10 avril 2013

Problemi pellazgë i rëndë si samari mbi shpin të gômarit...

Ka ardhur koha të mësohet e vërteta historike dhe jo sajimet politike

Nga Ilir Konti - Thu Apr 04, 10:26 am
Nga Fatbardha Demi
25.01.2012
“Ne nuk jemi të veçantë. E dashurojmë vërtet vendin tonë, por akoma më shumë dashurojmë të vërtetën dhe drejtësinë ” – Pashko Vasa
Shpesh, kam lexuar nëpër shkrime të ndryshme se “viti 2012 është viti i kombit shqiptar”. Sigurisht, shumica e lidhin këtë shprehje me rastin e 100-vjetorit të formimit të shtetit tonë, më 1912. Dhe ku ka më bukur se sa këtë përvjetor, ta nisësh me një ngjarje madhore në një Institucion si Universiteti i Sorbonës, siç qe mbrojtja e doktoraturës nga historiani shqiptar, Arif Mati, “Kërkime mbi pellazgët, origjinën e civilizimit grek” (3 janar 2012).

Na erdhi keq vetëm për Ambasadën e Shqipërisë në Paris, së cilës nuk i kishte ardhur akoma viti 2012 dhe, rrjedhimisht, nuk morën pjesë.
Pa u nisur nga titulli, siç mund të duket në pamje të parë, problematika e trajtuar nga historiani, nuk ka të bëjë thjesht me paraprijësit e “civilizimit grek”, një popullsi që, pa mëdyshje, nga të gjithë historianët është emërtuar “më e lashta në Europë”, por të trajtuar si “të zhdukur”, “të mjegullt” dhe “që nuk na ka lënë historinë e tyre të shkruar”.

Disa, këto studime shqiptare mbi pellazgët, i gjykojnë “për qëllime politike” (1) apo i hedhin poshtë, sepse “nuk janë pranuar përgjithësisht”.
Rëndësia e studimit të Arif Matit, qëndron jo vetëm tek vlerësimi i trashëgimisë së gjithanshme të lënë nga këta pellazgë hyjnorë, por edhe sepse lidhet me ORIGJINËN dhe GJUHËN e kombit shqiptar (trajtuar edhe tek libri “Shqipëria ose historia e një populli parahelen”.
Ky studim dëshmon që pellazgët nuk janë zhdukur si popull, por janë asimiluar, tjetërsuar dhe mbijetuar në ditët e sotme, tek popullsia e kombit arbër. Se, në studimin e trashëgimisë të popullsisë arbërore, gjendet material i bollshëm, për të zbuluar mendësinë, deshifruar shkrimet, emërtimet dhe domethënien e shumë simboleve “misterioze” apo fakteve historike të Lashtësisë së hershme. 
 “Përkrenarja e famshme kelte me brirë (cjapi apo dashi) që mbante Pirro II (319-272 p.k) ishte e ngjashme me atë të Aleksandrit të Madh. Të njëjtën përkrenare mbante edhe heroi kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti (1405-1468).
Kjo vërteton zanafillën e përkrenares me brirë që mbahej nga sovranët, në veçanti nga ata me zanafillë thrako-ilire (2).
Po, kush ishin këta pellazgë, që u “sorollatën” si zot të deteve (deti Jon) dhe iu dhanë atribute të Perëndive, Mbretërve të tyre të famshëm? (shiko Niko Stillo “Etruskishtja Toskërishte”).
Këta banorë të parë europianë, që u shtuan në shumë “fise” dhe “fara”, i lanë jo vetëm një arkiv të pasur gjuhësor, por edhe të zbulimeve shkencore, kulturore dhe fetare, shoqërive të mëvonshme në Europë dhe bashkëkohëse në Afrikën Veriore, Azinë e Afërme dhe të Largët e deri përtej Oqeaneve. Gjithashtu, krijuan modele të drejtimit të shtetit dhe të edukimit të elitave të ardhshme, që frymëzuan edhe intelektualët e Rilindjes europiane të shek. 18-19. (3)
Një trashëgimi kaq e pasur e lashtësisë europiane, e krijuar gjatë 50 000 – 150 000 viteve, sepse gjuhët e njeriut të sotëm mendohet të jenë zhvilluar gjatë kësaj periudhe kohore (4) nuk mund t’i mbanin vetëm shpatullat disa shekullore të Greqisë, që fillon me shek. 6 p.k. me botimin e poemave të Homerit.
Nga shtjellimi i fakteve, autori pohon se  
“Gabimi më i madh i kryer ka qenë, sepse Greqia është vendosur në qendër të të gjitha studimeve historike dhe gjuhësore”, (5), megjithëse nga Homeri “Helenët nuk janë cituar kurrë si popull apo si komb”. (6)
Ky është thelbi i punimit prej 798 faqesh duke shfrytëzuar 338 autorë dhe të dhëna nga shumë fusha të tjera shkencore, të paraqitur nga historiani Arif Mati.
Në këtë studim, sillen dëshmi të autorëve të Lashtë, të papërfillura nga studiuesit e dy shekujve të fundit e, për rrjedhojë, të papasqyruara në librat e Historisë që studiohen sot. Gjithashtu, paraqiten fakte të deformuara, me të cilat çdo lexues do të mund të njihet me daljen në botim, në frëngjisht dhe në gjuhën shqipe, të librit të ri të Arif Matit.
Studimi dëshmon se I ka ardhur koha të mësohet nga brezi i ri, e vërteta historike dhe jo sajesat politike, të autorëve të lashtë e të ditëve tona. Për këtë qëllim, është e domosdoshme të rishikohet SKEMA e trajtimit të lashtësisë, nga ana e historiografisë europiane dhe asaj botërore.
Dhënia e titullit “Doktor në shkencën e historisë së Antikitetit (Greqia parahelenike) e Universitetit të Sorbonës”, dëshmoi vlerësimin më të lartë të punës së A. Matit, e nëpërkëmbur dhe e shpërfillur nga Albanologjia zyrtare shqiptare dhe një profesionalizëm shkencor të akademikëve francezë, Dominique Briquel, Charles Guittard dhe Guillaume Bonnet.

Përse duhet rishikuar skema e trajtimit të historisë së lashtësisë?

Pa njohur historinë ekonomike dhe politike të shekullit 18-19, nuk mund të kuptohet skema e ndjekur për hartimin e historisë së lashtë që studiohet sot, e cila bie ndesh me faktet historike. Çfarë shënoi shekulli 18-19 në Kontinentin Europian? Kjo periudhë emërtohet si koha e krijimit të shteteve-kombe, që “kishin një qëllim të dyfishtë: të ngrinin një fuqi ekonomike për të forcuar shtetin, dhe duke përfituar nga fuqia e shtetit, të favorizohet rritja ekonomike për ta pasuruar shtetin.
“Fitimi dhe pushteti duhet të trajtohen së bashku” shprehej tregtari dhe politikani anglez i shek. 17, Ser Josiah Child (7). Në këtë periudhë, midis mbretërive kishte një kundërshti të ashpër, shpesh të përgjakshme, për monopol tregtar, europian dhe ndërkombëtar, për zgjerimin territorial të shtetit dhe zotërimeve koloniale.
“Fitimi i kolonive ku ndodheshin minierat e metaleve të çmuara ishte qëllimi kryesor i zbulimeve dhe kolonizimeve” (8) Mjeti i vetëm për arritjen e këtyre synimeve ishte: një ushtri e fortë dhe një popull i motivuar, për të sakrifikuar jetën “për Atdheun”

Këta shekuj, shënuan kulmin e Rilindjes Europiane.

Disa historianë e përcaktojnë si një “revoltë” kundër kulturës mbisunduese franceze në Europën e asaj kohe. Një veprim, i nxitur si kundërveprim i pushtimeve të Napolonit (1769-1821). (9)
“Lufta kundër kulturës unike (shek. 18) kalon nëpërmjet mohimit të modelit francez” – shprehej Laibnici – është më mirë të jesh një origjinal i gjermanishtes, se sa një kopje e frëngjishtes” (10). Disa të tjerë e komentojnë si një nevojë për të krijuar një shtet-komb, që të kishte origjinën, gjuhën, folklorin dhe heronjtë e vet legjendarë, të cilët do ta lidhnin emocionalisht, popullatën shumetnike brenda kufijve të tij.
Një nga nacionalistët gjermanë të shek. 18, Fredrich Ludëig Jahn, theksonte kuptimin politik të idesë kombëtare: “Shteti nuk është asgjë pa popullin dhe një qeveri e mençur, nuk e vendos shtetin mbi popullin, por popullin brenda shtetit” (11).
Pavarësisht arsyeve të shumta, që sollën këtë lëvizje, fillimisht politike dhe intelektuale, e më vonë patriotike dhe çlirimtare, që të gjithë synonin të dëshmonin se sa “të lashtë” ishin dhe se meritonin të vlerësoheshin dhe të nderoheshin nga të tjerët apo të përligjej krijimi i shteteve të reja.
Historia e Lashtë që mësohet në të gjitha nivelet e shkollës, për popujt europianë, nuk është edhe aq “e lashtë”. Ajo është hartuar me materialin e mbledhur dhe studimet e folkloristëve, gjuhëtarëve, arkeologëve, historianëve dhe intelektualëve të fushave të ndryshme të shek. 18-19.
Për t’u përfaqësuar me një histori, duhej gjendur pasuria kulturore dhe origjina, e trashëguar. Veprat e Homerit, të figurave të politikës dhe kulturës më në zë, të Greqisë së Lashtë dhe Perandorisë Romake, përbënin materialin mësimor edukativ europian dhe ishin përfaqësuesit e vetëm të lashtësisë. (12)
Në periudhën e Rilindjes, filozofi C.F. Chasseboeuf-Volney, paraprijës i shkencave të etnologjisë, antropologjisë dhe sociologjisë së shek. 20, më 1795 pohon: “Duhej të kërkoheshin burime të tjera kulturore, të ndryshme nga ato të Greqisë dhe Romës” (13). Në 1800, Universiteti i Kopenhagenit shpalli konkurs për të zëvendësuar mitologjinë greko-romake, me atë gjermane ose kelte (14). Intelektualëve iu kërkua, të rizbulonin nga “goja e popullit” poemat “homerike” të vendit të tyre. I pari qe skocezi James Mancpherson, që më 1761, botoi “Fingal, Poemë e Lashtë Epike, në 6 vëllime, shkruar nga Ossian, i biri i Fingalit”, që “dëshmoi” se ekzistonin tradita të tjera në themel të kulturës europiane.
Por gjuhëtarët e kohës, faktuan se Mancpherson “nuk ka mundur të gjente epopenë e shek. 3, veçse në përfytyrimin e vet” (15). Përpjekje të tilla u bënë edhe në vende të tjera. Këto përpjekje poetike nuk shkonin më herët se mesjeta dhe dështuan me “vërtetësinë” e tyre historike.
Ishin gjuhëtarët gjermanë, që dhanë provat e para shkencore të lidhjes midis popujve “të vjetër” e “të rinj”, duke bërë krahasimin e fjalorit dhe strukturës gjuhësore të gjuhëve. Filologu gjerman, Friedrich von Schlegel, pohon se: “Sanskritishtja ishte një gjuhë farefisnore me gjuhën latine, greke, persiane dhe gjuhët gjermanike”. (16) Në këtë mënyrë, u gjend “filli” gjuhësor dhe historik, për të lidhur lashtësinë e popujve të shek 18-19, me po atë model “greko-romak”, nga i cili synuan të shkëputeshin dhe doli në dritë Historia e Lashtësisë së fiseve Ariane apo e popujve indo-europian.
Në “Fjalime mbi nocionin gjerman”, Fichte (filozof gjerman i shek. 18) vërente se vlera thelbësore e identitetit gjerman qëndronte në vijimësinë e jashtëzakonshme gjeografike dhe gjuhësore dhe vetëm gjermanët, “nga të gjithë nacionet e tjera të Europës moderne” kishin “mbetur në vendbanimet e tyre të origjinës së popullit nga rridhnin”, nga të cilët kishin “ruajtur dhe formuar më vonë, gjuhën origjinale”. (17)
Lashtësia greko-romake u quajt “djepi” i qytetërimit europian të shek. 18-19 dhe hyjnizohet deri në atë shkallë, sa mbreti bavarez Ludovik, në Mynih ndërton kopjet e monumenteve të Antikitetit të Athinës, duke përfshirë edhe Panteonin e famshëm.
Skema e “popujve arianë”, mohoi faktet historike, të qenies së një “Europe Pellazgjike” të lashtësisë
Në rast se Bashkimi Europian synon në një unifikim të politikave ekonomike, ushtarake dhe drejtuese, atëherë mund të themi në mënyrë figurative, se ai po shkon drejt modelit të “Europës” së popujve pellazgë, që shtrihej jo në kufijtë e sotëm kontinentalë, por në atë, që ne e emërtojmë “Hapësira Mesdhetare”. Kjo hapësirë përfshinte pjesën më të madhe të Kontinentit Europian, Azisë së Afërme dhe pjesën veriore të Afrikës.
Niveli shoqëror, kultura fetare, zbulimet e shumta: në ndërtim, në përdorimin e pasurive natyrore, njohjes së ligjeve të natyrës, etj. e kësaj Europe Pellazgjike, rrezatohej në hapësira shumë më të largëta, nëpërmjet rrugëve tregtare (“rruga e mëndafshit” u fillua prej tyre) dhe pushtimeve koloniale (Veriut të Europës së sotme, të Azisë së Mesme dhe të Largët), duke u bërë një burim grumbullimi të pasurive marramendëse të dinastive të tyre.
Në këtë hapësirë (që shtrihej në tre kontinente), gjallonin shumë fise dhe fara, të një gjaku dhe gjuhe, që kishin faltoren e tyre “Dodonën” në Thesproti, tek e cila vinin e faleshin nga çdo cep i Perandorisë. Në këtë “Europë Pellazgjike”, komunikimi – “Fjala” ishte “masmedia” dhe “Morali” – garancia e Konventave të Europës së sotme dhe përbënin bazën e edukimit të elitave të ardhshme drejtuese.
Fillimisht, në “Veriun” e Europës së Lashtë, (nga Danubi e deri në Jon), ku praktikuan metalurgjinë dhe nisën shpikjet e tyre të para, që i bënë “superfuqi” ushtarake, bujqësore dhe detare, më pas “qendra” u spostua në Afrikën Veriore, ku vijoi të lulëzojë shkenca dhe besimet, që i dedikohen Perëndisë-Thotë, si mjete të sundimit dhe të drejtimit, e për këtë arsye, i mbanin në kasafortën e padepërtueshme të pushtetit të priftërinjve.
Vetëm njeriu me aftësi të dallueshme, mund t’i merrte këto dijeni në formën e mësimeve gojore, duke ushtruar në maksimum memorien, përmes një periudhe të gjatë kohore prej 15-20 vitesh. Ata u bënë më vonë “mësues” dhe drejtues të fiseve të tyre të origjinës (Greqi, Romë, bregun e Azisë së Afërt) apo të grupimeve “të reja” (Kristianizmit dhe Islamizmit, etj).
“Të gjithë udhëheqësit e mëdhenj fetare, prej Moisiut deri te Krishti, kanë qenë Initiates të Mistereve Egjiptiane (të shkollës së Thotit pellazg – shën. im). Kjo shpjegon se përse të gjitha fetë, në dukje të ndryshme, kanë një bërthamë të përbashkët ngjashmërie, besimin tek Zoti, besimin te pavdeksia dhe kanë një kod etik (18)
Në shekujt që pasuan “qëndra” e kësaj “Europe Pellazgjike” shkëlqeu në politikë , shkencë dhe kulture në jugun ballkanik (Athinë, Spart), bregun perendimor te Azise se Afert dhe gadishullin italik (Perandorinë Romake) pothuaj me po atë territor gjeografik.
Në këtë hapësirë Pellazgjike, komunikimet tregëtare, kulturore, fetare apo fushatat pushtuese midis fiseve dhe farave të një gjaku (siç ndodhi në Trojë), nuk u shkëputën asnjëherë, dhe sot i befasojnë dhe i çoroditin studiuesit me ngjashmëritë e dukshme ndërtimore, të poçerisë, perëndive dhe sidomos toponimeve, të aritura deri në ditët tona.
Kudo në këtë hapsirë, ata ndiheshin si në shtëpinë e tyre. Kudo gjenin fise të ngjashme, me po atë gjuhë të folur në dialekte të ndryshme, por shumë të qartë për të gjithë.
“Nje gje eshte e sigurt, se pellazget dhe etrusket kuptoheshin midis tyre: sintaksa dhe struktura e gjuhes etruske rigjendet ne shqipen e sotme, prej me shume se 2000 vjetesh me pas, pa folur per toponime dhe antroponime te shumta te cilat shpjegohen fale kesaj gjuhe“ (29)
Sulmet e popullsive të huaja, të cilët ishin në kërkim të vëndeve të begata dhe të përshtatshme klimaterike, nga Veriu dhe Lindja, gradualisht e shkatëruan “Europën Pellazgjike. Këtu, tretet Historia dhjetra-mije vjeçare e “Europës Pellazgjike” dhe ndërtohet Historia e Lashtësisë dymijë vjeçare e Europës Indo-Europiane, që studiohet sot.
Kjo histori ,në tekstet mësimore, fillon me pushtimin e Kontinentit nga fiset “indo-europiane”nga Azia e Largët. Ne studimin e tij “Gjuhesia Ballkanike” Pr. Shaban Demiraj pohon se :“Të dhënat arkeologjike dhe historike dëshmojnë se Gadishulli Ballkanik ka qenë i banuar nga popuj të ndryshëm edhe para ardhjes së fiseve i.e. (=indoevropiane), që e kanë “indoevropianizuar” atë prej kohësh të hershme (20)
Ky është edhe “blloku”i parë që duhet shëmbur nga “muri” i Historisë së sotme të Lashtësisë. Arif Mati deshmon se “Nuk ka patur pushtim të Europës nga Azia, përpara atij të Hunëve, të Alainëve, të Avarëve , në shk 4/5 e të bullgarëve në shk 6/7 apo të magjarëve (hungarezëve) në shk 9 pas Krishtit. ( 21)
 “Europa Pellazgjike” u flijua në shk 18-19
“Shumë njerëz habiten kur mësojnë se Modeli Arian (Historia e sotme e Lashtësisë –shën im) , që shumica prej nesh ka arritur ta besojë, është zhvilluar vetëm përgjat gjysmës së parë të shk19 (22).
Lashtësia , ku gjetën burimin artet, shkenca, filozofia, format drejtuese të shtetit dhe lindën ideologjitë politike, ju atribuan tërësisht jugut të gadishullit ballkanik, të emërtuar më vonë Greqia Antike. Nga shqyrtimi i fakteve Arif Mati ju drejtohet studiuesve te lashtesise:
“A nuk është lajthitje të këmbngulish të emërtosh pa prova të prekshme, sikur të jetë “greke” gjithshka që në të vërtetë nuk ka qënë e tillë? Fraza “përpara mbritjes së grekëve”, e përmëndur nga autorët antike, (Hekate i Miletit dhe Herodoti etj)…do të jetë shpërfillur nga autorë të shumtë moderne” (23) “Nëse ne kerkojmë në legjendat e lashta, mitet historike apo shkrimet më të lashta greke, nuk do të gjejmë asnjë gjurmë të emrit grek, apo Graikos, Helenëve apo Dorianëve!” (24)
Arësyet e mohimit të “Europës Pellazgjike” janë të shumta :
 E para - për faktin e thjeshtë se gjatë Rilindjes(shk 18-19), “lashtësia greko-romake ishte burimi i vetëm i kulturave bashkohore”(25) dhe shkencat gjuhësore dhe arkeologjike, ishin në hapat e tyre fillestare.
E dyta – se Historia e Lashtë e shekujve para dhe pas lindjes së Krishtit, “u ndërtua” sipas ideollogjisë së “njeriut progresist” (të Fuqive industriale dhe ushtarake europiane) të shk 18-19 për interesat e shtetit që përfaqësonte, i cili pretendonte një “lashtësi” që nuk e kishte si popull. Historiani francez Leon P. Homo (1872-1957) në librin e tij “Italia zanafillore” vëren se:”kjo nuk është e gjtha, (lashtësia) jo vetëm është shpikur, por edhe është shtrëmbëruar. Një numër ngjarjesh bashkohore projektohen në të kaluarën, e cila kësisoj gjëndet e sajuar me imazhin e të sotmes…Shpërfytyrohet ose të paktën shuhet sensi i historisë, pra duke e përpunuar rrëfimin e ngjarjeve të lashta për shkak të prirjes për krenari kombëtare “(26)
Së treti se “Historia” e këtij “njeriu progresist” që i përkiste “Rendit të Ri”, simbol i zhvillimit (industrial dhe tregëtar) dhe pushtetit (kolonial) ishte e pamundur të lidhej me “Europën Pellazgjike”, që përfshinte pjesë të kontinenteve të tjera, ku në shk 18-19 jetonin akoma “popuj të pazhvilluar” , e për këtë arësye duhej çpërfillur. Rilindja ka mësuar shumë nga tradita greko-romake, në trajtimin e Historisë. “Dionisi i Halikarnasit…ka bërë gjithshka për t’i ndarë të dy etnitë: duke i bërë Etruskët (fis pellazge-shën im) barbarë dhe Pellazgët, (i kthyen –shën im) në grekë të ardhur nga Greqia për të kolonizuar Italinë, dhe si rrjedhojë t’i kthejë romakët në pasardhës të denjë të një populli të qytetruar siç janë grekët, (27) Për t’i bërë të besueshme këto teza, “studiues të famshëm kanë qënë të përfshirë në përdorimin e së shkuarës për qëllime politike” (28)
Se katërti, “Europa Pellazgjike” me misteret, gjuhën dhe botkuptimin e saj fetar dhe kulturor, ka mbetur e pazbërthyeshme në ditët e sotme. “Për fat të keq për Modelin Arian, gjatë 160 vjetëve të shkuara, filologjia indo-europiane dështoi në dhënien e ndonjë ndihme për shpjegimin e miteve dhe të fesë greke” (29) Kjo edhe për shkak të çpërfilljes së historisë, traditës kulturore dhe gjuhës së popullit arbër, për aresye ideologjike dhe politike.
Arif Mati sjell fakte te shumta se “Shqiptaret jane jo vetem pasardhesit direkt te Ilireve, por njëkohësisht edhe “të një gjinie” me vëllezerit e tyre të gjakut Thrake, Frigjasit, Getët, Dakët, Epirotët dhe Maqedonasit, të gjithë të dalë nga populli i pamatë etnik pellazgjik” (30)
E gjithë ngrehina e Lashtësisë së vetë Greqisë (e ndertuar në shekullin 18-19) , u bazua gjithashtu tek “filli” gjuhësor i “greqishtes së lashtë”, tek epopeja e Homerit dhe zbulimi i teksteve të “Linearit A” dhe “Lineari B” . Në fakt, pohon studiuesi Arif Mati, ajo “është më afër dialektit geg (të shqiptarëve) të sotëm , se sa ndaj gjuhës së sotme greke! (31) Ajo që duket të jetë “greqishtja e lashtë” apo dialekti “miken” nuk është gjë tjetër veçse “pellazgjishtja e lashtë” (32) Në periudhën e Rilindjes pati shumë studime të gjuhëtarëve gjermanë, por edhe atyre arbëreshë, për gjuhën shqipe, por qëllimisht u lanë jashtë teksteve historike. Studiuesi arbëresh Xhuzepe Krispi, pohon se “duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është gjë e bukur të vëresh se ajo të kthen ,në pjesën e saj më të madhe, te shqipja…gjuha me të cilën flitej në shekuj para Homerit “ (33).
Por, “njëriu progresist” i shk 19, nga maja e Olimpit të politikës europiane të asaj kohe, kishte vendosur ta fshinte jo vetem nga Historia, po edhe nga harta Europiane këtë popullsi, megjithëse kishte “ një gjuhë autoktone që ngjitet më tej se Neolitiku»(34)
“Ky studim mbi Pellazgët, – shprehet në mbrojtjen e doktoraturës, historiani Arif Mati- na çon për të menduar dhe për të bërë pyetje në lidhje me origjinën e Greqisë, të grekëve ,të historisë së tyre, të kulturës dhe gjuhës së tyre.”
Vetëm atëhere, Historia e Arbërve, do të zëre vëndin që i takon, në Historiografinë e Lashtë Europiane dhe atë Botërore. Vetëm atëhere, Historiografisë së Lashtësisë, do t’ikthehet MORALI i saj shkencor, dhe kjo, në saj të një pune shumëvjeçare, metodikës shkencore dhe një përkushtimi të palëkundur ndaj së vërtetës historike , si ajo e studiuesit Arif Mati.
(1) – Anthropological Journal of European Cultures, 2009. PELASGIC ENCOUNTERS IN THE GREEK-ALBANIAN BORDERLANDBorder. Dynamics and Reversion to Ancient Past in Southern Albania . Gilles de Rapper
(2) – f478 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Plejad,2008.
(3) – f193 Martin Bernal “Athina e zeze” shtepia bot “ 55” ,2009
(4) – Saimir Lolja “Gjenet, Popuj, Gjuha” Shekulli 20-05-2004
(5) – f38 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Plejad,2008.
(6) – f. 579 Arif Mati “Shqiperia ,Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen” Plejad, 2007
(7) – f207 Rondo Cameron – Larry Neal “Historia ekonomike e botes,nga prehistoria deri ne shk 17” , 2009
( 8) – f212 po aty
(9) – f38,39 Patrick J.Geary “Il Mito delle Nazioni” , 2009
(10) – f 33,42 Annë-Marie Thiesse “Krijimi i identiteteve kombëtare” Prishtinë, 2004
(11) – f 74 po aty
(12) – f31 po aty
(13) – f60 po aty
(14) – f59 po aty
(15) – f27, 29, 31 po aty
(16) – f41 Patrik Geary “Il Mito delle Nazioni” , 2009
(17) – f39,40 po aty
(18) – f 297,298 George James “Trashegimi e vjedhur”, 2009
(19) – f125 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Plejad ,2008
(20) – Shaban Demiraj“Gjendja gjuhësore e gadishullit ballkanik në lashtësi” tek ‘Gjuhësia Ballkanike” Kap II (dielli.net/pdf/historia/GjuhesiBallkanike.pdf )
(21) – Arif Mati, intervista 2007 “Deri më sot, nëpër shkolla mësohet një Histori e cunguar”
(22) – f29 Martin Bernal “Athina e zeze” shtepia bot “ 55” ,2009
(23) – f35 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Plejad,2008.
(24) – f.41 po aty
(25) – f31 Annë-Marie Thiesse “Krijimi i identiteteve kombëtare” Prishtinë, 2004
(26) – f 127 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Plejad,2008
(27) – f123 po aty
(28) – f25 Patrik Geary “Il Mito delle Nazioni” , 2009
(39) – f379 Martin Bernal “Athina e zeze” shtepia bot “ 55” ,2009
(30) – Arif Mati, intervista 2007 “Deri më sot, nëpër shkolla mësohet një Histori e cunguar”
(31) – f235 Arif Mati “Shqiperia ,Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen” Plejad, 2007
(32) – f22 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Plejad,2008.
  1. – f11,12 Xhuzepe Krispi “Shqipja nënë e gjuhëve”2009
  2. (34) – f 281 Arif Mati “Shqiperia ,Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen” Plejad, 2007
Short URL: http://www.gazetarepublika.al/?p=1321


Prof. dr. Skënder Rizaj :«Me fjalë të tjera, mbi substratin e kombit pellazg fillojnë të lindin kombet e rinj: ilir-shqiptar, armen, indian, iranian, helen (grek), arab etj. Për këtë arsye edhe në gjuhën armene, indiane, iraniane, greke, hebreje dhe arabe ka fjalë pellazgjike- ilire-shqipe». 

Duhet te habitemi, patjetër se, problemi pellazgjikë krijohet nga nga vetë ne shqiptarët dhe atë nga mos dija jonë, sidomos këtyre 10 viteve te fundit.Te thuhët se edhe hindushtja që sot në Indi jetojnë më shumë se 1 Miliard banorë, dhe se kjo gjuhë e tyre paska rrënjët nga pellazgjitshtja e gadishullit tonë, është një papergjegjësi nga studiuesit apo shkrimtar te librave me këto permbajtje historike që i lidhin doemosdo me bindjet e tyre se edhe ne populli shqiptar jemi pellazgë, por që librat shkëncorë si dhe Akademia jonë si dhe europiane, e kanë studiuar mirë deri në rrënjë problemin pellagë dhe sot asnjë Univerzitet i botës nuk mirret me pellazgët, ndoshta ne do thoshim se, "jo, e bëjnë se na e kanë inati"..si jemi mësuar..etj.


Pellazgjishtja:
Gjuha e pellazgëve, një gjuhë e panjohur: disa të dhëna nxirren në mënyrë të terthortë. Janë veshtruar si mbeturina të Pellazgëve disa fjalë të greqishtës dhe disa emra vendesh, personash e perëndish me disa prapashtesa të veçanta, që nuk kanë të njejtat tipare fonetike që nuk karakterizojnë greqishten.

Janë bërë përpjkje për të zbuluar lidhjet e pellazgjishtës me gjuhë të tjera indoeuropiane dhe janë sjellë të dhëna me interes që kanë çuar përpra trajtimin e këtij problemi.
Pellazgjishtën e kanë afruar atë herë më ilirishtën dhe nëpërmjet saj me shqipen, herë me trakishten, herë me gjuhët gjermanike dhe =BALTO-SLLAVE=, herë me gjuhët =anatolike= etj.
Megjithatë përkatësia etnike e pellazgëve dhe përkatësia gjuhësore e tyre nuk janë zgjidhur përfundimishtë.
Që në shekullin XVII-të por veçanërisht me Rilindasit e shekullit XIX-të u hodh e u trajtua teza e lidhjes së pellazgëve me shqiptarët dhe të pellazgjishtës me shqipen, nga studiues shqiptarë e të huaj.
Për të treguar lashtësinë e popullit tonë, tezën prejardhjes pellazge të shqiptarëve e shtjelluan sidomos rilindësit Jeronim De Rada, Pashko Vasa, Naim Frashëri, Sami Frashëri etj, dhe e popullarizoi nëpër Europë veçanërishtë albanologu Hahn.
Kohët fundit këtë tezë e ka mbrojtur edhe Spiro Konda në librin: Shqiptarët dhe problemi pellazgjikë, botuar greqishtë dhe shqip 1952 Tiranë.

Përgatiti për Fjalorin Enciklopedik Shqiptar 1985
Seit Mansaku
 
Ndërsa, autori tjetër, R.d'Angeli e thotë edhe më ndryshe...për ata që kanë pasin leximin dhe kuptimin se çka do thotë autori rreth pellazgëve e ilirve... i mbetet pergjegjësija lexusit, unë nuk mundem ti ndihmoje, i kam thënë te gjithat rreth hulumtimeve mbi pellazgët në dosjet tek profili, dhe e thëmë haptas, unë mbeshtes vetëm Akademin e shkëncave të Shqipërisë, nuk e perkrahi tezen pellazge por vetem atë Ilire..
Qe këtu edhe versioni tjetër i studiueve të tjerë, që pas shembjes së sistemit socialistë bota shqiptare infektohet me mite e përralla pellazgjike, pa e ditur deri me sot, se, kush ishin pellazgët dhe nga vinin ata e qfarë gjuhe flisnin..

Ndërsa, në një tom tjetër botuar në Tiranë, nga Enigma lexojmi këtë:
Enigma, faqe, 80, R.d'Angeli: "Ilirët janë i njëjti popull me trakët që te dy janë të racës pellazge: pra te bardh. Origjina e tyre e parë duke përfshirë skitët, bie në Turkmenistanin e sotëm; atje u shfaqën stërgjyshët(stregjyshët) e tyre të parë, me kalimin e kohës, nën shtytjen e mongolëve që vinin nga Lindja, trakët, ilirët dhe skitët u detyruan pak nga pak, që të shkonin më në perëndim.."

Kurse Verisioni në Internet në te gjitha gjuhët është kështu;
"Tregimin e tij autori i Enigmes e fillon nga vitet 2500 dhe 1800 para krishtit...
R.d'Angjeli:  gjatë migrimeve të ilirëve, trakëve dhe skitëve, që të gjithë pellazgë, që vinin nga Turkmenistani i Azisë, të shtyrë nga mongolët të cilët vinin nga lindja. Autori përshkruan migrimet që arrijnë në Karpatet dhe duke vazhduar më tej, qoftë drejt Vienës, Venecies apo Detit të Zi, dhe Detit Kaspik, Thrakës së sotme, pra Bullgarisë, Maqedonisë, etj..drejtë Shqipërisë dhe bregut të Adriatikut". ...

Sipas këtyre studiuesve(shkuesve), Turkmenistani na qenka djepi i pellazgëve dhe i yni ?

Pritni tani se, nuk ka perfunduar jo: autor mbi autor, shkues mbi shkrues; "Enigma faqe: 377, botimi 1991, perkthim nga origjinali. tek kapitulli; Origjina e Serbëve lexojmi këtë; R.d'Angeli: "Territori që përfshinë jugosllavinë e sotme, para qfaqqjes së serbëve në këto vise, ishte e banuar prej kohërave që s'mbahen mend, nga pellazgët ku pastaj vijnë dhe iu shtohën më vonë, në fillim të mijvjeçarit të III-të para krishti popullësi tjera gjithashtu pellazgjike, që vinin nga territoret e Polonisë dhe Gjermanisë së sotme, të cilve, banorët autoktonë iu dhanë emrin Ilirianë, që do thotë sipas gjuhës së sotme shqipe: =të lyëritë=ose të ngjyër me dhjäm, ose te dhjamosurit, ose té zhyturit... Më kohën këta imigrant të Veiut dhe autoktonë (vendas) pasi që ishin të njëjtës rac dhe flisnin gati të njëjten gjuhë: pellazgjike, u shkrijten dhe vijuan pastaj te quhën te gjithë Ilirë".
Vijiojmi edhe më tej ? 
Tek mbishkrimet e Karrisë, Robert D'Angeli pershkruan tentimet e deshifrimeve të mbishkrimeve në një permbledhje të këtyre teksteve dy gjuhësore, karriene dhe greke në volumin e famshëm Titulli Asiae Minoris vol. titull Lyciae, 1901,
R.d'Angeli: "mirëpo dijetarët nuk pajtohën më këto deshifrime, "ku shumica e tyre pohojnë se tekstet likiane janë të shkruara në gjuhën indo-gjermanike, poashtu edhe më parë studiuesi Grotefend pohonte se gjuha likiane ishte indo-gjermanike, sipas teksteve në fjalë, ndersa studiues tjerë pohojnë se, këto mbishkrime të zbuluara në Azinë e vogël janë në gjuhën sllave, do thotë ariane ose pellazgjishtës së vjetër, ky ishte mendimi i Shodzkos, ndërsa Konder ka gjetur se gjuha karriene është një dialekt më origjinë nga popujt e Vanit, do thotë Albania dhe Armenia e Kaukazit".
Perkthimi i sakët nga Enigma faqe 322 --- 323 Botim viti 1991 nga origjinali, mirëpo në versionin e botuar shqip nuk e kamë hasur këtë permbajtje; shtrohet pyetja, pse ? Pse iu fshihen lexuesit shqiptar ky paragraf si dhe shumë tjera ? ...shkojmi edhe më tutje se diku dreçi është ulur kêmbëkryq e né ende nuk e kemi kuptuar apo jemi të verbër, preferojmi se çka na thonë te huajt e jo Akademia jonë, pse ?
R.d'Angeli: "Për të dëshmuar se shqiptarët Toskë tê sotëm e kanë marrur emrin nga Etruskët të cilët erdhen nga Italia për tu vëndosur në këto vise të quajtur Toskënia dallohet nga gjysma e shqipëtarëve tjerë".

R.d'Angeli: "Dhe për t'iu bërë ballë këtyre toskëve që imigruan në Shqipëri, pjessa tjetër e shqiptarëve ishin indigjenë, vëndas, në viset që quhët Gheghënia....! R.d'Angeli: "Edhe një dëshmi tjetër se shqipëtarët Toskë janë pasardhësit e Etruskëve të vjetër, të ardhur nga Italia...dhe vëndosën në Shqipërinë e mesme, në ato vise ku Pol Emili i kishte shkatërrrua rreth 168 164 para krishti, dhe nga kjo kohë, edhe sot dialekti i tyre, mëgjithëse të vëndosur më afër Greqisë dhe në kontakt më ta, ngjanë më shumë si tek latinët se sa të grekëve të vjetër."

R.d'Angeli: "Pra, gjuha shqipe që gjuhëtarët dhe etnologet e kanë anashkaluar apo harruar, gjuhë e cila ka aftëisnë të na japi provat e egzistencës dhe mbijetesës së Pelazgëve dhe se ende edhe sot kjo gjuhë neve na mundëson ta deshifrojmi gjuhën Etruske ose të quajtur gjuha shqipe e dialektit Toskë që fllitet sot në Gadishullin Ballkanik dhe më gjerë ...." RD. Enigma 1991,
 
Ta lexojmi edhe këtë definicion me vëmendje ju lutemi; 
Sipas Robert D'Angeli, nxjerrur nga Enigma, botim i vitit 1991. "...shumica e gjuhëve edhe dialekteve pellazgjike të vjetra kanë humbur prej kohesh, njashtu si humbi gjuha hitite, etruske, lidiane e bizantine, por edhe ka edhe të tjera që kanë shpetuar, disa gjuhë në Azinë e vogël, në Toskanë, dhe bregdetin Adriatikë, dhe nëse sot ende ndihen elemente pelazgjke në Greqi, në Italië, në Sicilië në Korzikë si dhe Sardenjë e tjera; R.d'Angeli: "Mos të harrojmi se, duke u bazuar në të dhënat tjera, ne nuk do kerkonim nga shqiptari i sotëm, që ka nevojë të riformohet, i cili për shkaqe të situatës gjeografike dhe shkaqet e rrëthanave tjera, është vonuar për sa i përketë civilizimit të sotëm, ===ti permbledhin të gjithë termat e të gjitha format që i flisnin popujt e vjetër pellazgë ====dhe ====duke iu falemenderuar =kontaktit= të tyre "më popuj të ndryshëm" "sot shqiptarët e kanë zhvilluar dhe "perfekcionuar" gjuhën "e tyre" gjatë mivjeçarve të kaluar "përmes huazimeve të duhura" e "të pasururuara".

 Lexojeni  me kujdes ju lutemi ...flm ! ="duke iu falemenderuar kontaktit të tyre = "me popuj të ndryshëm" ..."sot shqiptarët e kanë zhvilluar dhe "perfekcionuar" gjuhën "e tyre"....."përmes huazimeve të duhura"  "e të pasururuara"

Ata që mundohën ta shembin AKADEMINË TONË dhe tezën ILIRE për mendimin tim gabohën !
Te VETMIT që sot e kundershtojnë tezen ILIRE dhe e INJOROJNË Akademinë TONË JANË SERBËT por ne nuk do të ndryshojmi historinë sipas deshirës së tyre, pra, ne do MBESIM ILIRË dhe krenar që sot JEMI SHQIPTAR !
Dhe për te perfunduar kulmin, 20 vite pasi që Râ Akademia, ra edhe pushteti...secili sot çpik teori në vete, deri dje ishim Ilirë, sot pellazgë, po nesër athua do zgjohëmi më ç'farë prejardhje ?...pikërishtë, këto 20 vite Shqipëria është në situat të vështirë ekonomike, papunësi e madhe por askush nuk e qanë hallin, vetëm shtypshkronjat lulzojnë, nuk njohin krizen...libra shtypen me tona, dhe kjo e fundit ëshë një libër nga studiuesja, Anila Omari, këtu keni intervisten:
 Albert Zholi: "-Cilat janë prejardhjet e dy gjuhëve dhe a kanë ndikim ato tek njëra-tjetra"?
Anila Omari:"Gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indo-europiane dhe në këtë rrafsh mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre"...."shqiptarët e serbët kanë patur stergjysh të perbashkët ?
  Nuk e di se si nuk na mban ende tokaaaaa ?!..."mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre" ?! 
Ju lutemi, Mbi ç'farë bazash mbështetet autorja Anila Omar se, ne me serbët kemi paraardhësit e njejtë ?
Prof. dr. Skënder Rizaj: "Gjykuar sipas këtyre burimeve shkencore të dorësa së parë etnonomet pellgaz (sipas metatezës (venkëmbimit): pellazg, ilir, shqiptar (alban, arban, arnaut) janë sinonime. Pellgazët (pellazgët) – ilirët- shqiptarët janë popull hyjnor. Edhe gjuha e tyre (pellgfazishtja (pellazgjishtja) – ilirishtja- shqipja është gjuhë hyjnore dhe universale, gjuhë kjo e cila nga koha e Profetit Adam (Adem) e deri para 3400 vjetëve është përdorur nga të gjithë popujt e rruzullit tokësor"

Ju lutemi miq te nderuar, duhet te zgjohet opinioni, ne kërkojmi mos ndryshimin e historisë sonê nga Turqia, por, si ka mundësi kjo që sot, historianët shqiptar me titujt Dr. Pr...te shkruajnë hitorinë epopullit shqiptar, te cilët e thonë se," i tërë rruzulli toksorë fliste shqip" ? kjo është çmenduri ! ..te shohim edhe më tej.. 
Prof. dr. Skënder Rizaj:"Porse, për shkak të mëkateve të bëra i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi =All-lläh= në Babiloni të Mesopotamisë jo vetëm që i dënoi pellazgët mëkatarë me dënime të ndryshme, me fenomene natyrore, por edhe gjuhën e tyre e përziu, në mënyrë që të mos mundin më të merren vesh ndërmjet vedi. Në këtë mënyrë, nga gjuha universale dhe unike Zoti krijoi tri familje gjuhësore: Familjen gjuhësore evroindiane (e jo indoevropiane siç pohojnë indoveropeistët) shqipja, armenishtja, gjuhët gjermane, greqishtja; gjuhët kelte; gjuhët indiane- sanskrite; gjuhët iraniane (persiane); gjuhët balto-sllave; gjuhët italo-latine); Familjen gjuhësore semite fenikishtja, hebraishtja, arabishtja, etiopishtja..."... ô Zot, shpetoje popullin shqiptar nga padituria !
Dhe kulmi...!
Mos te infektohemi pas pellazgeve nëse nuk e dijmi se nga vinin dhe se çfarê gjuhe flisnin, si duket ne sot dolem nga ndonjê burg, si ai i Alkatrazit..kurse dihet para 150 viteve se dosja pellazge u mbyll dhe se nuk ka lidhje dhe nuk shkonë fare ne interesin tonë; jemi ilirê dhe krenar që jemi shqiptar ! 
 The Pelasgians were of Sclavonian origin ? 
John Will Donaldson: "It has been proved that the Sarmatians belonged to the parent stock of the Sclavonians; and we find in the Sclavonian dialects ample illustrations of those general principles by which the Scythian languages seem to have been characterised. Making, then, a fresh start from this point, we shall find an amazing number of coincidences between the Sclavonian languages and the Pelasgian element of Greek and Latin: most of these have been pointed out elsewhere1; at present it is only necessary to call attention to the fact. So that, whichever way we look at it, we shall find new reasons for considering the Pelasgians as a branch of the great Sarmatian or Sclavonian race. The Thracians, Getas, Scythse, and Sauromatte, were so many links in a long chain connecting the Pelasgians with Media; the Sauromataa were at least in part Sclavonians; and the Pelasgian language, as it appears in the oldest forms of Latin, and in certain Greek archaisms, was unquestionably most nearly allied to the Sclavonian: we cannot, therefore, doubt that this was the origin of the Pelasgian people, especially as there is no evidence or argument to the contrary. But, to return to Italy, who were the old inhabitants of that peninsula? Whom did the Pelasgians in the first instance conquer or drive to the mountains? What was the origin of that hardy race, which, descending once more to the plain, subjugated Latium, founded Rome, and fixed the destiny of the world ?
Burimi; Varronianus: a critical and historical introduction to the ethnography...

Par John Will Donaldson...
Pra, kur nuk e dijmi se nga erdhen pellazgët më mirê te mbesim ilirê, ata që jemi sot më emrin shqiptar e mos te shkojmi me kokë drejtê një muri apo te rreshqasim mbi akull pa patur nevojen fare ...

Ju faleminderit për mirkuptimin, shëndet!




Burimet:http://www.alb-observer.com/2013/04/ka-ardhur-koha-te-mesohet-e-verteta-historike-dhe-jo-sajimet-politike/pelazge/

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire