29 décembre 2011

Edhe me të vjetër se Hëna...

Arkadianët, a ishin Pellazgë ?

Pellazgusi e mori me vete në Haemonië edhe Pellazgë tjerë që e kishin percjellur që nga Argolida, dhe atje në Argolid më nuk kishte mbetur asnjë prej tyre vetëm barbaret e hershëm vendas që kishin jetuar aty edhe më parë, të pakët ishin pellazgë qe kishin mbetur aty në mesin e vendasëve, kishin ndërtua shtëpi dhe më në fund shkrihën me banorët e tjerë me shumicë barbare.

Nuk dyshohet pra që nuk kishin mbetur në Arkadië edhe një pjesë e vogël e Pellazgëve, sepse edhe herodoti e citon ne një vend se Arkadiano-Pellazgët themelojnë kolonit e tyre në Ioniene, ne brigjet lindore te detit Egje* ne Ionine e famshme te Homerit. 

Pra një kolonie autoktone Arkadiane me një pakicë aleatesh pellazgësh. Me këtë citim nga Herodoti deshmohët se të gjithë Arkadianët nuk ishin me origjnë pelalzge por vetëm një pakicë prej tyre.

Ndërsa Likaoni, i biri i Pelazgosit mbeti dhe sundoi mbi barbaret ne Arkadië, poashtu edhe i biri i tij Niktimusi.

Sundimi i Niktimusit nuk zgjati shumë ai mbijetoi një revolucion që ndërroi pamjen e vendit. Avanturier të tjerë, të ardhur nga Argolida e pushtuan Arkadinë krejtë lehte njashtu si e kishte marrur në dor edhe pelazgusi 70 vite më parë. Keta pushtues nga Argolida kishin për udheheqës Arkasin, qe ishte i biri i Orkomenusit, si e thotë Duris në librin e tij historia e Maqedonisë, se ky Arkasi nuk ishte as i biri i Zeusit e as nipi i Likaonit nga e bija e tij Kalfisto, pra ky Arkasi ishte ai që i dha emrin banorëve te Arkadisë dhe të gjithë Arkadienëve, i cili ishet nisur si avanturier nga Argolida deh pas një lufte barbaret apo vendasit e Arkadisë e humbin luftën dhe u vunë nën sundimin e pushtuesve te ardhur nga Argolida ne krye me Arkasin deh per deshmi, Aristoti permend në republikene Tegeatëve këtë ngjarje. Pa ky pushtim ndodhi rreth vitit 1834 para Krishti.

Pa dyshim së bëhet fjalë për antikitetin e hershëm, bëhët fjalë pra për kohën 222 vite para se të vinte Danaii në Argos, 264 vite para sundimit te Sekropit në Atikë, dhe 285 vite para se te vinte Kadmosi në Beotië.
Mirëpo a mund ta quajmi këtë periudh aqë të lashtë sipas ideve aqë kok-trasha e feminore sipas epitetit nga Prosélenes se,  gjoja këto ngjarje që i permendem më sipër kanë ndodhur "pasi që është dukur hëna" ?

Ky term i shtrembruar për pellazgët që thuhej se "ishin aty para hënes" iu ka ka dhënë rast një numri tê madh të përrallave nga të autorët e vjetër e mbi të gjitha preku edhe autorët modern, që këtu duhet ti thëmi dy fjalë:

Në mesin e këtyre autorëve të fundit, të kohës së tanishme, janë gjetur disa të cilët harrojnë se Azia ishte djepi i botës së qytetrimit, aty ku me dorën e tij Perendia e kishte formuar njeriun e parë, ku pastaj nga aty njer£ëzit ishin shtuar, pastaj ishin lidhur pas lloj lloj krimi deri sa vjen tek pasioni i fundit i Perendisë dhe,  një ditë ua kthenë shpinen njerëzve, e mbulon tërë tokën më të gjithë banorët e tij, shpëton vetëm familja e Noês i cili e popullson përseri tokën, mirëpo, këta filozof harrojnë se, këto të verteta,  se, duke u munduar t'iu japin ngjajshmërin me mburrjet të marra të Arkadianve duke pretenduar se,  jo vetëm se ishin populli më i vjetër i tokës por edhe më tej, duke pretenduar se, këta ishin më të vjetër  edhe para se të egzistonte Hëna !

Pra në këtë shekullin që krenohemi më shkelqësinë e tij "lumiérë" apo drita ku në gjirin e kësaj "kompanies së dritës së dijetarve" është riprodhuar ky fenomen i çuditshëm i këtij hymni "
Ishte një opinion në pergjithsi i marrur nga një Arkadien siç ishte zoti Dionis nëper mes të "Kalimit të esejit të tij mbi Kometat, ku në faqen 184, pretendon se, të parët e tij kishin banuar Tokën, para se Toka e kishte satelitin e saj Hënën...?
"Ky opinion për Arkadienet pellazgë është perhapur përmes Lucien"

Këto ndjenja janë të pa imagjinueshme nga ky filozof i famshëm që ka guxuar ti përshkruaj njashtu: para hënës ?

Më mirë do t'ishte për të t'ua lërë këtë rrëfim autorëve të mjerë që fabrikojnë shigjeta me ç'fardo druri për ti dobësuar provat e besueshme, e mbi të gjitha, nuk është dashur ta injoroje rregullin e Astrologjisë, që është ndër Veprat e Lucianit, por që nuk është e këtij autori mirëpo e një shkruesi të dobët, se nëse këta Arkadienët Pellazgë e quajnë veten " më të vjetër se sa Hëna" duhet të ishte  nga injoranca  dhe krye naltësija e tyre që e  kanë thënë këtë marri..."
Prandaj, Heziodi si dhe Lucieni, kur permendin eptetin e famshëm për origjinên e vjetër pellazge, nuk flasin në këtë rast për Hënën, satelitin e Tokës, Hënen por fjala është për "Konfederaten e popujve të hënës"  -që ishin edhe Helenët, apo Hallebana=Albanët nga kaukazi, të quajtur kështu edhe nga hebrejt, dhe Heziodi thotë se; "..Pellazgët (Arkadianët) ishin aty para Hënës" por në realitet, këtu Heziodi ka dashur të thoshte se: Pellazgët kishin ardhur në Arkadi ( 300 vite) para popujve të Hënës, që në fakt ishin këta helenët=Hallabana= al-ab-ana=Albanët e Kaukazit që nga autoktonët, pra ilirët quhëshin Perballianët, ata që u vëndosën perball tyre, ose "popujt e Hënës, që kuptojmi ndryshe:"Hëna nëna e shenjtë"=ose "malet e hënës së shenjë"

1 commentaire:

  1. ...gafet dhe interpretimet e deritanishme në lidhje më citimin e Hesiodit se; "pellazgët ishin aty para Hanes"...në realitet, këtu autori ka dashur të thoshte se, këta popujt e hënës, helenet apo Hallebana="h"Al
    ebana ose Albanët, erdhen ne gadishull pas pellazgëve ! Vërtetohët në anën tjetër se as pellazgët nuk ishin autokton, por erdhen edhe ata nga këto viset e kaukazit por 300 vite para Helenëve ! Në dy rastet pra, ne popullit shqiptar, nuk na perkasin këto migracione të Pellazgëve si dhe të Heleneve nga Armenia e Albania e Kaukazit... sepse populli yni është me një identitet tjetër, i races dinarike dhe europiane e jo i ardhur nga Azia !

    Prejardhja e emrit Albania=Hallebana, iu kushtohej popujve të Hënës të cilêt vinin nga Kaukazi, dhe sipas kësaj analize, dëshmohët se pa dyshim popujt e ardhur ishin Helenet=greket si dhe pellazget para tyre, si dhe dêshmohët ng
    a ana tjetër se emri Albania iu është vënë Shqipërisë gabimishtë në vendë që të emertohej Greqia më këtë emër...Nga ky burim, kur e ndjekim rrugëtimin e "poujve të hanës" më këtë emër identifikohën vetëm se Helenët e ardhur nga këto vende të Kaukazit me ç'ka mund të prfundojmi se enigma që e lidhte emrin e "Albanisë së Kaukazit" më Albanin e Ilirisë, mendoj së është vetëm se një "gabim interpretimi" nga gjeografët, ku lidhje as etnike e as gjuhêsore populli shqiptar nuk ka më popujt e ketyre viseve të kaukazit, por i përkushtohej ky emër "heleneve"=hallebana=al-ab-ana ! =albania !

    RépondreSupprimer