20 mai 2012

Kush ishin pellazgët, nga ishte origjina e tyre ?

Origjina pellazge skite-greke  ?


Pellazgët kanë luajtur dikur një rol të madh te Grekët, ku Herodoti shpeshëhere i permend në librat e tij.
Të shperndarë në pjesën më të madhe të greqisë, i shohim që kalojnë në Argolidë, në Arkadië, nga ketu shkojnë në Thesalië, dhe në Azië. ndertojnë disa fortifikata në Hellespont ose Propontidë, pushtojnë vendet e bregdetit Egjeenë në mes të Kaikë dhe vendit te banuar pastaj me Ionienet. Pellazgët i gjejmi në Lezbos, në Dodon, në Etolië, në Akarnanië, në Itali në Ombrië qe pastaj e quajnë Tirrenië, në Trakië, nê Atinë, në Lemnos etj...
Ky popull aqë shumë i perhapur në pergjithësi, ky popull që ishte bërë i famshëm për plaçkitje dhe që kishte lënë gjithkahë gjurmë kahë kishte kaluar, kishte zhdukur aqë shumë vende që i kishte pushtuar, që në kohën e Herodotit e Thukididit nuk mbetej më asnjë, as në Aziê e as nê Europë, vetëmse disa kantone të mjera, disa vende te izoluara që vertetojnë krejtë pakë vend shkelqësinë Pellazge se sa vjetersinë e tyre.
Roli i tyre që lujten mbi skenen botërore më duket i rëndësishëm,qe kam besuar se do t'iu japi vend në këtë Esej mbi kronologjin e Herodotit dhe ky kapitull do të jetë më pakë i vrejtur si një jashtê- vepre ku babai i historisë, Herodoti i permend shpeshë Pellazgët, në dy a tre vende ai thotë se Atenienet ishin më origjinë Pellazge.

Ju paraqes pra që ketu te analizojmi orogjinën e këtij populli aqë të njohur; ti zbulojmi migracionet e ndryshme, peraferishtë mundohemi te japim kohen se kur ka ndodhur, dhe në fund te hetojmi se a ishin Atenienët me origjinë Pellazge.

Nga origjina e Pellazgëve:

Është shumë për tu habitur se Bosharti i famshëm, qe i shihte Fenikasit gjithkund, nuk i sjelli Pellazgët nga Fenicia. Miëpo në munges të tij, Thoams Renésius, dijetar i dalluar, publikoi në Altemburg në vitin 1650, një fletushkë mbi gjuhën punike."linguae punikae", ku paraqet në kapitullin II XIV e XV; se Fenikasët e popullojnë dikur ishullin e Tasos, dhe nga aty kalojnë në Atikë dhe nga aty e marrin emrin Pellazgë.
Pika e parë, kjo hipotez bi në kundershtim më ate qe ka cekur Herodoti, babai i historisë dhe të gjithë historianët qe e kanë percjellur këtë deshmin e Herodotit, pra është jashtë dyshimit.

Kurse të dytin, Thomas Réinesus, mund të themi se nuk ka asnjë autor që e permend këtë se Pelalzgët vijnë më origjinê nga Fenicia ku Rénesiusi nuk jep asnjë gjurmë nga citimi i tij, sa për te ju siguruar as Denisi i Halikarnasit e as Lucien nuk thojnê asgjê për këtë origjinë të Pellazgëve.

Më së miri do ishte ti kerkojmi pellazgët në Argolidë, ku autoret e vjeter pajtohen gati se te gjithë se aty ishte origjna Pellazgëve. Inakiusi është i prijsi i parë qe ka sundua në Argolidë. Nuk e di se me çfarë emri ishte i njohur ky vndë më parë, mirëpo është e sigurt se nuk mbante kêtê emër qe e permendem si Argolidë. ka shenja të shumta se quhej Inakië, ne kohen e Inakusit, sipas e dhenave te Etienit te Bizancës. Ne kohën e birit te tij, Ferone ende nuk e kishte marrur emrin Argolidë, Pra ky princi Forone mbledhi banorêt dhe e themelon një qytet qe i jep emrin Foronike. Femijët e tij u quajten Apis,
Eurotas dhe Niobe. Kjo princesha Niobe nga Jupiteri ose nga një i panjohur lindi Argos dhe Pelasgus. I pari i pej ketyre princave, Argosi trashegon Apisin, i ndrron emrin vendit dhe e quan sipas emrit te tij Argo-lidë...kurse qyteti i themeluar së pari gjyshi i tij Ferone, Feronikë bëhêt tani Argos. Kjo rrethinë, që ishte krejtë pakë e ujitur, ishte e thatë me një tokê sterile; që nuk mjaftonte për ti ushqyer t¨ gjithë banorët e vendit, një pjesë e këtij populli nisi të kerkoj toka tê reja.

Pellazgët Arkadienë:

Princi Pellazgus shkon në Arkadië në krye të këtyre avanturierêve, rreth vitit -1896 para krishti. Fegje, i biri i Inakusit kishte ngritur aty 18 vite mê parë qytetin e Fegjës(Phègée) ky vend nuk quhej ende Arkadië. Si e tham, nuk i dihet emri se si e mbante më parë ky vend, por dihet se banohej prej një populli barbar (vendas) qe do a themi ne paragrafin e ardhshëm.
Pra këta avanturier arrijten masivishtë, nuk paten veshtirësi që te sundojnë mbi këto popullësi të shperndara që nuk e prisnin një pushtim. ketu Pellazgusi mbretnoi në qetësi për shumë vite, qe i dha emrin ketij vendi Pelazgjië. Pausaniasi që e jep këtë mendim nuk na bind aqë shumë e tera kjo histori është krijuar sipas deshmis së poetve.
Pelazgusi sundoi rreth 20 vite, e kishte një djal qe quhej Likaon. Mirëp o ky princi Likaoni ishte i tronditur shumë nga nga traditat e zakonet e pa pelqyera të kËtij popullit të posa pushtuar, ose klima nuk i pershtatej; ose thjeshtësija apo paparshtatshmeria ne karakterin e tij, vendosi që të shperngulet nga ky vend i pushtuar dhe te vendose diku tjetër. keshtu qe në këtë kerkim, derisa behej gati të ikte nga kjo tokë, lajmi kishte ardhur se, Thesalia qe deri atëhere ishte liqe, as një termeti te fuqishëm, aqë tronditës sa qe mali Ossa ishte ndarë nga mali Olimpi !
Ujërat që e kshin vërshuar këtë luginë të bukur ishin zbrazur permes kësaj hapjes dhe ky vend shumë shpejt u zbraz dhe i teri u tha, menjëherë popuj të tërê per rreth zbulojnë këtëo fusha të medha qe i priste kjo fushê e zbrazet popuj fqinjë te vinin dhe ta kultivonin atë.
Kjo ndodhi para se te vdiste Pellazgusi, i cili perfiton këtë rast qe iu premtonte ardhmeri kjo tokë vjergje e bekuar per te gjithë popujt per rreth mirëpo askush nuk kishte guximin t'ia merrte Pelazgusit i cili tani më e kishte pervetsuar...
I biri i tij Likaoni, ishte ende i ri për te percjellur keshillat e babait të tij, i lë babain e tij Pelazgusin në Arkadië, i merrë pas vehtes pelazgët aventurier dhe shkon në Haemonië, e popullon një pjes te këtij vendit që është në mes të Olimpit dh Pene, ne pernedim qe kufizohet me malin Poeus dhe ne lindje deri te deti Egje, ketu formohet Pelagiotidë, njohur më vonë me emrin Magnezi, kjo ngjarje ka ndodhur perafersishtë rreth vitit -1883 para Krishti.


books.google.frRobert Ellis - 1861 - 200 pages - Afficher la publication en entier
But, even if the Etruscan language had been thus partly Celticised at the time of the capture of Agylla, we have still to explain the distinction which was made between the Etruscans and Pelasgians at that particular time, ...

 Varronianus: a critical and historical introduction to the ... - Page 28
books.google.frJohn Will Donaldson - 1852 - 476 pages - Afficher la publication en entier
How the Pelasgians came into Europe. § 3. Inferences derivable from the contrast of Pelasgian and Hellenic ... Peculiarities of the Scythian language suggested by Aristophanes. § 10. Names of the Scythian rivers derived and explained.

books.google.frJohn Jamieson - 1814 - 368 pages - Afficher la publication en entier
Resemblance of the Greek Language to tJiat of the Scythians. Let us now advert to the historical proofs of similarity ... had recently migrated from Scythia, or had formed a part of those Pelasgi who had been driven from Etruria.


books.google.frCharles Vallancey, Thomas Pownall, Edward Ledwich - 1786 - Afficher la publication en entier
The Jewish writers always esteemed the Etruscans and Pelasgians as a mixt people. ... TheMagogian-Scythians were early blended with the Canaanites, and there lost all distinction of name j but they preserved it in their route to Tartary ...
 http://books.google.fr/books?id=KDwjAAAAMAAJ&pg=PA148&dq=etruscans+pelasgian++langage++of++scythian&hl=fr&sa=X&ei=vsK4T9LTNYre8AO6kMG6Cg&ved=0CDgQuwUwAA

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire