«Odisea» se, vetëm në Kretë banonin pesë fise me gjuhë të ndryshme,që janë; eteokretasit, kydonët, akejtë, dorianët dhe pellazgët, kurse nëIliadë këndon;
«Në breg të detit kanë zënë vend kerianët dhe ata peoenët harklakuar lelegët, kaokonët diva me pellazgë...»
Bashkë me pellazgët, në këngët homerike ndeshën edhe fise tjera,kështuqë nuk mund të lokalizohën në një vend të caktuar në Greqinëantike, por si të shperndarë në Kretë, Thesali, Epir, Mikenë dhe vendetjera.
Pra e verteta është se, edhe autorët tjerë antikë i zënë n'goje pellazgët evjetër kështu që për studiuesit e mëvonshëm mendimet dhe të dhënat etyre u kanë shërbyer për ti perforcuar dhe për t'i bërë më të sigurta tëdhënat legjendare e mitike mbi ta.Mirëpo, studiuesit kanë konstatuar se elementet etnike të botës homerikenë pjesën dërmuese janë më të vjetra se ajo e kohës së Homerit, gjë që ai është detyruar t'i pêrmendte popujt e lashtë paragrekë, prej të cilëveshumë shpeshë pikërisht pellazgët t'i përcaktonte si një popull jo grekë.

Prandaj edhe elementet etnike të pellazgëve janë krejtë të panjohura, të padefinuara mirë si edhe vetë koncepti pellazgjikë më këto elementemitike, siç u tha më sipër, si një popull hyjnor, sado që ata në Luftën eTrojës kanë mbajtur anën e trojanëve.Si e shohim, paraqitja e pellazgëve në këngët homerike bëhët me disakundërthënje. Këtu zakonisht bëhët edhe dallimi në mes të Akilit dheAgamemnonit, jo vetëm se këta dy nuk merren veshë mes veti për shkakë të një vajze, por më siguri se këta dy vinin nga dy botëra tëndryshme.Pra duhët thënë gjithashtu se edhe në traditën e një literature të pasur,qoftë nga periudha e rilindasve shqiptarë, qoftë edhe më vonë, dalin disapersonazhe të këngêve homerike, historikisht më të afërta, si kur ështëfjala për Akilin, ashtu edhe për Zeusin pellazgjikë të Dodonës.Në fakt, pikërishtë në Dodonë, si të themi, janë shkolluar protagonistëtkryesorë të këngëve homerike; Akili dhe Odiseu, ku Akili i drejtohëtZeusit më këto fjalë;
« Mbret i pellazgëve e i Dodonve, o Zeus, ti që ngalargë sundon edhe Dodonën »
...këto vargje e kanë motivuar edhe Naim Frashërin.Si e shohim, pa dyshim se studiuesit në asnjë pikpamje nuk mund t'i vënëkëngët homerike në shërbim të Ilirologjisë më tepër se me të dhënat eshumta mbi dardanët.

Prej Homerit e deri më sot Troja dhe heronjët eluftës së saj kanë terhequr vëmendjen jo vetëm të letrarëve, piktorëve eartistëve tjerë, por edhe vëmendjen e arkeologëve dhe të historianëvenë përgjithësi. Mirëpo, nga hulumtimet e gjertanishme nuk mund tëthuhet se janë arritur rezultate përkitazi më ndriçimin e elementeve etniketë trojanëve, të cilêt Homeri i quan edhe më emrin dardanët.
Në disaraste Homeri bënë dallimin etnik në mes trojanëve e dardanve si nëkëngën VII-të këtu; «Trojanë, dardanë, më dëgjoni dhe ju aleatë...»
Së fundit, edhe vetë emertimet e ndryshme dëshmojnë dallimet e këtyredy popujve të Frigjisë.Duke përfunduar këtë fjalë të hyrjes për monumentin më të madh tëletërsisë klasike greko romake, duhet thënë se nga eposet e Homerit, kanëmêsuar artin e bukur dhe dijen të gjitha gjeneratat dhe të gjithë njerëzit editur në treven europiane dhe më gjërë.Në këtë mënyrë mund të thuhët se edeh vetë Iliada me mitet dhe legjendat e begatshme të saj, paraqet një internacionalizim të vërtetë dhe i bashkon jo vetëm poetët e artistët e botës por edhe popujt dhe kulturat e tyre: ky bashkim bëhët në një mênyrë më të natyrshme se që i bashkojnë popujt dhe kulturat e ndryshme librat ideologjikë e fetarë.Pikërisht këtu qëndron edhe vlera e madhe artistike e këngëve homerike.Prandaj, si perkthimi dhe botimi i parë integral, ashtu edhe ky botim i përkthimit të ripunuar i Iliadës nga Gjon Shllaku, i cili u relizua për të parën herë në Prishtinë, shënon një datë të rëndêsishme për kulturënshqiptare përgjithësisht, e sidomos për letërsinë europiane, sigurisht kulmore do jetë edhe në gjithë letërsinë e pêrkthyer shqiptare.Një meritë e veçantë dhe lëvdatë i takon z. Abdullah Zeneli për iniciativëndhe nismën e mbarë të tij që në ndërmarrrjen botuse «Buzuku» të botohët kjo vepër madheshtore e artit letrar, me shpresë se ky poet e adhurues i madh i letërsisë së shpejti do tê vijoje punën edhe më botime të vepravetjera nga antika.

Nxjerrur nga «Iliada» Perktheu Gjon Shllaku më parathenje nga Dr. Engjëll Sedaj, botimet Buzuku 2006 Prishtinë Pellazgiada Nr. 1 =vijon=Dosje në përpunim.Grupi Rilindja=ilire=shqiptare


Adresa elektronike:dartre93@gmail.com

http://www.scribd.com/doc/89081653/Pellazgiada

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire