10 octobre 2014

Lajmrim: Ju lutemi, kujdes nga Albanologët e Internetit, Etnor Canaj, Elidon Ahmeti...etj.



 Post subject: Re: Mbishkrimet e vjetra.
Post Number:#77  Posted: Sun Oct 05, 2014 9:04 pm 
Online

Ne vitin 1898, ne nje varr te nekropolit te Kalase se Dalmaces (Koman) u gjet nje unaze prej bronxi e cila mbante nje mbishkrim:

ΑΝΑ ΟΗΘΗ | ICEB. (ανα οηθη ισεβ = ana oisi isev)

Ne vitin 1907, Th. Ippen, i cili e publikoi ne vepren e tij me titull, Denkmàler verschiedener Alterstufen in Albanien, Wiss. Mitt. aus Bosnien und Herzegovina 10 (1907), 16-22. , beri pyetjen ne se ishte nje shkrim ne gjuhen Ilire.
Ne vitin 1912. F.Nopcsa ripublikon mbishkrimin duke e shoqeruar me nje vizatim te unazes, ai pranon leximin e Ippen, por ndryshon shkronjen e katert te rreshtit te fundit.pra duke sjell: ANA | ΟΗΘΗ | ICER
Ne vitin 1927, L. Ugolini risjell kete mbishkrim me nje vizatim me te madh dhe shkruan se i ka qene besnik riprodhimit te mbishkrimit.
Ne vitin 1928, H.Krahe, i cili pranoi leximin qe i kish bere Nopcsa (ANA | ΟΗΘΗ | ICER), shtoi se lidhur emrit ANA ishte equivalenti i mbishkrimeve mesape "ana", si p.sh:ana aprodita, ana αθανα, ana aisa damatira, etj.

Studimi qe i beri Krahe, u pranua prej botes shkencore sikurse u pranua opinioni qe ky mbishkrim mbi kete unaze bronxi gjetur ne Shqiperi, eshte dokumenti i vetem ne gjuhen Ilire gjetur ne Gadishullin Ballkanik.


Image

===============================
Lajmrim,  
Ndjehemi te revoltuar ndaj publikime te pa vereta që shperndan Administratori Etnor Canaj në sitin e tij Areriaonline, te dhëna jo te skata sepse, këto unaza gjithsejt janë (4)te zbuuara në Koman, nuk kanë kurrfare lidhje me gjuhen ilire as shqipe, thjeshtë janë formula krishtere, pra ju lutemi lexues te nderuar nëse keni miqesi dhe njohtësi me Administratorin  e kesaj faqe, ta paralajmroni ate se, nuk është aspak në interesin tonë te publikohen te paverteta, ju faleminderit !
====================================
Image 

A flasin shqip monedhat Epirote?

Duke vezhguar me kujdes monedhat Epirote te periudhes e cila zyrtarisht njihet si "Lidhja Epirote", apo "Koinoni i Epirit" ( Κοινὸν Ἀπειρωτᾶν), perhere ne njeren prej faqeve te ketyre monedhave (kryesisht faqja e majte e monedhave) shfaqet mbishkrimi "Epirotan-Ἀπειρωτᾶν".
Ky mbishkrim, ne nje pamje te pare, sigurisht nuk do na thoshte asgje, pikerisht sepse "Epirotan" tregon thjesht periudhen kur Epiri prej Monarkise kthehet ne nje nje Koinon=Lidhje (Lige).
Por, e verteta eshte se ky etnonim, pra Ἀπειρωτᾶν, ne keto monedha shfaqet perhere i ndare ne dy pjese dhe perhere ruan kete ndarje : Ἀπει-ρωτᾶν (ΑΠΕΙ-ΡΩΤΑΝ).
Ne se etnonimi origjinal do ishte ai grek, atehere edhe neper monedha duhej te shfaqej ΑΠΕΙΡΩ-ΤΑΝ, ku "TAN" do ishte sufiksi, apo prapashtesa parazitare e fjales, por diçka te tille nuk e ndeshim asnjehere. Kjo ndarje e tille i ketij etnonimi, per mendimin tim, nuk eshte bere kurresesi per arsye te hapesires se monedhes, pikerisht sepse rrokja e pare e emrit, pra "ΑΠΕΙΡΩ", fare mire mund te qendronte ne faqen e monedhes apo monedhave, sikurse do jepte me teper idene e toponimit "Epir" apo "Apeiros" (Ἄπειρος), fjale kjo qe mendohet se do te thote "stere" , "toke" apo "kontinent".
Por, cila mundesi tjeter do ishte ne kete rast, pra, ne se do merrnim si te mireqene qe kjo fjale me teper se nje fjale e vetme te ishte nje togfjalesh, ose me mire; ne se do kishim te benim me dy fjale dhe jo me nje?
Qe ti pergjigjemi kesaj pyetje duhet te vezhgojme edhe nje element tjeter interesant ne keto monedha (shih imazhin e bashkangjitur), ku, shfaqet shume here nje shpend interesant i cili identifikohet me shqiponjen.
Atehere perse mos te hedhim tezen ne kete rast qe kemi te bejme me nje fjale apo etnonim te kuptueshem dhe racional "Fisi i Ipeve", pra "Fisi i Shqipeve=Shqiponjave", ku : "Apei=IPE=SHQIPE" dhe "ΡΩΤΑΝ/Rotan=ROD (fis.)?

Prej Fjalorit te Gjuhes Shqipe:
ROD m. krahin.
1. Gjini; fis. Rod i mirë (i keq). Vajzë rodi. Derë rodi. E ka për rod. Rod pas rodi. Rodi i shqiptarit. etj...

Ku; ΑΠΕΙ-ΡΩΤΑΝ= IPE-ROTAN=IPE-ROD-AN ("an" =prapashtese), sikurse "IPE-ROT=IPE-ROD ("T" <---> "D" te shkembyeshme)
IPE-ROD/T=FIS i IPEVE/Shqipeve
Ndoshta do ishte perehere kjo fjale, pra "IPE", e cila me vone do pervetesohej, apo do identifikonte njerin prej fiseve te rendesishem Epirote , pra, ate te Kaoneve, te cilet me vone do quheshin "IPET=IAPET=LABET". Deri me sot jane gjetur monedha Molose, sikurse, supozohet edhe ato Thesprote (tre fiset me te rendesishem te Epirit do ishin pikerisht Thesprotet, Kaonet dhe Moloset), por asnje Kaone. Si ka mundesi qe nje fis kaq i rendesishem, sikurse ai i Kaoneve mos te kish monedhen e vet? Por, kjo eshte nje pyetje qe do kerkojme ti pergjigjemi ne nje vend tjeter.
------
=====================================
Ju lutemi, kujdes nga Albanologët e Internetit: Etnor Canaj dhe Elidon Ahmeti, tragjike ! shifeni se si e hutojne lexuesin shqiptar me mashtrime !





Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire