01 août 2013

Opinione rreth origjines pellazge

Opinione te nryshme rreth origjines Pellazge

Opinione te reja rreth origjines pellazgjike...
nga Dardan Leka më 2012-01-24 në orën 6:48.MD

Pushtimet Skito -Pellazge

Krenar Per Historine postoi; "Nëse do të kthehemi para historisë, përpara se Homeri rapsodik këndoi për të perëndeshave dhe heronj të metodologjisë, përpara se gjuha greke është shkruar, një komb i njohur edhe jetuar më emrin e Pellazg, shqiptarët janë paraardhësit e vetëm që kanë origjinën nga kjo racë e fuqishme parahistorike"

Dardan Leka : Ky definicion është i barabart më një definicion si vijon;

" ...Po e zëmi se, në vitin 7000 pas krishti, historianët në të ardhmen do nxjerrnin një tez të re si kjo ne lidhje me banoret e gadishullit:

".. Serbët ishin populli më i vjeter në Gadishullin Ilirikë sepse ishin aty "PARA -TURQËVE"..gjoja se historia e popullit shqiptar nuk shkon më largë se në këtë periudhen e ardhjes së serbëve ?

Mirëpo e shtrojmi pytjen; a kishte ndonjë popull tjetër para se te vinin këta serbët në Gadishullin Ilirikë ?

Nëse ka patur banor shqiptar para se te vinin serbët, atëhere ka patur në keto troje shqiptar edhe para ardhjes së pellazgëve si dhe para ardhjes së helenëve !

Më një fjalë pellazgët vijë në gadishullin tonë vetem 400 vite para se te vinin helenët, njëoj sikur që erdhen serbët 400 vite para se te vinin turqit ne trojet tona....

Qe te dy palet ishin te huaj;
Pellazgët erdhen më 1896 para krishti !
Helenët erdhen ne vitin 1541 para krishti !
Serbët erdhen 800 pas krishti !
Turqit 1300 pas krishti !

Asnjeri nga eta popuj nuk janë autoktonë nga gadishulli ilirikë, po kush ishin atëher populli më i vjetër se pellazgët e helenet ?

Ti permendim vetëm dy popuj autokton vendas, Para Pellazgë në gadishullin tonë; Melopët, Selenët dhe Dolopët.

Mirëpo si e shihni ketu: ... Othniel Margalith - 1994 -

"considered by modern research to be semites, was the son of Cush son of Ham (ibid 6); " Canaan the son of Ham, ... distinction whether they were of Doric or Pelasgian origin. Whatever their "racial" origin, when they arrived in Canaan ....".

«considéré par la recherche moderne d'être antisémites, était le fils du fils de Cush de Cham (ibid. 6);« Canaan, le fils de

=Konsiderohet sipas kerkimeve moderne se Kanani ishte i biri i Hamit, poashtu si edhe Kushi=

Keto teza ne lidhje me origjinen shqiptare nga pellazget janë te pa baza për mendimin tim sepse bota mbarë sot e din fare mirë se nga e kanë periardhjen Pellazgët ! per ata qe mendojne se Pellazgët janë pika e fillimit të gjenezes shqiptare gabohen, nuk kemi asnjë prov deri sot qe keta ishin popuj autokton te gadishullit tonë. Keta popuj Skitë të quajtur më vonë Pellazgë, Etruskë apo Tirrenien, u shperngulen nga Turkmenistani i sotëm, qê ishte djepi i Skitëve, si e thotë edhe robet D'Angely ne Enigma, që kishin ikur në Azi e Anatoli, ku pasi qe ishin vendosen ne Qipër, ikin nga aty dhe shkojne në Palestinën e sotme ose Canaan.

Ne çfarë bza mund te ndjekim ket hipotez se edhe ne shqiptaret rrjedhim nga Pellazget te cilet erdhen ne gadishullin tonë ne vitin1896 para krishti dhe iken pas 400 vite ?

Shiheni ketu"The Pelasgians,Canaanites,Phœnicians,MagogianScythians, and some who had dwelt in Egypt, formed this mixed body, called Pelasgi, headed by Cadmus. They are distinguished in the sacred writings by the name of Cadmonites. Canaan contained ..."

=Pellazgët, Kananët, Fenikasit, Skitet dhe disa popuj të tjerë që banonin në Egjiptë, formonin një trup të vetëm të ketyre popujve të perbashkët qê quheshin Pellazgë. =

Ju lutemi, ne si popull i gadishullit Ilirikë, çfarë lidhje patem më keto popullsi ?

Shihe ketu vendin se ku jetuan Pellazgët më parë para se te vinin në gadishullin Ilirikë:

"The ancient Cretans are the same as the Cherethites, and the Pelasgians as the Philistines or Pelethites of the ... They had certainly been » a considerable time in the land of Canaan when Abraham arrived there in the Jyear of the world ... "

=Kretasit e vjetër janë të njëjtë si Keretitët dhe Pellazgët dhe si Filistinët ose Pelestët...ku me siguri keta popuj jetuan së bashku në tokën e Kananit para se të vinte Abrahami...=

Pastaj, si e shohim, më ardhjen e fiseve hebreje ne krye me Abrahamin, nga Kanani Pellazgët largohën në drejtim të veriut, pushtojnë bregdetin e Turqisë së sotme dhe hyjnë përmes Bosforit në Traki, mirepo më parë ishin ndalur një kohë në Tarsë, bregdetin e Turqisë së sotme, ku mendohet se edhe Traka mori emrin sipas kesaj kolonie Pellazge qe erdhi nga Kanani në gadishullin tonë..! Te shohim edhe më tej..

Shife këtu;

"Theory of De la Name, that the Pelasgian* were of Phoenician extraction, and of a totally different origin from the Hellenes. ..."

=Kjo teori deshmon se Pellazgët ishin rrjedh e Fenikasve dhe se ishin krejtê të ndryshëm nga Helenët.=

"... If we trace the histories of the Phœnicians and Chaldæans to their origin, in the most ancient authors, there appears great reason to believe they were a mixed people of Scythians, Canaanites and Pelasgians. ..."

=Nêse e ndjekim rugëtimin e Fenikasëve e te Kaldeënëve që nga origjina, nga autorët e vjetër, duhet të besohet më plotë arsye se ky ishte një popull i perzier prej Skitëve, Kananëve dhe Pellazgëve=

"Pelasges ils passe d'Asie en Europe par le détroit de l'Helles- Pont, où elles ont fait le tour du pont Euxin par la Scythie."

=Pellazgët kalojnë nga Azia në Europë permes ngushticës së Bosforit, te quajtur Skitia.

=Nëse e ndjekim rugëtimin e Fenikasëve e te Kaldeënëve që nga origjina, nga autorët e vjetër, duhet të besohet më plotë arsye se ky ishte një popull i perzier prej Skitëve, Kananëve dhe Pellazgëve=

Si e shohim më siper; pellzgët vijnë nga Azia e kurrsesi nuk janë autoktonë ne gadishullin tonë, para se te vinin në greqi, ndalen në Traki...ku nga aty pushtojnë Arkadinë ne vitin 1896 para krishti !

Shihe ketu;

" of the Pelasgians, Cadmus, Cadmus, an Egyptian by birth,12 and a sojourner in Phoenicia, arrived in Bceotia with a..." ..

=Poashtu edhe Kadmi, që ishte Pellazgë i lindur në Egjiptë, kaloi nga Fenicia në Beosië..=

Si e shohim; lidhjet pellazge egjiptiane e fenikase ishin teper të ngushta me tyre dhe se prezenca Pellzge nê gadishullin tonë njihet si njê koloni pelalzgjike e fenikase e kurrsesi një popull autokton ne keto vise.

Shihe edhe ketu;

Edwin E. Jacques - 1995 - "...found in Greek and Latin documents. If only the Illyrian language had been conserved like the Greek, ... He did not date the arrival of the Pelasgians, however, but was certain that they arrived in the peninsula before the Hellenic ..."

Edwin E. Jacques - 1995 -.

=Ilirishtja ishte ruajtur si gjuhë greke, që nuk daton nga ardhja e pellazgëve por me siguri para pellazgëve.=

Më vonë pellazgët vendosen në Thesali, mirepo pas një kohe vjen një pushtues tjeter, njesoj sikur erdhi Turqia qe e shporri Serbinë, poashtu edhe Helenet ne krye me Deukalionin ne Vitin 1541 para krishti, njesoj si e humben betejen serbet ne kosovë nga turqit, keshtu pellazget u shperndane, erdhen edhe ne Epir.

Shihe ketu; Edme Mentelle - 1787 -

"En supposant cela, on peut déterminer quel fut le Pelasgus qui conduisit le; Chaoniens en Epire.

=duke sypozuar nga kjo shofim se si Pelazgusi i udhëheqi Kaonienët në Epir=

THE PELASGIANS. practised agriculture, and had therefore established themselves in settled abodes; in which on ... Pelasgus is said to have arrived at Dodona and to have ruled there; and, according to Ephorus, the Pelasgians were"

=Sipas Eforit, Pelasgët ushtronin agrikulturen, vendosen në Dodona dhe ndertojnë aty vendbanimet e tyre=

Kjo tregon se pelalzget ihin te ardhur e jo autokton..

Mirëpo edhe nga Dodona Pellazgët u dëbuan, qendruan vetëm 355 vite ne Gadishullin Ilirikë, iken në Saturnie, Italie....

Si e shohim, keto jane argumente shkencore me data historike...i nderuari krenar, qe do e perseris sa here qe te jete e duhur, kurse ju mund te sjellni te njejtat argumente nese vertete jeni i bindur se pellazget jane autokton ne Gadishullin ILirikë, me vje keq, por edhe une do sjelli argumente e plote te dhena se ne kemi folur gjuhen shqipe edhe para se te vinin tek ne pellazget, njesoj si e kemi folur ketê gjuhe edhe para se te vinin sllavet...e turqit mê vonë...te gjitha linket i kemi ne dosje Dokumente n grup, por mos hrro se edhe anêtaret tjerë dijnë t e bejnë kerkime specifike ne google Books, jo vetem une dhe ju...mjaftone te kerkosh "origine pelasge" ose "origin of pelasgian" "origine pelasgian canaan" "origine pelasian of schytes".....dhe lirishtë mund te sjellni keto te dhena si dosje dokumente.

Krenar Per Historine: "Besoj se gjithmone u referohem studiesve serioze, te pa ndikuar emocionalisht.[asnjanjes] qe kane paraqitur definicionet e tyre shkencore , Teorite jane, shume dhe secili ndjek e mbron me argumenta te dala nga studiues te shumte, Njera teori pshm thote qe pellazget vijne nga veriu i danubit, nje tjeter thote nga Azia nje tjeter jane nga Arkadia, tjeter nga Izraeli etj, etj, Po a jane nga trojet ku kane ushtruar kulturen e tyre ?

Personalisht u besoj shkencave egzakte, pra laboratoreve, dhe jo ''regjisoreve'' te historise, qe jane ne sherbim te politikes se caktuar Nuk marr persiper te dal me asnje teori, pasi nuk jam nje studiues i mirefillte, por nje dashamires i historise se vertete. Ne shume linke dhe adresa ne internet ka edhe artikuj denigrues me qellime qe dihen, te cilat zhvleftesohen menjehere, se kane permbajtje emocionale..... pshm....Une u besoj studimeve gjenetike nga universitete prestigjoze ne bote, dhe nuk u besoj pshm ndonje teorie ''fishekzjarr'' se Pellazget kane ardhur nga Kina apo Japonia, Jam me teper i predispozuar te besoj shkencen. Ne fund te fundit Grupi Rilindja Pellazgo -Ilire prandaj eshte krijuar, per diskutime brenda tematikes historike dhe jo vetem per LIKE...

Dardan Leka: Pajtohem edhe une me opinjonin tuaj i nderuari Krenar, sot jemi ne shekullin e XXI dhe shkenc ka dhëne prova te mjaftueshme dhe ekane ndar mitologjine nga anash sepse sot eshte e vertetuar nga te dhenat e fundit se Pellazget nuk jane banor autokton ne gadishullin Ilirikë por njê diasor apo kolonie te ardhur nga Palestina dhe Fenicia ose Libani i sotem dhe kurrsesi nuk kane lidhje me origjinen e popullit shqiptar ku ne ishim aty para pellazgeve dhe para ardhjes se grekeve....Po perseris se; teoria per ti nxjerrur shqiptaret me origjine nga Pellazget është një tez teper e dëmshme ! ndersa per mendimin im qe rrefuzoj kete teori dhe mbroj teorin se ne shqiptaret jemi autokton dhe nuk kemi kurrfare lidhje me kete kolonin pellazge qe posa erdhen tek ne mesuan shqipen, pra keta shqip folês nuk mund ti quajmi kurrêsesi stergjysherit tanë... !

Dardan Leka: Pellazget adhurimin per drunjet e sollen nga India gjatë kalimit te tyre sê pari neper Eufratë Mesopotami, deshmon se pellazget jane te ardhur e jo autokton ne gadishullin Ilirikë;

Shihe këtu; Edwin E. Jacques - 1995 -

"The worship of trees and pillars reminded them rather of Canaan and Asia. The scholar Mills reported, There were no idols or ... The early Pelasgians were nature worshippers. During their migration from India through the Euphrates and"

Krenar Per Historine; Jam dakort me ju! Por jeni i lutur qe definicione shkencore qe arrini te merrni, ti sillni ne grupin tone, sigurisht edhe me adresat perkatese qe te kemi mundesi ti lexojme edhe hollesite qe ato permbajne.......Dikush me ka bere te qesh ne komentin e tij ne facebook, shkruante se po qe se pellazget jane bionda i pranoj per gjysher, po qe se jane te zinj nuk i pranoj, Ne shqiptaret dihet se nuk jemi te zinj, edhe po te deshironim, asnje teori nuk e thote kete. Dhe artikulli i mesiperm kete thote se ADN -ja jone eshte e nje rrace te forte etj. etj.

Dardan Leka: Ka perplote deshmi qe pellazget jane te ardhur nga Azia, por asnje deshmi se jane autokton ne Gadishullin Ilirikë, i vetmi term qe ne sot e shprehim si "popull para helen" eshte njesoj si te themi;

"serbët ishin popull para turkë ne gadishullin Ilirikë" ..mirepo para se te vinin serbet ne keto troje jetonim ne shqiptarët, pra jemi edhe para serbëve dhe para turqëve, njesoj si që ishim dikur vendas edhe para Pellazgeve poashtu dhe para Helenëve..

Këtu shohim se ne Egje, ne te gjithë ishujt pellazget filluan ti pushtojnë, ne kete deshmi, te ardhur nga Siria.....

Archaeological Institute of America - 1896 -kemi këtë referim;

"The first inhabitants of the island were not Phoenicians but Pelasgians who came from Syria, that is to say Hittites. King Kinyras is Kiap=the Canaanite (the country of Canaan is called Kinahhi in a tablet from Tel-el-Amarna). The name of ..."


Krenar Per Historine: Atehere mund te mendoj: se pellazget e kishin emrin ''pellazg' apo e moren pasi erdhen ne pellgje[ detra] ?' Apo emrin '' pellazg'' e moren nga mbreti arkadian Pelaso. Drejtimi i ardhjes se tyre eshte Azia apo lindja e mesme ? Apo mga Azia kaluan ne lindje te mesme e pastaj ndaluan ne arkadia dhe emigruan ne gjithe mesdheun pastaj? Me lejoni qe tju sjell nje dokument akademik qe thote se pellazget vijne nga veriu i Danubit, Cila eshte toka e zeze qe flasin Daket qe ndodhet ne perendim te diellit vendi nga erdhen pellazget? A jane territoret tona ne perendim te Dacias [Rumania sot]?
Dardan Leka: Mundemi eshtu te sjellim deshmi si nga autoret para 200 vite si dhe autor e studiues modern te cilet me analizat e tyre mbeshtetur nga shkenca moderne sjellin prova te reja se pellazget janë nje popullësi qe jetoi me shkuj ne Kanan Palestin dhe Izrael e Fenicië, para se te vinin tek ne në Gadishullin Ilirikë, ku u vendosen para se te vinin Helenet, njesoj si erdhen serbet para turqëve, por kjo nuk deshmon asgjë kur themi se "pellazget ishin para helenë" kjo është çmenduri..si te mendohet se më parë para se te vinin pelalzget nuk ka patur banor vendas autoktone ne keto trojet tona para se te vinin pellazgët nga Palestina ?
Ose, si mudn te nxjerrim dhe ti besojmi nje referimi si ky; Pellazgët ishin ketu para heleneve ishin të vjetër edhe para hënes" A nuk është absurde te mbeshtetet kjo teori se gjoja pellazget qenkan ketu ne gadishull edhe para hënes ?
Nuk mund te quhet argument i frytshem termi; "pellazget para helene" .. eshe nje soj si te themi .. "serbët janë para turqëve nê Ballkanë" ..teoria koti dhe te mbrapshta ku nuk i ipet fare njeriut te mendoje me tutje dhe ndalet ne nje term aqë banal dhe ngjitet prej kesaj teorie si kur hyp me qellim nejriu dhe ia vën litarin veti..per te bere vetvrasje.. edhe kjo teori qe po mbroni eshte njesoj; është një teori vetvrasese per popullin shqiptar... Thomas Curtis - 1829 - "The ancient Cretans are the same as the Cherethites, the Pelasgians as the Philistines or Pelethites of the Scripture ... or from Egypt, they had certainly been a considerable time in the land of Canaan when Abraham arrived there, ..."


Krenar Per Historine :Atehere nuk jane te ardhur nga Azia por nga Linja e Mesme ?Dardan Leka Si e kemi vrejtur nga pika e parë, ata janë me origjine nga Turkmenistani i sotem, quheshin Skitë, pushtuan Qipron, gjysmen e bregdetit te turqise, u ndalen ne Izraelin e sotem, ku pastaj u detyruan te ikin nga fiset hebreje, erdhenne Bosfor dh hynen permes Trakise kaluan me anije dhe pushtuan Arkadine ne rye me Pelazgusin ne vitin 1896 para Krishti.. pas 355 vite u debuan nga pushtuesi tjeter grekë.. njesoj si serbet u debuan nga turqit.. pra ne nuk kemilidhje as me njerin as tjetrin pushtues por jemi autokton.. edhe pse keta mësuan gjuhen shqipe..kur erdhne nga Palestina..

Dardan Leka: Skitet kur erdhen ne Palestine mesuan alfabetin nga egjiptianet, njesoj si fenikaset ku pastaj e shperndane edhe tek ne..ku e shihni ketu çpikjen pellazge ?
Dardan Leka: ‎"Petit-Radel (Louis Charles François, M.) - 1841 - "Selon l'opinion générale des historiens de l'antiquité . ce fut Pelasgus, YieXaerybs , qui donna son nom à ces peuples. Ce chef étranger était arrivé en Arcadie , dont les habitants vivaient plutôt à la manière des animaux que comme des ..."

Dardan Leka: Edme Mentelle, Félix Vicq-d'Azur, Jean Le Rond d' Alembert - 1787 - 756 pages - "íl dit que les historiens rapportent qu'après le déluge de Deucalion , Phaëton , un de ceux qui vinrent en Epire avec Pelasgus, fut le premier roi des Thcsprotes"

Dardan Leka: Populli para Pellazge apo vendas autokton i Epirit quhej MELOP shihe ketu; Gottlieb Wilhelm Leitner, Oriental Institute (Woking, England), East India Association (London, England) - 1891..."followed by Pelasgus II., who reigned in Etolia, while Phaeton governed the Molopi, a people of Epeiros. ... It is not possible that this second invasion was of a Greek race, there being no trace of such in history ; nor is it possible "..si e shohim, pelazgusi i II-tê e pushtoi Epirin...Melopet jane vendas kurse pellazget pushtus...

Dardan Leka: Para se te vinin ne Gadishullin Ilirikë apo greqi, pellazget atje ne Palestinen e sotme flisnin nje gjuhë tjeter..shihe ktu; 1842 -
"He believes that this event took place before the invasion of Caanan by the Israelites, and that consequently the Pelasgic migration was not ... The Pelasgians, then, must have spoken a dialect of that language we they arrived in Greece. ......

Dardan Leka: ‎1844 - They were secured from the invasion of other hordes, by the boggy and mountainous nature of the peninsula ; and two tribes of them, ... Pelasgus, the grandson of the latter, founded a nomadic state in Arcadia ; hence the tradition,

Dardan Leka: Ne kohen kur Pellazget erdhen ne gadishullin Ilirikê nga Palestina, rreth vitit 2009 para krishti, ata flisnin nje gjuhê tjeter, por pasi u vendosen ne viset tona mesuan gjuhen shqipe... 1842 - "The Pelasgians, then, must have spoken a dialectofthatlanguagewhen they arrived in Greece. Perhaps it might have undergone several changes, and acquired some new modifications, during the many years which had passed since they began to ..."...dhe ketu është i ter ngatrrimi, qe ju i ngatrroni pelalzget dhe i quani si pasardhes te shqiptarve, vetem per arsyen se ky popull migrator mesoi gjuhen shqipe ...njesoj si sot turqit apo serbet te mesonin shqipen, a mund ti quajmi shqiptar ?

Dardan Leka: Kontaktet qe paten Pellazget atje ne Palestine me Egjiptasit e vjeter deshmon se ky popull ishte me origjine nga Izraeli i sotem..

shihe ketu; "Cecil Henry St. Leger Russell, Cecil Henry St. Leger Russell - 1921 "The connexion of the Pelasgians with Egypt partly accounts for the determined hostility shown by the Philistines to the Jews on the arrival of the latter in Palestine after their Egyptian Exodus. "The movement of the Etruscans ..."...dhe me ardhjen e hebrejve pellazget iken nga vendi i tyre qe e kishin pushtuar pasi qe kishin leshua disa shekuj me pare djepin e origjines se tyre nga Skithia e Turkmenistanit, rreth vitit 2800 para krishti..

Pra si perfundim; Pellazget dëbohen nga Palestina dhe pushtojne pastaj Tarsen dhe nga atje Trakine e pastaj edh Greqine e sotme ne vitin 1896 para krishti ne krye me shefin e tyre Pelasgus..

Nga Sir Wiliams; Sir William Smith - 1854 -

"Arcadians, too, Pelasgians, were settled on Mount Palatine before the arrival of colonists from Asia: and the subject population of Etruria bears numerous traces of a Pelasgian origin. The races of Western Asia..."

Dardan Leka:
I nderuari Krenar Per Historine, ketu ke mjaftë argumente si para 200 vitesh por edhe nga te dhenat e shkences moderne per te ardhur ne perfundim se Pellazget jane një popull i ardhur nga Lindja e afërme, dhe kurrësesi shqiptarët nuk e kane origjinen prej tyre, ne jemi ne keto troje autokton dhe popull Para- Pellazgëve, si e shohim ketu !

Philip Gardiner - 2008
"Eurynome was probably the most important Goddess of the Pelasgian myths. These Pelasgians were a people who arrived in Greece from Palestine over 5500 years ago, although it also became a term for "real" Greeks later on. ..."

Dardan Leka: Nuk ka dyshim se pellazgët para se te vinin ne Gadishullin Ilirikë qendruan një kohë te gjatë ne keto tokat e Palestines dhe Izraelit te sotem dhe ishin ne kontakte me egjiptasit; Frederick Malkin, Society for the Diffusion of Useful Knowledge (Great Britain) - 1829 - "overned by Gelanor, a prince apparently of Pelasgian blood, when Danaus arrived with a fresh colony from Egypt. ... About thirty years after the foundation of Athens, some extensive troubles took place in Palestine, which caused ..."

Henry Kilgour - 1872 - 70 pages - Extraits

"And, in like manner, as already shewn, the Jews of Palestine formed in numbers but an extremely insignificant section of the race known as the Hebrews, the Pelasgians, the Phenicians, the Jews, and by other names, many of which we have ..." Një deshmi per ata qe krenohen me origjinen pellazge te shqiptareve te ardhur nga palestina e Turkmenistani.

Krenar Per Historine:

Po bëjmi pak humor ! Deri tani kam lexuar teori se pellazget vijne nga veri lindja.....nga jug lindja ... nga jugu...dhe nuk di mund te kete edhe nga ndonje drejtim tjeter, dhe per te gjitha keto teori ka materiale qe nje ''studiues'' si une mund ti marre per kapital, dhe........cili eshte perfundimi llogjik ?
Mos valle ata jene trillim i imagjinates sepse, edhe thone, se njohurite per ta ,jane teper te pa mjaftueshme. pra besoj se po luhen ''filma'' te ndryshem, por per nje gje qe edhe ju jeni i sigurte, pellazget kane ushtruar kulturen e tyre ne rajonin e mesdheut. A dini se egziston teoria se shqiptaret jane Skoceze, nje tjeter Nordike?
Pra, teorite te çojne gjithkund neper bote, por vec ketu ne keto troje Jo ! Sepse dikujt nuk i intereson e dikujt tjeter po.Besoj se duhet tu besojme gjetjeve e inputeve te tjera, te terrenit dhe te vertetuara shkencerisht, dhe jo hamendsimeve teorike te mbeshtetura ne deshira.

E verteta eshta nje ! Te mundohemi ti afrohemi sa do pak asaj !Mos harroni se edhe teoria juaj ka kundershtaret e saj ne mesin e shume studiuesve vendas dhe te huaj Kam shume dokumenta te gjetura ne internet por edhe libra ne bibloteken personale qe flasi per kete ceshtje. Interneti ne nje kohe te shkurter te jep informacionin qe kerkon, Edhe ju ne internet po publikoni idete dhe teorine tuaj me se shumti te mbeshtetura ne informacinet qe merrni ne te ...

Mendoj se nuk duhet mohuar fuqia informuese e tij, pro dhe kunder se vertetes qe kerkojme !

Dardan Leka:‎

I nderuari Krenar Per Historine, poashtu eEdhe ju ne internet po publikoni idete dhe teorine tuaj me se shumti te mbeshtetura ne informacinet qe merrni ne te ...
Mendoj se; "nuk duhet mohuar fuqia informuese e tij, pro dhe kunder se vertetes qe kerkojme"...
Po, është e verte qe edhe unë po sjelli deshmi nga interneti njesoj si edhe ju, i nderuar por kam perplotë libra edhe unë si ju që i permendet, kam ne biblioteken libra si dhe fotokopje të pa numerta nga biblitekat para se te egzistonte interneti, te cilat vertetojnë te njejten deshmi se. .."Pellazgët nuk jan autokton ne viset tona por te ardhur"..
Poashtu, mund te ju sjelli dshmi tjera se pellazget mu te jene edhe një Mit, i perhapur ne mendje te autorve te vjeter..Por, si e vreni ketu siper, ju sjella deshmi vetem 2% te titujve ng mê se 10 000 autor qe e thone se "pellazget jane te ardhur nga Azia e kurrsesi nuk jane autoktonet e viseve tona"...

"Anija është për ne, krenari kurajo dhe liri" ...Nermina Vlora !
Dardan Leka: ‎"Që pellazgët ishin në Epir pas përmbytjes së Deucalionit, ku orakulli i Dodones mund të jetë themelua vetëm pas kësaj permbytje ... Sharabi, emrin e një fshati në Palestinë, të referuara prej Jozefit "
Dardan Leka: THESBON= "qyteti i Palestinës, matanë Jordanit, të fisit të Gadit, në Galaad, sipas Josephit e sipas Stephanus, ishte biri i të birit të Pelagosit, Lycaoni, i cili udhëhoqi këta Pellazgët e parë në Epir". ..
"Pelasgians, were settled on Mount Palatine before the arrival of colonists from Asia: and the subject population of Etruria bears numerous traces of a Pelasgian origin".
Dardan Leka: "The pre-Greek Pelasgians arrived in Greece long before the originators of the Olympian religion. ... Philistines The Philistines were non Semitic rivals of the ancient Hebrew-Israelites in Canaan in the second millennium BCE"

Dardan Leka: "Qyteti i Gazës në Palestinë mbante emrin e Minoa, për shkak të mbretit Minos të Kretës, e cila ka hyrë në ...Cretans e lashtë janë të njëjta si Céréthim pellazgët janë * Filistinet ose Phéléthim"

"THESBON= qyteti i Palestinës, matanë Jordanit, ëë fisit të Gadit, në Galaad, sipas Josephit e sipas Stephanus, birit të birit të Pelagosit, Lycaon, i cili udhëhoqi këta Pellazgët e parë në Epir. ..."

"Që pellazgët ishin në Epir pas përmbytje se Deucalionit, pra orakulli mund të jetë themelua vetëm pas kësaj permbytje ... Sharabi, emrin e një fshati në Palestinë, të referuara prej Jozefit. U vendosen në Galile e sipërme. ..."

"Dhe pellazgët ishin Pélargues, dhe Pélargues u Leleges. Ne duhet të shtoj se Baron Behr është këtu në Palestinë, ose zbriti në një ishull në brigjet e Caria, ata ishin Leleges ose pellazgët ..."

"Kadmus kalon për shpikësin e shkrimit alfabetik, edhe pse ka prova se pellazgët ishin duke përdorur ... Përveç kësaj, aritmetike, të cilin grekët si nga banorët e Palestinës e dinte shenja të tjera"

Muhamet Nikqi: "Ne bota sote ka filluar nje felton per gjuhen Pellazgo-shqiptare te autorit Shnaider qe eshte perkthyer edhe ne Shqip..."

Dardan Leka: Po i nderuari mik; Edhe para 60 vitesh Europa perendimore pa nderprerë fliste për "Djepin e civilizimit serbë"....derisa më në fund e kuptoi se nuk paska kenë djepi i tyre....! Është e njejta gjë nëse shkruhet një liber nga pernedimoret më titullin; "Kosova Para - turke"...kuptohet se kuj do ia kushtonin këtë lavdi...pushtuesit tonë serbë...

E njejta gjë është edhe mê këto polemikat rreth pelalzgëve...pa e ditur asnjeri; kush ishin pellazget, nga vinin dhe pa e ditur fare se a jemi me të vertete ne pasarhesit e pellazgëve apo jo, vrapojmi më nxitim kah rruga pa kthim, rruga e deshtimit pellazgjikë, njësoj si deshtoi formula serbe para botes, njashtu do dehtoje edhe teza e gabuar e periardhjes shqiptare nga pellazgët...

Nuk ka problem, le te mbushen librarit njêhere mirë më keto kerkesa qe te huajt na i kane imponuar e jo ne..nuk mesuam asgjê nga historia. Na detyruan te quhemi "turk" se ashtu na thanë të tjerët, na debuan nga vendi yni ..se e kerkuam te jemi turk pa kenë fare turk, tani kerkojmi te jemi pelalzgë sepse te huajt e thojnë keshtu.. ! " Ju jeni Pellazgë"...!

Me te vertte iu besoni aqë shumë këtyre miteve te pelalzgëve ? Nuk krijohet origjina e një kombit mbi baza mitologjike...kjo është absurde.. dhe një ditë kur ta vrejmi se këta pellazgët na qenkan një disapor emigrantesh te ardhur nga Izraeli Fenicia apo Egjipti...si do ia bejmi pastaj, ku do ta kemi vendin ?

Dardan Leka: Me te vertetë tani më ka hyr edhe mua frika; si ka mundësi kjo ? ..

Një popull i teri që është autokton në trojet e tyre prej mija vitesh, para Pelalzgëve, para grekeve, para sllavëve e turqeve, lakmon sot të ketë një origjinë tjeter, te një pushtuesit te huaj te ardhur nga Lindja ?...ketu ështê një problem i madh...Po ku e di Shnaider apo Benlowen apo Edwin Jaques mê mirë se ne se kush jemi ? Historin duhet ta shkruajmi ne shqiptarët e jo tua lemi te huajve...

Dardan Leka: Qe se çka thojnë dijetaret dhe studiusit nga Akademia mbretnore e shkencave, e jo nga autor te librave ku secili ka mundesi te botoje libra...

"E ndjejmi më lehtësi se origjina e Pellzgëve që permes tyre njohim Inakusin për themeluesin dhe prijsin e tyre është i njejti si tek Inakidët sepse është natyrale që kolonit inakidet moren me veti dhe u vendosen në mesin e barbarve në Greqi moren emrin po andej nga vendi i origjines se tyre nga erdhen; Pelazgët e kolonis ne Greqi pra ishin njësoj Sirian, fenikas ose Egjiptas..Nuk ka dyshime se Pellazgët ishin të huaj dhe se flisnin një gjuhë ndryshe nga grekët, poashtu edhe besimi i tyre ishte krejtësishtë Fenikas ose Egjiptas..."

Dardan Leka: ‎...os e ketu studiues mbi Pellazgët; "Kemi menduar ne fillim se idioma karriene ishte një dialekt pellazgjikë, mirëpo, para pakë kohësh, një orientalistë i mirënjohur M. Chr. Lassen , ka dhënë argumente më një pesh të madhe në favor të origjinës Semitike të kêsaj idiome. Githashtu ai ka vrejtur tek këta popullin Kanaan që kishte migruar kryesishtë në drejtim të ishujve të Egjeut" gjuha e tyre si ashtu edhe e Lidianëve të cilën edhe Ionianët e kishin trasheguar, poashtu edhe Misienet e Azisë, ku së shpejti humbi si hiri dhe mbeti vetem si gjuhë e rendomt e rangut te dytë...

Iamun Dardanian: Neve na duhet vetem te shkruajm e te kembengulim per autoktonin tone dhe kulturen tone qe pas nje kohe ta dijn te tjeret pas nesh.

Dardan Leka: Ne nuk kemi pse te brengosemi fare per autoktonin tonë, jemi ne keteo troje prej me se 9000 vitesh, 6000 vite para pellazgëve, 5000 vite para Indo...7000 vite para grekëve, 8000 vite jemi para sllavëve...!

Me tregoni; ç'na duhhen ti kemi pellazget te paret tane kur ne jemi edh më të vjeter se pellazgët ?
Dardan Leka: Si e shohim; e pa nevojshme fare te behemi "pellazgë" ..koti, pa ditur as nga vinin... per tu treguar se jemi me te vjeter se greket...ne jemi autokton ilirianë dhe na mjafton, jemi keta qe jemi populli me i vjeter ne Europë edhe pa kaluar permes pellazgeve...

Dardan Leka: Mendoj se ne nuk duhet te mirremi me përrallat pellazgjike!

Kurrfare lidhje tjeter nuk kemi më pellazgët as me egjiptianet, perpos ketyre tri versioneve qe i permenda, 1; Hiksoset, 2; Pellazget e shperngulur nga Thesalia me ardhjen grekeve, 3; Filistinet qe rane ne kontakt me egjiptasit..Por pa e perjashtuar lidhjen e pare pellazgjike me origjine nga Kanani, qe kishin kontakte me egjiptasit se ishin afer, alfabeti Kanan eshet i ngjajshem me ate egjiptas...po e zemi se kur erdhen tek ne ne Ballkane, si e ceka rastin e Doodnes, pse jo edhe keta Kananet fenikas mos te na kishin percjellur edhe neve ndonje fjalê, ndonje rit apo ndonje zakon te trashiguar nga vendi i tyre Kanania ?

Mirepo në pergjithesi, jam i bindur si e kam thene disa here, nga Indo europianet morem 5% te gjuhes se tyre, e nga pellazgjishtja fenikase thëmë deri 20% te dokeve e zakoneve e te kultures se tyre qe per 355 vite sa qendruante ne si Diaspor u bene keto shkembime por ne pergjithesi Trakishtja dominon qe eshet e ngjajshme me shqipen sot... besoj se me keni kuptuar.. Harrova dhe një gjë tê rendêsishme ketu; Paraardhesit e ktyre Pelalzgëve ishin Skitet, si kemi cekur disa here se edhen me origjine ng mesi i dy detnave, Detit kaspikë dhe Detit te Zi.. u sulen kah jugu dhe arriten ne Qiper, ku nga andej arrijten ne Palestinen e Izraelin e sotëm... dhe me ardhjen e hebrejve, u detyruan te ikin..keshtu pra u vendosen per here te pare ne Gadishullin Ilirikë ne vitin 1896 ne kohen e Abrahamit per te thënë më kjartë...Mirêpo kur e vrejmi mê tej keta Skitet jane më afër sot me sllavët, te cilet e kanê djepin e tyre ne veri te Detit te Zi, Ukrainë dhe Turkmenistan...ku dhe vete emri Skit tregon fjalen sllave qe do thotë =skitnica=endacakê, popull pa vendbanim tê caktuar...Mirëpo kjo dega Skito-Pellazge qe u nda nga familja e madhe Skite rreth 2800 vite para krishti, humbi shumë tradita si edhe gjuhën, u quajten pellazgë e jo mê Skitë.si dhe u perzien shumê me raca e popuj te ndryshem te mesdheut, mirepo me ADN mbeten te njejtit popull si Zvicranet sot qe kane periardhje Simeriane, qe eshte nje deg skite dhe u vendosen ne Zvicër pasi qe dikur ky vend ishte i pa banuar pas shkrirjes se akullnajave..!

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire